Sa milion Euro i kemi dhënë Greqisë ne vitin 2006?

Anana

Primus registratum
Re: Sa milion Euro i kemi dhënë Greqisë ne vitin 2

e kush i pyet greket per pushtime. Te lehin sa te duan. Une s'i kam komplekset e te pareve e se kush i vrau. Njerezit ate pune kane. Akoma na vrasin. Whatever. Ke mendimin tat. Enjoy...
 
S

Scorpion

Guest
Re: Sa milion Euro i kemi dhënë Greqisë ne vitin 2

Opinioni im eshte problemi trajtohet ne menyre tejet siperfaqesore. Problemi nuk eshte tek bojkoti qe i duhet bere nje biznesi. Nuk mund te zgjidhen problemet midis 2 vendeve ne kete forme. Jam dakort qe kur kemi ca qeveri sahanlepirese qe kane 17 vjet qe lepijne b... komshinjve eshte normale qe te filloje te reagoje populli me te tilla trakte, por ato ne esencen e tyre jane te gabuara. Biznesi nuk eshte mjet qe duhet perdorur per te ndezur problemin, por per ta zgjidhur ate. Biznesmenet greke si te gjithe te tjeret kane pare nje treg ne Shqiperi dhe kane investuar. Ky eshte sistemi qe kemi ndjekur, keto jane rregullat e lojes dhe duhet ti zbatojme, ndryshe jemi ne ata qe quhemi raciste.

Pastaj, si shpjegohet qe vjet kur u organizuar bojkoti ndaj celulareve shume pak iu pergjigjen kesaj thirje. Aty duhej ta tregonin veten shqiptaret, pasi edhe kishin gjithe arsyet e duhura me vete: Cmimet e larta dhe ulja e tyre. Po nuk eshte e ndershme te bojkotosh nje biznes apo nje mall se eshte grek. Kjo na ben me pak europiane e me shume hipokrite.

Nese duam qe te mos varemi nga importet apo mallrat e huaja, le ti pervishemi punes dhe te filojme te ndertojme e te prodhojme vete, le te zgjedhim ate force politike qe eshte me e sakte dhe qe ne vend te perulet i qendron balle presioneve te uleta te grekeve.
 

Santiago

Primus registratum
Re: Sa milion Euro i kemi dhënë Greqisë ne vitin 2

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />

Pastaj, si shpjegohet qe vjet kur u organizuar bojkoti ndaj celulareve shume pak iu pergjigjen kesaj thirje. Aty duhej ta tregonin veten shqiptaret, pasi edhe kishin gjithe arsyet e duhura me vete: Cmimet e larta dhe ulja e tyre. Po nuk eshte e ndershme te bojkotosh nje biznes apo nje mall se eshte grek. Kjo na ben me pak europiane e me shume hipokrite.

[/ QUOTE ]

Sepse vjet nuk ishte mbeshtetja e medias. Thuajse te gjitha mediat shqiptare jane te kapura nga kompanite celulare pasi prej tyre perfitojne miljiona leke financime si reklama.

KJo puna e bojkotiti nuk eshte ndonje sajese alla shqiptare por nje forme presioni qe vjen nga vendet me ekonomi tregu me te zhvilluar.
Thua qe bizneset greke nuk i ndezin tensionet....po kush i ndez atehere????
Ose pse nuk punojne per ti shuar???
Nese keta biznese sigurojne lehtesisht fitime ne Shqiperi nuk kane arsye pse te shqetesohen per tensione te tilla per aq kohe sa ne nuk reagojme.
 
S

Scorpion

Guest
Re: Sa milion Euro i kemi dhënë Greqisë ne vitin 2

Une them merreni me ngadale se nuk eshte ceshtja qe po bojkotuam nje vaj grek, e zgjidhem kete problem... Po qe pune per ndikimin e Medias, s'eshte se po na sigurohet ndonje sensibilizim aq i madh...
Aty ne listen qe u perhap ka gjera qe jane sherbime te nevojshme per qytetaret, si telefonia e levizshme ( celularet), qe te cirremi sa te duam ne, shqiptaret nuk eshte se do te ndalojne perdorimin e tyre. Edhe disa mallra te tjera qe jane ne ate liste, nuk jane greke, por Greqia ka ekskluzivitetin e distribucionit te tyre.
 

Santiago

Primus registratum
Re: Sa milion Euro i kemi dhënë Greqisë ne vitin 2

Ne fakt nuk them te heqim dore nga celularet por te jemi pak te ndjeshem. Nese je ekonomist them se duhet ta kesh te lehte per te dalluar nje kerkese inelastike nga nje kerkese elastike.
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Sa milion Euro i kemi dhënë Greqisë ne vitin 2

Ka nisur nje fushate mbarekombetare per "Bojkotin e Prodhimeve Greke".

A e dini se sa para i japim bankave greke dhe çfarë bëjnë ato me paratë tona? Po t'i hidhni një sy statistikave të Bankës së Shqipërisë, do ta kuptoni

Nga mbi 600 milionë euro që i kemi depozituar në bankat greke në Shqipëri, rreth 400 milionë i kanë kaluar bankave mëmë në Greqi. Në vitin 2002, Alpha Bank e Tiranës i dha rreth 30 milionë dollarë kredi Vodafone Albania. Duke qenë se kjo bankë nuk mund të jepte kredi në shuma të tilla, atëhere banka mëmë, Alpha bank e Greqisë i dha paratë nga depozitat e shqiptarëve. Dikush mund të thotë se Vodafone i investoi këto para në Shqipëri duke i dhënë mundësi biznesit shqiptar të përfitonte nga projekti i ri....

E keni pak gabim, për shkak se Vodafone, (megjithëse është një kompani prestigjioze ndërkombëtare), nuk bëri tender për punimet ndërtuese. Ajo ia dha me prokurim të drejtë disave prej shumë filialeve që Diekat sh.a, një kompani greke, pati hapur në Shqipëri. Diekat u rrit shpejt duke u bërë kompania më e madhe e ndërtimit në Shqipëri sipas listimit të Monitor, megjithëse kishte vetëm dy klientë. (AMC dhe Vodafone).



Ajo hapi shumë filiale në Shqipëri, të cilat ndryshonin vetëm nga emri, me jetëgjatësi jo më të madhe se gjashtë muaj, me synimin që të shfrytëzonin një hapësirë të legjislacionit shqiptar për të mos paguar tatim-fitimi për aktivitetin e kryer këtu te ne.



Diekat ishte edhe kompania e parapëlqyer për punime ndërtimore nga AMC.



Ekspertët e tatimeve zbuluan skemën e mashtrimit dhe vendosën 12 milionë euro gjobë në vitin 2005 për AMC.



Në shtator të vitit të kaluar, qeveria greke thirri Sali Berishën, teknikisht kryeministër i Shqipërisë ndërsa praktikisht, guvernatori i emëruar nga Athina për të qeverisur koloninë shqiptare. Në të njejtën ditë që Berisha vizitonte Athinën, drejtori i tatimeve i Tiranës deklaronte për median se AMC nuk pranonte të paguante gjobën e vendosur me të drejtë nga inspektorët tatimorë. Pak orë më vonë, u detyrua të deklaronte se inspektorët që e kishin firmosur gjobën, ishin të paaftë.



Duke parë se kompanitë greke nuk denjojnë në bashkëpunojnë në asnjë rast me kompani shqiptare, por përdorin gjerësisht nacionalizmin ekonomik në kryerjen e shpenzimeve të tyre, e konsideroj tërësisht të justifikuar dhe normale, bojkotin më të thellë ndaj të gjitha mallrave greke, kompanive të naftës dhe bankave.



Nëse nuk ju pëlqen të trajtoheni edhe në të ardhmen si popullatë barbare e pazhvilluar, që nuk e kupton dot se kur vidhet dhe kur nuk vidhet, tani është koha për të vepruar.



Bojkotoni mallrat greke që të mund ta ndjejmë veten të lirë.



A e dini se çfarë është norma e deprecimit? (Zhvlerësimit)?



Në standardet ndërkombëtare të kontabilitetit, përmbledh vlerën e pajisjeve të një kompanie që humbasin vlerë tregtare gjatë përdorimit. Ka ngjashmëri me amortizimin, për shkak se që të dyja janë "shpenzime", të cilat hyjnë në xhepin e pronarit të kompanisë pa paguar kurrfarë takse.



Për vitin 2006, AMC shpalli si normën e vet të Deprecimit, 10 për qind të të ardhurave të veta. Në të njëjtin vit, Cosmote në Greqi, shpalli si normë deprecimi 1% të të ardhurave të veta.



Besoj se e kuptoni vetë se pse ndodh kështu...

Hapeni kete link te shifni se kush do te beje lidhese kepucesh me zorret tona....
Ndoshta duhet te sqarojne se per cfare zorre e kane fjalen

http://www.youtube.com/watch?v=-9xFxyLFe90


A e patë videon e ushtarëve grekë?
Kjo nuk ka lidhje me nacionalizmin, ka lidhje me barbarinë e tyre. Nuk është faji ynë!


A e patë se sa të lehtë e pati qeveria dhe opozita shqiptare të heshtnin?

Ky është para së gjithash faji jonë!


Gjatë vitit të kaluar, i dhamë Greqisë:


* 406.5 milionë euro mallra të importuara
* 300 milionë euro duke përdorur AMC dhe Vodafone
* 68.6 miliardë lekë në formë depozitash në katër bankat greke që veprojnë në Shqipëri
* I dhamë për pak para edhe punën e djersën dhe paguam diskriminimin e 800 mijë bashkëatdhetarëve tanë
* Gjithsej i dhamë grekëve mbi 1.5 miliardë euro, ose 25% të prodhimit të brendshëm bruto të vendit tonë.


Si shkëmbim për këtë morëm jo thjeshtë këngën e ushtarëve grekë që duan të bëjnë lidhëse këpucësh me zorrët tona. Morëm edhe poshtërimin në Tiranë me politikanë homoseksualë që nuk guxojnë ta ngrejnë zërin.

Ti mund t'i japësh një përgjigje urrejtjes greke cdo ditë, sa herë që shkon të bësh pazar, sa herë që mbush makinën me karburant, sa herë që ulesh në lokal, sa herë që vendos të zgjedhësh bankën ku do të depozitosh paratë.


Më poshtë ke një listë me mallrat dhe shërbimet greke që ne i kemi identifikuar. Nuk janë të gjitha mallrat, por nëse di të tjera, atëhere ju lutem, shtoni emrin e produktit grek që nuk e shihni në listë dhe më pas dërgoje këtë email te të gjithë miqtë e tu, me kushtin që të mos jenë nga deputetët e kuvendit. Nëse ke mundësi, printoje një apo disa kopje të kësaj liste dhe tregoja prindërve apo miqve të tu që nuk e përdorin emailin.

Dhe ki parasysh se jemi vetëm ne, shqiptarët e ndërgjegjshëm që mund të komunikojmë dhe reagojmë përmes internetit. Çdo gjë tjetër në këtë vend e paska shitur prapanicën.





Lista e zezë e kompanive dhe mallrave dhe shërbimeve greke që nuk duhet të konsumohen

Bankat
1. Alpha Bank
2. Tirana Bank
3. NBG bank
4. Emporiki bank
Kompanitë e sigurimeve
1. Interalbanian
Kompanitë e karburanteve
1. Global Petroleum
2. Mamidoil
3. Evroil

Markat e shpërndarjes me pakicë të karburanteve
1. JetOil
2. Elda
3. Eko

Mallra konsumi të importuara nga Greqia ose të prodhuara në Shqipëri nën pronësi grekësh apo të shiturish. (Përfshihen prodhime evropiane të marketizuara nga kompani greke në Shqipëri)
1. Pepsi
2. Glina
3. Bureto
4. E gjithë linja Elka
5. Cigaret Karelia, përfshirë edhe slimsin që është shumë i konsumuar këtu te ne. Cigaret American Legend dhe Rex
6. Patatinat Lays
7. Seven up
8. IVI
9. Heineken
10. Amstel
11. Chipita
12. Barilla
13. Henkel
14. Makaronat Misko
15. seven days korosan
16. patatinat chipsy
17. bake rolls
18. Molto
19. Kaotonik
20. Fineti
21. Torta Jotis
22. Trahana Jona
23. Linjat kozmetike Fa, Taft, Palete, Schauma, Vademecum, Rilken
24. Detergjentët Dixan, Bref, Silan, Pur dhe Rex
25. Të gjitha mallrat e kompanisë Elka
26. Amita
27. STEP - bojra

Kompanitë e transportit
1. Interalbanian, udhëtimi me autobuzë Shqipëri Greqi.
2. Olympic Airways
3. Joy travel

Mos harro! Kjo listë nuk mbaron këtu. Sa herë që të hyni në supermarket, përpiquni të identifikoni mallra të tjera “Made in Greece”. Shtoje dhe plotësoje këtë listë dhe para së gjithash, mos konsumo mallra greke ose të marketizuara nga kompani greke. Ky është i vetmi reagim që mund të bëjmë ne, shqiptarët që nuk merremi me politikë dhe që ende nuk e kemi shitur nderin.
 
Top