Sa Të Pastra Janë Duart Tuaja? Rezultatet Mund T’iu Shokojnë

Agjenti_007

Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres
Anëtar i Shtabit
duart.jpg

Gazetarja e Daily Mail Jennie Agg ka zbuluar ndërmjet një eksperimenti se duart tona nuk janë aq të pastra sa mendojmë megjithëse i lajmë ato vazhdimisht.

Ajo përdori një aparat fotografik të veçantë UV për të testuar teknika të ndryshme të larjeve nga mënyra më e shpejtë deri të ajo 30 sekonda siç rekomandohet edhe nga ekspertët e shëndetësisë.

Rezultatet mund t’ju shokojnë dhe t’ju bëjnë të mendoheni mirë kur të ndodheni herën tjetër pranë lavamanit.

Fotot tregojnë se sa më të bardha të jenë duart aq më shumë mikrobe mbartin dhe sa më të zeza aq më të pastra janë ato.

Qëndra për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve në SHBA këshillon që duart të lahen për 15-30 sekonda pasi është koha e duhur për të larguar bakteret duke përdorur sapun.

Dr Ackerley shprehet gjithashtu se duhet ti kushtojmë rëndësi tharjes së tyre pasi 85% e mikrobeve transmentohen nga duart e lagura.
 
Top