sa i forte eshte malli per atdhe?

lir

Primus registratum
sa i forte eshte malli per atdhe?

pak me shume se nje e treta e shqiptareve(te lindur brenda kufijve te shqiperise) ndodhen me vendbanim jashte ose shtegtojve vazhdimisht jashte...
jam i sigurte qe dhe shume veta ne forum, ne kete moment gjenden jashte...
pyetja:(pergjigjuni sinqerisht)Kush e shikon vetveten ne te ardhme ne shqiperi...dhe nqs se po pse dhe kur? nqs se jo PSE?
 

hot

Hotgirl
Re: sa i forte eshte malli per atdhe?

dua te kthehem ne shqiperi nje dite,por vetem nqse un mund te gjej nje pune te mire qe te me siguroje jetesen..,kuptohet pas mbarimit te shkolles ketej
nqse jo,atehere zgjidhja ime mbetet perseri jashte shtetit..
zgjidhjet do ja le kohes..varet..
 

Odea

Primus registratum
Re: sa i forte eshte malli per atdhe?

Lir, duhet ta pohoj qe te ardhmen time nuk e shof kurrsesi ne Shqiperi. Pse? Sepse ai vend nuk permban kerkesat e duhura per ate lloj jetese qe kam ne mendje per veten time. Nuk e di se si eshte bere tani pasi kam 3 vjet e gjysem qe jam larguar por me sa kam degjuar, atje as para nuk ia vlen te kesh pasi sot je, neser nuk je.
Kjo mund te ndodhi edhe ketej, por arsyeja e vdekjes do ishte ndonje aksident dhe jo vrasje.

Gje tjeter qe me te vertete nuk me pelqen aspak eshte mentaliteti i ulet dhe teper i prapambetur.
Eshte nje kontrast me te vertete i madh midis sjelljes se te rinjve te sotshem atje dhe prinderve te dekades tjeter. Te rinjte e teprojne me modernizem, te vjetrit me konservatizem. Nuk ka aspak balance dhe kjo gje me tmerron.

Une nuk dua te jetoj ne nje vend ku ligjet nuk zbatohen dhe ku korrupsioni mbizoteron gjithcka.


Odea :shrug:
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: sa i forte eshte malli per atdhe?

Une per vete me mer malli me u kthy vetem per pushime. Jam msu keq tani duke jetu ne perendim, jam bo i jashtem. /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

mostro

Putraku
Re: sa i forte eshte malli per atdhe?

Fillimisht postuar nga Le_Routard:
[qb] jam bo i jashtem. /pf/images/graemlins/laugh.gif [/qb]
SHIF Ky!|!!ju ka rrit menja qe ka vesh xhinse te jashtme en smahet mo /pf/images/graemlins/laugh.gif
mua me merr malli vetem kur menoj me nejt nji cike kot duke vrar kohen dhe tu u shtyp koken mizave /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

romeo

Forumium maestatis
Re: sa i forte eshte malli per atdhe?

mua me merr malli te belj ca fara luledielli te pjekura te sheshi i flamurit ne VLore /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

alinos

Forumium maestatis
Re: sa i forte eshte malli per atdhe?

Malli duhet te jete i forte dhe cilesor qe te krijoje varesi, perndryshe shkakton vdekjen.
Ne te dyja rastet malli mbetet e keqe!!!
/pf/images/graemlins/laugh.gif

LR kur do vish?! :kiss:
 

ladouce2005

Primus registratum
Re: sa i forte eshte malli per atdhe?

kisha nja 6 vjet pa shkuar ne shqiperi, po vdisja nga malli dhe thoja gjithmone qe ne cdo moment mund te kthehem e te jetoj atje, por...jo!!!!
sidomos pas vizites se shkurter kete vit te ri.
atje nuk jane krijuar akoma kushtet me elementare te jeteses, uji dhe elektriciteti!
nuk e mendoj dot se si bejne ata njerez, qe nuk kane shume te ardhura dhe qe kane foshnje te vogla :confused:
pa uje dhe pa korrent!!! vetem kaq mendoni, jo me shume!
malli me merr shume, sidomos per prinderit, shoqerine (dhe pse pak kane mbetur), komshinjte, rruget, dyqanet, gjithcka, dhe per pluhurin me merr malli, por sado i forte te jete ky malli i shkrete, komforti e mposht, dhe deshira per te qene rehat, te kesh nje pune stabel e te ardhura konstante, eshte me e forte se deshira per t'u kthyer. ne fund te fundit jetojme vetem njehere, dhe sado qe luftojme kunder materializmit si shoqeri, te gjithe jemi materialiste, sepse te gjithe e duam rehatin dhe jeten pa probleme!
 

Seriozi

Primus registratum
Re: sa i forte eshte malli per atdhe?

Sa i forte eshte malli per atdhe?
Une per vete kam shume mall,dhe besoj se nuk i ndryshon gje mallit qe kam "ajo" qe ka a nuk ka drita dhe uje shtepia,apo sepse nuk eshte e asfaltuar rrugica.Malli eshte me i forte se keto.
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: sa i forte eshte malli per atdhe?

Me hapni nje vend dhe mua tek grupi i te permalluarve. Me ka marre malli aq shume te shoh Tiranen... /pf/images/graemlins/frown.gif
 

edda

Primus registratum
Re: sa i forte eshte malli per atdhe?

Me merr malli per Aqifin, per simitet me bugaçe, per kafen qe pija me gjyshen çdo mjes, per xhirot e darkes me shoqen time..uhh, per sa gjera me merr malli!
A do kthehem ne Shqiperi??..nuk e di, dua te kthehem sepse sado mire qe jam ktu perseri ndjehem e huaj por e keqja eshte se edhe kur shkoj ne Shqiperi ndjehem perseri e huaj edhe atje.. :confused:
Mua me duket vetja shume ndryshe nga shoqet e mija qe rrine atje dhe them "o Zot, pse keshtu kam qene edhe une dikur!" ndersa ato thone: "Asaj i ka ik truni per l.." kur une i flas per skoutizmin apo mirembajtjen e ambjentit, apo dhe per kriteret qe une perdor(ja) ne zgjedhjen e te dashurve te mi. Po te kthehem ne Shqiperi ndoshta do me duhet te nderroj menyre jetese, menyre te menduari per te qene e pranueshme nga te tjeret
 

Male850

Primus registratum
Re: sa i forte eshte malli per atdhe?

Fillimisht postuar nga Odea:
[qb] Lir, duhet ta pohoj qe te ardhmen time nuk e shof kurrsesi ne Shqiperi. Pse? Sepse ai vend nuk permban kerkesat e duhura per ate lloj jetese qe kam ne mendje per veten time. Nuk e di se si eshte bere tani pasi kam 3 vjet e gjysem qe jam larguar por me sa kam degjuar, atje as para nuk ia vlen te kesh pasi sot je, neser nuk je.
Kjo mund te ndodhi edhe ketej, por arsyeja e vdekjes do ishte ndonje aksident dhe jo vrasje.

Gje tjeter qe me te vertete nuk me pelqen aspak eshte mentaliteti i ulet dhe teper i prapambetur.
Eshte nje kontrast me te vertete i madh midis sjelljes se te rinjve te sotshem atje dhe prinderve te dekades tjeter. Te rinjte e teprojne me modernizem, te vjetrit me konservatizem. Nuk ka aspak balance dhe kjo gje me tmerron.

Une nuk dua te jetoj ne nje vend ku ligjet nuk zbatohen dhe ku korrupsioni mbizoteron gjithcka.


Odea :shrug: [/qb]
Te lumte goja Odea.
Kjo nuk me bene qe te shikoj mundesin time per tu kthyer pergjithnje ne Shqiperi.
Po ju tregoj ate qe me ndodhi, por ne prezantohem: Kam mbaruar fakultetin, kam bere specializime te ndryshme, kam mbaruar doktoraten, kam kthyer dipllomen dhe kam nje specializim te tille qe pak e kane ketu ku jam, ze nje vend te mire ne nje ndermarje te madhe.
Morra avionin dhe rruges po mendoja te shikoja se kishte ndonje mundesi per tu rikthyer per gjithnje (propozimet nuk kane munguar).
Rruga shume mire, kapiteni i avionit na lajmeron se klima ne Tirane eshte e mire e temperatura eshte rreth 30°C.
Zbresim dhe drejtohemi per drejte doganave, jemi rreth 100 vetave, prej te cileve 10 te huaj. Ne fund pas 3 - 4 oresh munda te dal nga dogana duke menduar:
"Kush ishte ky kaqol qe deshte te kthehej ne shqiperi???".
Per te arritur ne kete perfundim mu desh kaq pak (dmth 3 ore) pse:
1 - na hypen ne autobuzat e "trashegimise" (mann). qe me perpara i kishin lene nen dielle me dritaret e mbyllura
2 - te 100 vetat ishim brenda ne sallen e aeroportit, pa kondicionere, e me dritaret e mbyllura
3 - per shqipetaret 1 sportel, e per te huajit 2 sportele (ato ishin 10), dhe me e keqja e te keqes ato i therrisnin te paret (s'do mend, kishin dollare). Pasi mbaruan te 10 te huajte, e mbyllen sportelat
4 - valixhet tona ishin pas sportelave, dhe shume mire mund te shikoje se si mund te te vidhnin valexhen tende (per fat te mire nuk me ndodhi)
5 - dilnin te paret ato qe paguanin policat. Bile ai qe ishte pas meje (une isha i parafundit) hyri menjehere sepse kaloi aty shefi i policise.
Sipas jush eshte e drejte mendimi qe pata pasi dola nga dogana???? Un them se po.
E vetmja menyre per tu bindur per tu kthyer, eshte qe çdo shqiptare duhet te mendoje te jete demokratik, e sidomos te rrespektoj te tjeret.
Ne rradh te pare njerezit e pushtetit. Do ta dini qe per nje pyetje te tille " a mund te kalohet nga kjo rruge?" kam marr kete pergjigje nga nje polic: "Do te ikesh apo te te fus nje plumb!".(pa koment)
(Kete pyetje e bera sepse desha te kaloja ne rrugen e ambasadave ne Tirane. Qellimi im ishte te takoja nje miku tim qe banonte ne ate zone.)
Pershendetje
 

dordishani

Primus registratum
Re: sa i forte eshte malli per atdhe?

Ore ti Lir...
Jashte shtetit kemi dale qe te mos ishim brenda tij.Nuk mund te them as "jashte shtetit" sepse me mire do te ishte te thoja "jashte kaosit".Nuk ka njeri te mos e doje sadopak vendin e tij,dhe ketu s'po flasim per patriotizm apo ku di une...Ketu po flasim pe nje jete sa me te mire.Nje jete normale,sic thone te huajt.
Per cfare te kthehem ne shqiperi,per t'u KTYER 500 VJET PRAPA DHE 50 VJET ANASH... /pf/images/graemlins/frown.gif
 

crazy

Primus registratum
Re: sa i forte eshte malli per atdhe?

eshte hapur kjo teme ca here po nuk ke frike mos ta mbyllin?sidoqofte mendimin tim e keni tek nje teme e ngjashme.ciao
 

klevis_k.h.o

Primus registratum
Re: sa i forte eshte malli per atdhe?

Thone qe rinia eshte e ardhjmja e nje kombi
Kjo ,nje fjali sa e thjeshte po aq edhe e vertete me shqeteson kur shoh ne kete teme,persona te cilet e kane harruar se prej nga vine dhe thone se "do ti merrte malli vetem per pushime ose hiç fare",apo nuk do te deshen te ktheheshin ,pasi Shqiperia qenka 500 vjet mbrapa e 50 vjet anash...

Kjo eshte nje tragjedi,vete rinia i ka kthyer kurrizin vendit qe e lindi dhe mundohet ta justifikoje kete veprim me kete apo me ate fakt.
Eshte e vertete ,qe vendi yne nuk mund te na i siguroje gjithçka kemi enderruar te bejme ose te jemi,por kjo nuk do te thote se e ka fajin Shqiperia,perse mundohemi te anashkalojme ,te mbyllim syte perpara detyrave qe kemi si shqiptare .

Ne vete duhet ti leme ankesat menjane dhe te bejme diçka,te bejme nje zgjedhje...
Situata ne vendlindje mund te jete e veshtire,ka qene edhe me e veshtire ne te kaluaren,kur kemi qene ne pushtimin e te huajve,por te paret tane shpresuan ,guxuan dhe fituan.

Ne ankohemi ,vazhdimisht ankohemi dhe ngulim kembe se ska te ardhme ne Shqiperi,po me thoni ,kur vete ju rinia "e ardhmja" ,trembeni te ndermerni diçka , te ardhmen ,kushtet e mira nga kush i prisni per ti realizuar ;nga Amerika me Italine?Globalizmi u ka erresuar.

Dhe mos beni me pyetje qesharake si,"pse nuk zhvillohet Shqiperia" ,pergjigjen e keni dhene para pyetjes.
Le te heqim dore nga ankesat dhe dembelizmi,duhet pune,djerse dhe perseri pune per tu zhvilluar.
 

The GOD

Primus registratum
Re: sa i forte eshte malli per atdhe?

Çesht kjo teme qe keni hapur?Si su jetoka ne shqiperi??Po a e di se vetem ne te rinjte mund ta ndryshojme kete shqiperi???Ne jemi pergjegjes per zhvillim dhe punimin e shqiperise,kurse ju dhe guxoni te na hapni tema qe sdiskutohen.....!
Edhe po qe nuk jepni kontribute te pakten mos i humbni shpresat...Jemi te fundit njerez(rinia) qe duhet ti humbim shpresat dhe mos harroni shpresa vdes e fundit....
Po kur ngrihet nje e thote qe kemi vajtur 500 vjete mbraba dhe 50 anash:pO kush je ti qe flete per te tjeret se ajo e shkuar nuk eshte e jotja por e tegjithe shqiptareve.Ste takon ty te pergojosh dhe te luash me te ardhem ose me te shkuaren e nje populli!!!!Po qe se se kuptove ta perseris edhe nje here.....
Pastaj qe thote njera:
Si mund te jetosh rahat ne nje vend te huaj?Ku asgje nuk te perket ty?Çfare ndryshimi kishe ti me at shoqet?Kjo dallohet ato kan qene shqiptare kurse ti tani je e jashtme,me e modernizuar,me e zhvilluar??????!!!!!!!!!:mad:Po ti ske lumturin,patriotizmin....qe jane vlerat baze te nje njeriu.....
Po si mund te flasesh keshtu per vendin ku ke lere,ku ke mesuar gjuhen qe te therrasesh "nene"????!!!!
Po ti zoti Le_routard veshe nje bluze me eminemin dhe u bere perendimore,i jashte??????
Ti dokgtorresha:pse moj vajze per tre ore e dhe ultimatumin per shqiperine qe sjetohet????Avash avash mendohu edhe nje here!O i madhi ali:po pse more vetem te huajt bejne jete normale?Pastaj ne nuk jemi ne kohen e gurit qe beheshin lufta me shtiza dhe te kete kaos???
Po e perseris:nuk jepet nje mendim per nje gje vetem duke i ditur emrin???OK?(Per ju te perendimit,se ju nuk jeni mesuar me fjalet shqipe apo ju a ngrohin me shume zemren ato fjalet a tyre pederasteve.......
O forumista perendimore po largojeni ate diellinperendimore qe ju ka zene syte dhe shikoni reth e perqark....
 

done

Primus registratum
Re: sa i forte eshte malli per atdhe?

Shqiperia vendi me i bukur ne bote!!!!
Me vjen keq qe nje pjese e mire e pjestareve te forumit mendojne se Shqiperi nuk ka kushte per te jetuar.Me te vertete, ashtu siç ka thene edhe shoku perpara meje:0"Shqiperia ka qene edhe me keq" por prinderi dhe gjysherit tane punuan per vite me rradhe dhe e sollen deri ne nje vend.

Tani detyra per te ndertuar dhe per te zhvilluar Shqiperine e kemi ne.Duhet te punojme ne qe femijet tane te jetojne ne kushte me te mira se kushtet ku po jetojme ne.

Kot nuk kane thene:"Mbollen te tjeret hengra une, tani duhet te mbjell une te hane tjeret".(per ata qe nuk e kuptojne)
Punuan te tjeret sa munden per Shqiperine qe eshte sot dhe ne te po jetojme ne.Tani duhet te punejme ne qe te jetojne edhe pas ardhesit tane.


Po te jene te gjithe me kete mendje qe te kerkojne te punojne jashte Shqiperise si do ti behet halli Shqiperise?Kush do te puneoj per te?Po per te ardhmen e femijeve tane?As nuk dua ta çoj neper mend lenien e Shqiperise ne dorem e te tiereve.

Shqiperine nuk ka per ta bere asnje tjeter perveç shqiptareve.Te tjeret kane vetem per ta rrjepur dhe ta çojne drejt shkaterrimit....

Te gjitha vendet e zhvilluara jane zhvilluar duke punuar dhe jo gjate gjithe historise dhe popujt e vendeve te zhvilluara kane pasur kushte te mira
pune.Çdo popull per te ndertuar atdheun e vet eshte munduar dhe kane punuar shume.

Atdheu eshte njelloj si shtepia juaj.Ashtu si kujdeseni per shtepine dhe nuk ia dorezoni komshiut per tu kujdesur per te, ashtu duhet te kujdesemi edhe ne per Shqiperine.Ashtu siç mundohemi çdo dite per te rregulluar diçka ne apo per te blere diçka te re shtepi ashtu duhet te mundohemi qe te rregullojme perdite diçka ne Shqiperi......

Ata qe punojne si sherbetor ne shtepite e te tjereve gjithmone injorohen dhe nuk arrijne te gjejne mbeshtetje ne asnje vend.....

Duhet te jemi te gjithe bashke per nje Shqiperi sa me te mire........Me rrespekt....Dimri
 
Top