Sa kripë duhet të konsumojë njeriu në ditë? - [Astrit Lulushi's Blog]

admin

Administrator
Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Mes ekspertëve ekzistojnë disa mospajtime rreth sasisë së kripës në ushqime. Tani një shoqatë e rëndësishme mjekësore ka ndërhyrë në këtë debat duke shprehur opinion e fundit.
Njerëzit marrin kripë edhe kur nuk janë duke shkundur kriporen në ushqim në tryezën e ngrënies. Njeriu e merr kripën nga të gjitha llojet e ushqimeve.
Në fakt, shumica e sodiumit në një dietë tipike vjen nga ushqimet e përpunuara ose të përgatitura më parë.
Ekziston mendimi i përgjithshëm se kripa e tepërt kontribuon në tension të lartë dhe probleme të tjera.
Edhe kështu, kohët e fundit janë dëgjuar zëra për të rritur sasinë e rekomanduar të kripës ditore për njerëzit e shëndetshëm.
Por këto ditë, Shoqata Amerikane e Zemrësi tha rreptësisht, Jo!
Pas një shqyrtimi të gjerë të të dhënave, kjo shoqatë mbështeti rekomandimin e deritanishëm, duke thënë se ka prova të forta për të kufizuar marrjen e kripës deri 1 mijë e 500 miligram në ditë – edhe për njerëzit e shëndetshëm. Kjo sasi është më pak se një lugë e vogël me kripë gjelle në ditë.
Shoqata Amerikane e Zemrës thotë se respektimi i kësaj këshille do të ndikojë në uljen e rasteve të sëmundjeve të veshkave dhe kardiovaskulare.

b.gif
 
Top