Sa e rendesishme mendoni ju se eshte jeta seksuale

scadarsko

Locus omnem
Kisha dasht me e dite menimin tuj se sa e ransishme asht jeta seksuale ne mbarevajtjen tone te perditshme dhe a mendoni se ndikon ne organizmin tone?
Me poshte po ju tham disa nga gjanat apo vecorite qe jane provu shkencerisht mbi efektet pozitive te aktivitetit seksual.
P.S. Edhe njehere do ju lutesha qe mos te dalim jashte normave te etike qytetare por te diskutojme ne lidhje me temen. Do ju lutesha moderatorve te kesaj teme qe ta kene tolerancen zero ne lidhje me fjalorin ketu. Flm per mirekuptimin!
 

scadarsko

Locus omnem
Seksi eshte dukuri biologjike qe ka vetem efekte pozitive ndaj shendetit te njeriut.
Nder keto vecori pozitive te seksit mund te vecojme disa edhe pse jane ne disa raste te panumerta.
Jeta seksuale na ngre disi ne piedestal si jeten ashtu edhe shendetin, si nga ana fizike ashtu edhe nga ajo psikologjike. Te mirat qe sjell seksi nuk jane thjesht thashetheme por te provuara nga shkenca. Tani disa nga vecorite pozitive te seksit jane:

A) Seksi te liron nga stresi.

Ne kete rast mund te permendim uljen e presionit arterial dhe uljen e shkalles se depresionit. Aktet seksuale te shpeshta kontribuojne ne ulje te presionit diastolit te gjakut (apo sic quhet ne gjuhen popullore--presioni i ulet.)

B) Sexi forcon sistemin imun.

Te kesh nje jete seksuale aktive do te thote qe ke nje shendet me te mire dhe nje sistem imun me te fuqishem. Eshte provuar ne disa studime qe maredhenjet seksuale te kryera njehere apo dyhere ne jave cojne ne rritje te nivelit te nje antitrupi te quajtur imunoglobulin A ose IgA, e cila mbron organizmin nga virusi i te ftohures dhe infeksione te tjera. Keshtu qe, sa me te shpeshta te jene maredhenjet seksuale aq me i mbrojtur eshte organizmi ndaj infeksioneve te ndryshme virale.

C) Seksi ndihmon ne djegjen e kalorive te yndyrta.


Sipas studimeve mendohet qe nga 30 minuta maredhenje seksuale mund te digjen 85 kalori yndyrash apo me teper. Ne pamje te pare mund te mos jene edhe aq shume kalorite e djegura ne kete rast, por sikur te beni vetem disa llogaritje te vogla do te shikoni perfitimet qe ka organizmi ne kete rast. Psh. Nese ben 42 sesioni gjysme oreshe do te thote qe djeg rreth 3570 kalori, qe jane te mjaftueshme per te humbur afro gjysem kg yndyre nga trupi.
Seksi eshte nje nga menyrat me te mira te ushtrimit fizik, qe jo vetem te jep kenaqesi shpirterore por edhe perfitime te tjera fizike, biologjike dhe psikologjike.

D)Seksi permireson gjendjen Kardiovaskulare (Zemren dhe organet qe lidhen me te.)

Ne disa raste merret si i mireqene fakti qe shpeshtesia dhe dendesia e akteve seksuale mund te shpien ne arrest kardiak apo edhe evenimente te tjera te lidhura me zemren. Kjo nuk perben asnje baze shkencore dhe si e tille, shpeshtesia dhe dendesia e akteve seksuale nuk ndikon fare ne anen negative te zemres por gjithmone ne ate pozitive. Une nuk them ketu qe edhe ai qe eshte me tub frymemarrjeje te bej seks tre here ne dite dhe s'do ta gjej gje, por kam parasysh ketu faktet qe s'ka rendesi sa i vjeter ne moshe je, perderisa ke stamina per te kryer maredhenje seksuale nuk duhet te ndalesh nga fakti qe kjo gje do te kontribuoje ne ndonje patologji ne lidhje me zemren.
Nga disa kerkime shkencore te bera ne fushen e Kardiologjise eshte arritur ne perfundimin se te berit seks te pakten dy apo tre here ne jave, shkurton ne maksimum rrezikun per te pesuar atack kardiak.
Keshtu qe sa me shpesh te kryeni maredhenje seksuale aq me e shendetshme dhe e fuqishme do jete zemra dhe i gjithe sistemi kardiovaskular.

E) Seksi te rrit veteperqendrimin dhe ne nje fare menyre te ngre edhe pozitivitetin ndaj vetes.Seksi te ben te ndihesh me mire jo vetem fizikisht por edhe menderisht dhe shpirterisht. Gjithmone nese kontakti seksual eshte i ndier nga te dy partneret njekohesisht.

F)Seksi permireson intimitetin


Duke kryer maredhenje seksuale sa me te shpeshta, organizmi ka edhe nje tjeter efekt pozitiv. Sa me te shpeshta te jene keto maredhenje aq me i ngritur eshte niveli i hormonit oksitocin i cili eshte pergjegjes per te na bere me te lidhur dhe per te na afruar me teper me njeri-tjetrin.
Oksitocina na jep mundesime te duam njeri-tjetrin me shume dhe te afrohemi me shume me njeri-tjetrin.

G)Seksi ul ne maksimun dhimbjen, qofte ajo shpirterore apo fizike.

Ne kete rast me rritjen e nivelit te oksitocines, rritet edhe niveli i endorinave te cilat kontribuojne ne uljen e dhimbjes. Nuk e di nese ju ka ndodhur, por po ta beni prove qe nqse keni dhimbje koke apo simptoma postmenstruale, aktivizimi ne nje akt seksual do ju a ul ne maksimun dhimbjen. Kjo ne saje te nivelit te rritur te oksitocines sic e permenda me lart.

H) Seksi zvogelon ne maksimum rrezikun per te patuar kancer te prostates tek meshkujt.

Ejakulacionet e herepashershme kontribuojne ne uljen e rrezikut ndaj kancerit te prostates. Mendohet qe 21 ejakulime apo me teper ne muaj ulin ne maksimun rrezikun ndaj ketij kanceri tek meshkujt ne nje moshe pastaj te thyer.

I) Seksi forcon muskujt e Pelvisit (legenit) dhe sidomos ata bazale.

Kjo vlen me teper per femrat ngaqe ka efekte me te medha tek kjo gjini gjate aktit seksual. Duke kryer disa veprime apo ushtrime te muskujve te pelvisit apo sic quhen ndryshe ne gjuhen e seksuale, "Kegels." ju lejon atyre qe te kene me teper kenaqesi gjate aktit dhe qendrueshmeri me te madhe ne te ardhmen.
P.S. Per te kryer ushtrimet e Kegelit gjate aktit seksual, duhet qe ti forconi ne maksimun muskujt e pelvisit, sikur po mundoheni te ndaloni qarkullimin e urines ne intervale deri ne 3 sekonda dhe pastaj te relaksoheni. E perserisni kete veprim vazhdimisht dhe do e shikoni qe do te keni me teper kenaqesi gjate aktit seksual.
Dhe se fundi por jo i parendesishem eshte fakti qe :

J)Seksi ju ndihmon te keni nje regjim me te ekuilibruar dhe me te mire te fjetjes. Dmth ju ndihmon te fleni me mire
.
Niveli i oksitocines i prodhuar gjate orgazmes nga akti seksual te ndihmon te flesh me qete dhe ta besh gjumin me te mire dhe me te lehte. Dhe pershtatja me nje regjim te rregullt te fjetjes sjell shume perfitime ndaj organizmit, si psh. aftesine per te patur nje peshe trupore normale apo edhe presion arterial te gjakut normal.


Keto ishin disa nga shume efekte pozitive qe ka seksi per organizmin e njeriut ne vecanti dhe per mireqenjen tone si qenje njerezore ne pergjithesi.
 
Top