Kur fjalet e mira perdoren pa sensin e mases, pas nje momenti te caktuar e humbin kuptimin. Te thuash «Te Dua» apo «Faleminderit» vend e pavend nuk eshte me ndryshe se te thuash Miremengjes, Mirdita, Mirmbrema, Naten e Mire, Kujdesuni per veten, Njatjeta, Gezuar Ditelindjen etj etj qe jane te rezervuar per te gjithe njerezit qe ti has ne jete dhe te cilet nuk jane domosdoshmerisht miqte apo te dashurit e tu. Madje ndonjehere edhe nuk i honeps dot. Nese je mesuar te degjosh fjalen te dua shume shpesh atehere cila eshte ajo fjale qe duhet te ruhet dhe te perdoret atehere kur zemra e ndjen ne ate moment dhe bertet automatikisht si e marre. TE DUA! Njeriu qe do dhe njeriu qe duhet dhe ata qe duhen barabartesisht nuk duhet te ndjejne nevojen te degjojne kete fjale ne cdo moment te dites. Ata e dine qe duhen. Veprat e tregojne dashurine me teper se fjalet. Po keshtu edhe faleminderit. Femijet me falenderojne shpesh per dreken apo darken dhe une u them se une bej thjesht detyren time si mama. Por u kam thene nese ata vertete duan te me falenderojne shprehja «Te lumshin duart» eshte ajo qe preferoj. Meqenese eshte me e veshtire te thuhet ne frengjisht te lumshin duart u kam thene femijeve te perdorin shprehjen «Te bekuara qofshin duart e tua mama»
Disa fjale nuk duhet te behen rutine!
Mendimi im modest,
Éléonore