Sa e njihni poetin Ali Asllani?

Tropojani

Primus registratum
Sa e njihni poetin Ali Asllani?

Ne kete teme kam deshire te provoj njohjet e lexuesve mbi nje nga poetet tane me te mire te viteve '30, poetit nga Vlora Ali Asllani!Keshtu iu ftoj ne kete teme te tregoni titujt e librave te tij dhe te dhena te tjera me interes mbi kete shkrimtar ...
 

kaprollja

Primus registratum
Re: Sa e njihni poetin Ali Asllani?

ALI ASLLANI(1882-1966)

Ali Asllani ka lndur ne Vlore ne 1882 dhe vdiq ne Tirane me1966. Qe femije mbeti pa te dy rinderit.
Shkollen fillore e kreu ne Vlore, ndersa gjimnazin e kreu ne Janine. Ne Stamboll kreu studimet ne degen politiko-shoqerore-administrative.Fillimet e veta letrare i ben ne turqisht,duke i botuar shkriet ne revistat e kohes. Fillimet e shkrimeve te tij ne gjuhen shqipe jane ne vitet 1913-1914.Kryesisht shkrimet e tij i ka botuar ne revistat e kohes e teper vone i ka permbledhur ne vellime te vecanta: Hanko Halla, Vidi vidi pullumbeshe.Vepra e plote e ali Asllanit u botua ne 1984 ne Prishtine, ne dy vellime.
Kjo shperndarje e veprave, ashtu si stili i tij i ngritur mbi modelet e letersise popullore, kane bere qe vjershat e tij te mesohen permendesh e te perseriten sikur teishin krijime popullore shpesh duke humbur autorsine e tyre.
Ne disa vepra Ali Asllani deshmon vete qe shpesh abstenonte t'i botonte veprat e veta ngaqe punonte ne sistemin e nje adminstrate, e cila mendonte se per njerzit e shtetit nuk eshte serioze te merren me poezi.
Vepra e tij poetike eshte nje shperthim i ndjenjave personale, sidomos ne lirikat e dashurise, mirepo eshte dhe nje mjet komunikimi te tij me boten perreth, me levizjen e ideve, madje dhe forme e gjykimit te tij per fenomene shoqerore.Te kesaj natyre jane shumica e krijimeve te tij me tema te aktualitetit, poezi humoristike e saterike.
Ne poezite e tij te dashurise i kendohet femressi gguftu, me dashuri e çiltersi, me nje perkushtim dhe permallim te pashoq, por perhere duke u mbeshtetur ne modelin e vargut popullor, me shpesh te vendlindjes. Ne kete lloj te lirikes,Asllani qe artikulon dashurine per jeten ashtu dhe dhimbjen per kalimin e saj, jo rralle kalon ne nivelin e kendimit elegjiak per kalueshmerine e jetes, per tretjen e emocioneve.
Kete trajte te kendimit poeti e shtjellon duke e krahasuar nderrimin e stineve te natyres me nderrimin e stineve te jetes. Poezite me te njohura te ketij motivi jane: Kater stina, kater cupa, Vajza shqiptare,Dasma shqiptare.
Nje cikel te poezive atdhetare Ai e lidh me Vloren, me heroizmat e saj kunder italianeve Perseritjet e thirrjeve poetike "Vlora, Vlora"
u bene popullore shume vite me rradhe. Ne kuadrin e letersise shqipe te kohes se tij me te vecanta mbeten lirikat qe i pershkon nje humor i holle, ku trajtohen mentalitete te kohes, ashtu si dhe lirikat satirike, ku gjykohen sjelljet, ambiciet e veprimet e njerezve. Ne qenesine e krijimeve te Ali Asllanit, qe merr motive nga koha e vet, eshte tallja. Ai tallet me te perditeshmen qe mendon te behet e perjeteshme, tallet me jeten qe eshte e kalueshme. Fjala e tij poetike e prek tonin elegjiak, por kurre tragjicitetin. kjo ben qe poezia e tij te jete e pershkuar nga nje humor, me nje qeshje e perqeshje, e me rralle me humor te zi.Keto vecanti te shkruajturi thuren ne vjershen Zonja Lu.Kur gjykon e thumbon veset e njerezve asllani eshte me teper ne nivelin e temave sociale. Madje me shpesh tallet e satirizon fenomenet e sjelljes se njerezve ne pushtet, te cilet me shpejt i zbulojne ambiciet dhe mungesat njerezore. Nje nga vjershat me te njohura, ku kundershtohet e kritikohet sjellja e njerezve ne pushtet eshte "Hakerrim".
Njekurorezimi karakterit te krijimit te tij, ku ndeshen kohet e papajtueshme dhe kur ndeshen mentalitetet, eshte poema humoristike "Hanko Halla", te cilen e botoi ne 1933 ne revisten Minerva. Shume sghpejt kjo veper u be popullore, por njeherit mbeti kryevepra poetike e tij, duke i lene ne hije lirikat e tij te dashurise.
Kjo veper permbledh karakterin e tij krijues me metoden e tij krijuese..

Shkruar nga Sabri Hamiti
 

kaprollja

Primus registratum
Re: Sa e njihni poetin Ali Asllani?

Meqe jam duke lexuar vellimin me poezi "Vidi-vidi pellumbeshe" po shkruaj nje nga poezite e tij.

Zonja Lu

Nje dite dola per shetitje,
Afer udhes ne varreza
Pashe nje zonje me shume habitje
Veshur krejt me rrob' te bardhe
Duke i bere veri nje varri,
Qe ti besh veri nje varri
Eshte pune e nje te marri.
Iu afrova.. nje flori
Mrekulli nje bukuri...
Dore e saja vente vinte
Ben veri e ben veri!

E un' teper i cuditur
I them zonjes te me fale
Dhe si gjysem ngushellimi
Peshperita dy- tre fjale
Dhe iu luta te me thoshte
I kujt eshte ky varr i ri
Varr i fresket e i njome
E perse i ben veri?
Zonja kuqet e sterkuqet
Ben te thote e nuk me thote
Nuk me thote asnje pergjigje
Lutja ime vajti kot.

Rrobe e bardhe qe kish veshur
Me tregoi se mbante zi
Sado heshti buze e kuqe
Foli syri saj i zi!
Lem te lutem.. dhe vazhdoi
Perseri e perseri...
Dore e saj s'kish te lodhur
Ben veri e ben veri...

Nuk me ikej nga meraku
Po kur shoh se aty afer
Po ma ben me dore nje grua
Ajo ish nje plake e varfer
E me thote eja e di une
Te rrefej se c'jane ata,
Ate varr e ate grua
Ne me jep disa para!

Edhe une more zoteri
Me keto parate e tua
Shkoj e blej nje nuske nga prifti
Te me zgjatet jeta mua,
Pse ne vendin ton' te dashur
Me fuqirin e florinjve
Edhe jeta blihet shitet
Rrofte magji e prifterinjve!

Tash ajo qe pyesni ju
Eshte zonje e nje poeti
Edhe quhet zonja Lu.
Varri eshte i te shoqit
Ish poet i madh i vendit
Qe peshohej kenge e tija
Me derheme te argjendit!
Burre e grua mish e thua
çift i embel, çift me shije
çift o çift qe ska te dyte
si dy kokerra qershije.

Nje dite burri u semur
Dy plevite ne nje vend
Nje semundje shume e rende
Zonja Lu u prish nga mend
Dhe i thote burrit te saj
Nese mbyllen syte e tu
Une veten do ta vras
Dhe bej be qe ate cast
Me ke prane e me ke pas
Ti ma bere shtratin tim
Kryefron te dashurise
Dhe une varrin tend do ta bej
Shtratin tim te nuserise.

Jo, te lutem-i thote burri
Shume te lutem mos e bej
Mire athere, une do mbetem
Gjithe jeten nje e ve
Jo, te lutem, Luja ime
Mos e bej dhe kete be
Si pra une te duroj
Ne me zente kjo rrebe?
Pra te pakten do te mbyllem
Dhe do rreshkem disa vjet
Jo, te lutem Luja ime,
Eshte e shkurter jete e shkrete.
Vetem prit e ki durim
Sa te thahet varri im.

Tash poeti ra e fjeti
Ra e fjet' per mote jete
Gjeme e madhe qe e gjeti
Zonja Lu therret bertet
Me oi e me oi
Per ate qe benej fli
Nje minute e dy vili!
Ç'me gjet mua,çme gjet mua
Ulurin e zeza grua
U plagos, u shkaterrua
U Plagos e u gjakos
Me bicakun e fildishte
Fije fije beri floket
Cope cope i beri mishte.

Pas dy diteve vjen nje djale
Nje djalosh nje bukurosh
E i thote zonjes Lu
Ti shendoshe e une shendoshe
Ti e une nje cift i embel
Çift i bukur,çift me shije
Çift, o çift qe ska te dyte
Si dy kokerra qershije.

Mirpo zonja eshte besnike
Ka dhene fjalen ka bere be
Sa te thahet varri burrit
Doemos do rrije e ve
Meqe varri eshte ifresket
Eshte i njome e eshte i ri
Qe te thahet shpejt e shpejt
Zonja Lu i ben veri!
 

elips

Primus registratum
Re: Sa e njihni poetin Ali Asllani?

Tani, ajo ... do te shpreh une ka per te qene tejet jashte teme, dhe ..., njekohesisht, e pranoj, krejtesisht, censuren e admineve.
Po ne keto vjeshurkat e ketij "poeti gjigand" ku qendron ajo c'ka ne duhet te thithim?
Apo duhet te themi se ja ka qene edhe nje tjeter "i madh, shume i madh", por ... njekohesisht, duhet te kemi parasysh bejlerllekun e poezise dhe te krejt letersise shqipetare te asaj periudhe.
Bota ka pasur prej shekujsh me perpara poete te permasave te patejkalueshme, dhe ... ne, populli " i shquar" shqipetar, c'kemi pasur pervec ca figurave te huazuara, apo c'kemi trasheguar ne pasardhesit e (dyshimte) te pellazgeve nder shekuj, pervecse SHTERPESISE???
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: Sa e njihni poetin Ali Asllani?

Ç'do të thotë patriot?

Ç'do të thotë patriot
sot për sot në Shqipëri?
Një tuf' ah e një tuf lotë,
një njeri i pa njeri!

Jo, jo! Burri i bën ball'
do buçit si val' mbi zall,

Sa më zi edhe më zi
sido qoftë pun' e tij,
copë-cop' i bënet buza
po aspak s'i falet shpuza.

Sikurse një gur stërrall,
në gji zjarrin e ka ngjall,
qoft në lum' e qoft' në det
zjarr' i tija nuk humbet!

1916
 

Tropojani

Primus registratum
Re: Sa e njihni poetin Ali Asllani?

elips ne kemi pasur mjaft figura per veten tone dhe per boten mos harro!Per tere boten!Po deshe kerko dhe i gjen perndryshe nese nuk i gjen faji eshte tek ju dhe jo te kombi shqiptar!Ok!Sa per Ali Asllanin ai eshte nje nga poetet shqiptare me te ndjere dhe me me ndjenje kete nuk e percaktojne disa nihiliste por lexuesit e vertete e dashamire te letersise...
 

elips

Primus registratum
Re: Sa e njihni poetin Ali Asllani?

Fillimisht postuar nga GEGE TOSKA:
[qb] elips ne kemi pasur mjaft figura per veten tone dhe per boten mos harro!Per tere boten!Po deshe kerko dhe i gjen perndryshe nese nuk i gjen faji eshte tek ju dhe jo te kombi shqiptar!Ok!Sa per Ali Asllanin ai eshte nje nga poetet shqiptare me te ndjere dhe me me ndjenje kete nuk e percaktojne disa nihiliste por lexuesit e vertete e dashamire te letersise... [/qb]
N.q.s ky eshte nje poet kaq i njohur, si ka mundesi ... s'ja kam gjetur emrin ne ndonje enciklopedi, apo edhe ne ndonje tekst shkollor. Por mos harro faktin se sot e kesaj dite Ervin Hatibi, apo Mimoza Ahmeti studiohen ne tekstet e gjimnazit.
Ju na sillni ketu ca pseudo poete, "patriota", ... e cuan Shqiperine perpara ketu ku eshte sot. Njekohesisht mos harro edhe "poetet e medhenj" te rilindjes, emrat e te cileve s'kam perse te ti kujtoj une, ... i shkruanin aq me mall e zjarr, apo nostalgji per memedheun, nga Amerika, turqia, egjipti, dhe ... ketej pinin hashash me n'argjile, ketej shkruanin rreshta per memedheun. Sa kane vuajtur te shkretet. Se atehere ju duheshe edhe vize per te vajtur ne Shqiperi, mos harro!!!!
Ne kemi pasur plot figura te mykura, pseudo-figura, portete diletantesh me prejardhje te dyshimte. Ne mburemi me nje amerikano-shqiptar, me gjysh shqiptar, ... s'e di ku bie shqiperia, dhe ... etj, etj. Ky ishte nje shembull!!!
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: Sa e njihni poetin Ali Asllani?

Vlora, Vlora!

Pjesa I

Jam vlonjat e jam vlonjat,
e kam shkabën mëm' e atë,
shkaba trime dykrenore
fron' e saj e ka në Vlorë!

Vlora, Vlora, Vlora, Vlora,
rroki armët, bëja forra!

Vlora trime shqipëtare
si rob jetën s'e do fare,
a do mbetet Shqipëri,
a do bëhet tym e hi!


Vlora, Vlora, Vlora, Vlora,
rroki armët, bëja forra!

Jam vlonjat e jam burrë,
s'duron burri zgjedhë kurrë,
jam vlonjat e si vlonjat
di bëj luftë me të shtat'!

Vlora, Vlora, Vlora, Vlora,
Bjeri, moj, t'u lumtë dora!

Jam vlonjat dhe trim me besë,
rreth flamurit di të vdesë,
a me hir a me pahirë
doemos do rroj i lirë!

1919
 

kaprollja

Primus registratum
Re: Sa e njihni poetin Ali Asllani?

HAKERRIM


Qe nga Korca gjer te Shkodra mbreteron nje erresire
Neper fusha, neper kodra, vershellin nje egersire!
Pra, o burra, hani, pini, hani, pini or’e cast,
Per cakallin, nat’e erret eshte ras’e deli ras’!

Hani, pini e rrembeni, mbushni xhepe, mbushni arka,
Te pabrek’ ju gjeti dreka, milioner’ ju gjeti darka!
Hani, pini e rrembeni, mbushni arka, mbushni xhepe
Gjersa populli bujar t’ju pergjigjet: peqe, lepe!

Ai rron per zotrin tuaj, pun’e tia, djers’e ballit,
Esht’ kafshit per gojen tuaj. Rrofte goja e cakallit!
Shyqyr zotit, s’ka me mire, lumturi dhe bukuri,
Dhe kur vjen e ju qan hallin, varni buz’ edhe turi!

Hani, pini e rrembeni, eshte kohe e cakejvet,
Hani, pini e rrembeni, eshte bot’ e maskarenjvet!
Hani, pini, vidhni, mblidhni gjith' aksione monopole,
Ekselenca dhe shkelqesa, tutti quanti come vuole!

Nenshkrim’ I zotris suaj neper banka vlen milon,
Ju shkelqen ne kraharuar dekorata ‘Grand Cordon’
Dhe kerkoni me ballhapur (!) komb I varfer t’ju therres
Gjith’me emrin tingellonjes: Ekselenca e Shkelqes’
Dhe te quheni perhera luftetar’ e patriot’,
Ne ka zot dhe do duroj’, posht ky zot, ky palo zot!

Grand Cordon I zotris sate, qe ne gji te kan’ vendosur,
Esht’ peshtyma e gjakosur e atdheut te veremosur;
Dhe kolltuku ku ke hipur, duke hequr nderin zvarr’,
Esht’ trikembshi qe perdita varet kombi ne litar!
Dhe zotrote kurulldise, dic u bere e pandeh,
Kunder burrit te vertete ze e vjell e ze e leh!

E na tunde, na lekunde, neper salla shkon e shkunde,
Mbasi dora e armikut ty me shok’ te heq per hunde.
Rrofte miku yt i huaj, qe per dita los e qesh,
Te gradoi kater shkalle, pse I the dy fjal’ ne vesh!

Koha dridhet e perdridhet, do te vij’ dita qe do zgjidhet
Dhe nga trasta pem’ e kalbur doemos qe jasht’ do hidhet!
Koha dridhet e perdridhet, prej gradimit kater shkalle
Nuk do mbetet gje ne dore vecse vul’ e zez’ ne balle!

...................

Dallavera neper zyra, dallavera ne pazar,
Dallavera me te huajt, dallavera me shqiptar’
Vetem vetem dallavera dhe ne dem te ketij vendi
Qe ju rriti, qe ju ngriti, qe ju ngopi, qe ju dendi!

Ne se kombi vete mbare, neser ju veproni ndryshe,
Dylli benet si ta duash, kukuvajk dhe dallandyshe
Kukuvajka gjith’ me lajka, neser silleni bujar,
Nene dore e nene maska, shkoni jepni nje kapar!

Dhe kujtoni tash e tutje me te tilla dallavera
Kukuvajka do pertypi zog e zoga si perhera
Ja , ja grushti do te bjeri permbi kryet e zuzarve,
KOHA ESHTE E MASKARENJVE, POR ATDHEU I SHQIPTARVE!

Edhe ju te roberuar, rob ne dore te metalikut
Fshini sofrat e kujdo, puthni kemben e armikut!
Qe ta kesh armikun mik e pandehni mencuri
Mjafton berja pasanik, pasanik dhe bej i ri
Dhe u bete pasanike, me pallate, me vetura,
kurse burrat me fisnike japin shpirtin ne tortura.

Vendi qenka sofr'e qorrit, vlen per goje e per lefyte
Beni sikur vini vetullat, shoku shokut krreni syte...
Dhe per nje kerkoni pese, po me mir' njezet e pese
Le te rroje batakciu dhe i miri le te vdese!

Po nje dite qe nis e vreret do mbaroje me bubullime
Ky i sotmi, zer' i erret, benet vetetime
dhe i bije rrufeja pasuris' dhe kesi lloj
Nuk ju mbetet gje ne dore, vetem nje kafshite per goje.

A e dini qe fitimi brenda kater vjet mizor’
Nuk esht’yti, nuk esht’imi, eshte i kombit arberor,
Esht’ i syrit ne lot mekur, esht’ i vendit djegur pjekur.
Ju do thoni si te doni…po e drejta dermon hekur!
 

Tropojani

Primus registratum
Re: Sa e njihni poetin Ali Asllani?

elips nuk dua ta personalizoj apo ta kthej kete teme ne debat midis nesh ndaj vetem po kembengul ne ate se Ali Asllani nuk eshte nga ata poete 'anonime'!Dikur ne universitet e benim ne Hyrje ne Gjuhesi si model poezie,ne ke degjuar per poemen "Hanko Halla"!Sa per Enciklopedite e per tekstet tjera leri tekstet dhe Enciklopedite e njeanshme merr ca me te reja e me siguri e gjen...
 

RecurrentDream

Forumium praecox
Re: Sa e njihni poetin Ali Asllani?

Hani, pini e rrembeni, mbushni xhepe, mbushni arka,
Te pabrek’ ju gjeti dreka, milioner’ ju gjeti darka!
Hani, pini e rrembeni, mbushni arka, mbushni xhepe
Gjersa populli bujar t’ju pergjigjet: peqe, lepe!
Pra e Ali Asllanit paska qene ajo poezi e interpretuar me aq mjeshteri nga aktori i njohur Mirush Kabashi!! :idea:

E pra, tingellon shume aktuale per te qene e nje autori te viteve '30. Dhe kjo me ben te tmerrohem kur shikoj se sa aspak hapa perpara kemi bere... /pf/images/graemlins/frown.gif
 

kaprollja

Primus registratum
Re: Sa e njihni poetin Ali Asllani?

Nje veshtrim i arratisur

Nje veshtrim i arratisur
Nga qepallat e qendisur
Ku eshte shpirti im skalisur,
Nga dy syt' e zez te tu
Vjen me thote ashtu-keshtu!

Me thot' jo edhe me ndez
Me thot' po edhe me vdes
Nata zgjatet edhe zgjatet
Ah kjo nat' me or' nuk matet!
E un' mbetem duke lutur
Lutem yjeve te keputur.

Dhe un' lus e kerkoj ty,
Ate vetull, ate sy!
Se ne syrin tend te zi
N'ate sy te zi, mazi
Shenj' e buzes sime duket
Si nje prush ne re kur muget!
 

Ullmar Qvick

Primus registratum
Re: Sa e njihni poetin Ali Asllani?

ALI ASLLANI: 7 PRILL 1939

Shtatë prill...
Kopilove o kopil
E u lute u këpute
Njëqind pash në dhe u fute!

Natyrisht një tradhëtor
Spor e fisit arbëror
E pret hasmin me daulle
Kur gjen ditën ta bën pulle!

Na e gjeti dhe na ra
Vret Shqiponjën që s'u vra
Nuk u vra dhe nuk do vritet
Posht perpjet me vrull vërtitet!

Ja dhe hymni që na thurri
Hymn'i zi i një qivuri:
"Eja, eja alala
Të na rrojë Duçeja
Duçeja guguçeja
Le të rroj’ edhe flamuri
Sa për sy e për bela!”

I pabesi ta dij’, pra
Ndër kasolle me një tra
Që nga Shkodra gjer në Dropull
Rron ai që i thon’ popull!

Ajo dor’ që rreh dybekun
Di ta mbush edhe dyfekun
Në se ditën çan ugar
Edhe natën thurr litar
Thurr litar e kalit grushtin
Dhe e var nga këmbët pushtin!


Kjo poesi kërkon disa shpjegime. - 7 prill 1939 ishte dita e pushtimit fashist të Shqipërisë.
Kopilove – bëre dredhi, kopil – quhet me qesëndi Zogu, Eja eja alala janë fjalë nga himni
Fashist italian, Duçeja – Benito Musolini, ‘Il Duce’, themeluesi i fashizmit italian.
 

Ullmar Qvick

Primus registratum
Re: Sa e njihni poetin Ali Asllani?

Harrova të përmend një fakt: "7 Prill 1939" u botua në antologjinë e poezisë shqipe "Örnarna och bergen" (viti 1979, shqip "Shqiponjat dhe malet"). Kjo është vepra ime më e hollësishme në fushën e albanologjisë; në përkthimin tim përshihen atje një numër poetësh shqiptar që nga shekulli XIX deri në ditët tona, nga të gjitha territoret shqiptare. Libri në fjalë u bë objekt shumë recensionesh, edhe me recitime në televizionin suedez dhe në radio, disa prej poezive janë botuar edhe në antologji tjera....
 

kaprollja

Primus registratum
Re: Sa e njihni poetin Ali Asllani?

KOKA BEN E KOKA VUAN,
çke moj zemer qe renkon!

Njeher' varet trikollari, heren tjeter kryq i thyer...
Paska rar' hallva prej qielli e ja nis nje dallaver,
Mbushen xhepat me flori
E qinosen ujk e dele per te ber' nje stan te ri!

Shitet vendi per para, me para e per para
Benet burri telendi, dy para nje maskara,
Para hasmit lepe peqe
Para zerit te atdheut hund e tyre shtate sqepe!

Duke blere e shitur ere, dikush benet milioner,
Kurse shoku pinte uthull lum zotria pinte vere,
Milioneri yn' i ri
Para shokut te dikurshem vari buz' edhe turi!

E perhera me dy faqe, qe te haj'e qe te bluaj,
Ne nje kohe mbi dy frona, ne nje çast mbi dy kuaj,
Me dy faqe, me dy nofulla, ne nje xhep e dy flamure
E hedh kemben me daulle edhe turk edhe kaur!

Na te urt' e te mendafshte s'qeme te zot te benim ze
Ku fillon me thash e theme hij' e vetes te perze;
Neve ndryshe, puna ndryshe, defi ndryshe, kenga ndryshe
E ç'kerkon ne gji te gjembit te kendoj' nje dallandyshe?

Mirpo vendi paskish zemer, paskish sy e paskish vesh,
Shikon lark e degjon thelle, di te vesh, edhe te zhvesh
Tani eja e t'ja themi asaj kenge qe ja thone:
Koka ben e koka vuan, ç'ke moj zemer qe renkon?!

1946
 
Top