Sa veshtire e kemi te pranojme se gabojme?

Aki

Paint It Black
Sa here me ndodh te lexoj, Stephen Hawking qw thote gabova ne teorine time dhe e permireson e prap gabon dhe e permireson, e Johannes Kepler qe revolucionarizoi astronomine ne shekullin 17 doli qe kishte gabuar dhe e pranoi e Neil Degrasse Tyson qe thote se ndonje shkencetar dhe do e degjosh te thote gabova, dogmat e pandryshyeshme i perkasin religjionit.....dhe mendoja nje dite, ne te vdekshmit me intelegjence mesatare valle aq lehte pranojme se gabojme? Shpesh na ndodh si ne jeten reale po edhe ketu ne virtualen te hasim njerez qe jo vetem spranojne kur gabojne por edhe te ofendojne e te nencmojne (mbase dhe ne vete jo perhere pranojme kur gabojme, te pranojme realitetin :p )...
Mu kujtua ajo thenia e Charles Bukowski-t, qe thote se problemi i botes ku jetojme eshte se njerezit e zgjuar jane plot dyshime e ata, hmmm me pak 'te zgjuarit' jane plot vetbesim, valle do jete e vertete?
Disa njerez e kane me te lehte dhe nuk e kane fare kompleks te thone gabova ketu, kishe te drejte, disa se pranojne asnjehere...Cfare i ben njerezit ta gjejne te veshtire te pranojne gabimin,
-mosha, se arroganca zbutet me pjekurine?
-Karakteri, disa njerez kane ego shume te madhe, ose jane aq te frustruar e kompleksuar sa qe kane frike se do paragjykohen nese bota i mendon se sjane dhe aq te zgjuar nese keta pranojne nje gabim?
-Intelegjenca, mbase dikush nuk eshte dhe i afte te kuptoje se ka gabuar?
Apo jane shume faktore pernjeheresh? Si mendoni ju, cila do jete arsyeja dhe sa e keni te lehte te pranoni se gaboni?
 
  • Like
Reactions: dev

gurax

Pan ignoramus
Charles Bukowski e ka te huazuar shprehjen, nuk eshte e veta, por eshte e Bertrand Russell. "The trouble with the world is that the stupid are cocksure and the intelligent are full of doubt."
:)
Mendoj se arsyeja nuk eshte nje e vetme, per te kuptuar se pse disa njerez e kane me te thjeshte te pranojne se kane patur dicka gabim. Nder keto mund te vecoj deshiren e nje individi per te mesuar, per te nxene, kurioziteti qe ai ka per boten qe e rrethon. Gjithashtu inteligjenca luan nje rol te rendesishem - duhet te disponohet aftesia per te analizuar dhe absorbuar informacionin e ri te fituar. Kjo gje kerkon nje lloj ftohtesie, nje lloj distancimi nga emocionet, ne kuptimin qe nuk duhet te ndikohemi nga ajo cfare do te donim te ishte, por nga cfare del se eshte nga nje analize objektive e njohurise se re te fituar. Ne cdo moment kjo njohuri e re mund te permbyse dicka qe e kemi ditur per te verteten e pakundershtueshme deri ne ate moment. ("Edhe per gjerat me absolute, eshte e shendetshme qe here pas here te vendoset ne fund nje shenje pikpyetje." - Nuke mbaj mend kush e ka thene.) Te jesh i vetedijshem se cdo informacion i ri mund te jete pergenjeshtrues i nje informacioni te meparshem e deri ne ate moment i konsideruar si i vertete, kjo ne vetvete kerkon edhe kurajo dhe guxim. Eshte nje lloj lufte me vetveten, aplikimi i nje logjike te pergjitshme nen driten e fakteve te reja te cilat mund te cojne ne perfundime te ndryshme nga me pare. Ose zevendesimi i nje aparati te caktuar logjik me nje tjeter, pikerisht sepse kur aplikohet mbi te njejtat fakte dhe realitet eshte shpjegues me i plote dhe me i sakte per tematiken e argumentit - per te percaktuar cili eshte gabimi dhe cila e verteta.
Gjithashtu mendoj se edhe sinqeriteti eshte nje faktor i rendesishem. Ka nje doze minimale-jetike te nevojshme sinqeriteti qe te jete e mundur te ecet ne rrugen e pershkruar pak me lart - dhe ky eshte sinqeriteti ndaj vetes. Perndryshe jemi thjesht rober te joshjes nga vetkenaqesia.
 
E paskam ditur gabim burimin e thenies :)
Pergjigje e perpiluar bukur, sdo shtoja dicka me shume, ke te drejte :)
 
joetisti_

Locus omnem
Eshte veshtire per te gjithe. Sepse gabimi te ve ne pozicion te veshtire para tjetrit. Por ta pranosh eshte hap i zgjuar. Megjithate shume rralle gabimi eshte i dukshem dhe i kuptueshem, ne te shumten e rasteve eshte i maskuar dhe s'kuptohet, prandaj mbetet i tille per shume kohe te njeriu dhe, pervecse nuk pranohet, as edhe rregullohet.

Une gjithashtu e kam te veshtire ta pranoj gabimin. Por kur e shikoj qarte, them edhe 'me fal'.
 
  • Like
Reactions: Aki

Aki

Paint It Black
Po thua te jetojme te lumtur me gabime pa e permiresuar veten, apo une gabim te kuptova? :D
 
joetisti_

Locus omnem
duhet te bindemi qe gjithmone bejme gabim. Sepse po u bindem per te kunderten s'do ta kemi dot aftesine ta pranojme. Do te na dukej sikur kishim arritur qiellin dhe pranimi i fajit do te na ulte poshte ne toke.

Mua me ka ndodhur te bej gabim ne nje llogaritje, dhe kur kam vene re se te drejten e kishte tjetri, jam ndiere keq :)
Por kam dashur ose jo, e kam pranuar.
 
hareid

Papirus rex
Dikur kam qene me kokeforte, si pranoja gabimet, por tani gabimet i shoh si pjese te jetes...Nuk eshte problem edhe aq i madh se a e kemi te veshtire ti pranojme gabimet...problem me i madhe eshte qe duhet patur kujdes qe gabimet mos behen ves i perditshem sepse: Gabimet e te shkruares ...rrezikojne lumturine e se ardhmes....
 
joetisti_

Locus omnem
Mjaft te mos jete me rrezik jete, gabimi. Por kam filluar "ta dashuroj". Sepse po te shohesh mire, gabimi te ndihmon te behesh profesionist i vertete.
 
Top