Sërish probleme me enciklopeditë: Aktorët shqiptarë bëhen serbë

Sërish probleme me enciklopeditë: Aktorët shqiptarë bëhen serbë

SHKUP- “Enciklopedia filmike” e botuar këto ditë nën sponsorizimin e Ministrisë së Kulturës injoron dhe falsifikon kinematografinë shqiptare, duke tjetërsuar edhe aktorët e famshëm shqiptarë, si aktorin Bekim Fehmiu, të cilin e quan aktor serb.

Në këtë botim nuk përmendet asnjë fjalë për filmin, kinematografinë shqiptare dhe aktorët shqiptarë, ndërsa aktori i vetëm shqiptar i përmendur në të është Bekim Fehmiu, për të cilin shkruhet se është aktor serb. “Enciklopedia Filmike” mban vulën e autorit maqedonas Georgi Vasilevski.

Sipas autorit bëhet fjalë për një enciklopedi që përfshinë ngjarje, personalitete e krijime nga bota e filmit.
Siç njofton agjencia e lajmeve INA, ajo që të bie sakaq në sy është fakti irritues e që ka të bëjë me përfshirjen e shumë aktorëve e filmave maqedonas që janë ngritur në nivelin e aktorëve dhe filmave botërore. Në kuadër të filmave dhe aktorëve botërore vend të konsiderueshëm zënë edhe filmat dhe aktorët serbë, pastaj ata kroatë, boshnjakë, turq dhe, si shkarazi do t’i jepet një shtyllë hapësirë edhe aktorit me përmasa botërore, Bekim Fehmiut. Asgjë nga bota filmike shqiptare. Bekim Fehmiu emërtohet si aktor serb dhe tekstualisht thuhet se: “Bekim Fehmiu është aktor serb i filmit dhe i teatrit.

Autori i kësaj enciklopedie nuk nënvizon faktin që, më vitin 1987, në mënyrë demonstrative Bekim Fehmiu hoqi dorë nga shfaqja “Madame Kolontine” të autorit Anete Playel, edhe atë jo për shkaqe teknike por pikërisht për faktin se serbët e kishin mbushur kupën e propagandës antishqiptare. Në enciklopedinë e famshme maqedonas filmike nuk përmendet aktorët e mirënjohur shqiptarë nga Maqedonia, të cilët janë të shquar dhe të vlerësuar me çmime nga bota e filmit, duke përfshirë edhe filmat dokumentarë. Gjithashtu në nivelin e kinematografisë ndërkombëtare nuk janë përmendur aktorët e mëdhënj si: Xhejms dhe Xhon Belushi, Eliza Dushku, Luan Bexheti apo edhe emra të tjerë.
Ministria e Kulturës sërish ka heshtur përballë këtij falsifikimi dhe injorimi të artit dhe kinematografisë shqiptare. Botimi i kësaj “Enciklopedie Filmike” vjen pas botimit të enciklopedisë së ‘famshme’ maqedonase nga Akademia e Shkencave dhe Arteve Maqedonase, e cila ishte kontradiktore dhe fyese për historinë dhe vlerat kombëtare shqiptare. (INA)

Debate në Akademi, Ristovski s’e jep Enciklopedinë

Debate të ashpra mes dy rrymave në Akademinë e Shkencave dhe Arteve Maqedonase (ASHAM); njëra që mbron këshillin redaktues aktual të “Enciklopedisë Maqedonase” të udhëhequr nga akademiku Bllazhe Ristovski, dhe tjetra e drejtuar nga kryetari i ASHAM, Georgi Stardelov.

Por, fundi i gjithë këtyre mosmarrëveshjeve do të ndodhë të enjten kur është caktuar vazhdimi i seancës ku do të vendoset lidhur me fatin e “Enciklopedisë”, të tërhiqet apo jo dhe a do të shkarkohet këshilli redaktues.

Por, lidhur me këtë, akademiku dhe kryeredaktori aktual, Bllazhe Ristovski ka kërcënuar se redaksia e re që mund të formohet nga ASHAM mund të bëjë vetëm “Enciklopedi” të re. Sipas tij, në asnjë rast, askush nuk guxon të shfrytëzojë materialet e “Enciklopedisë së tyre” që tashmë ka dalë në treg.

“Ata mund të formojnë redaksi të re dhe të bëjnë Enciklopedinë e tyre, por nuk mund të shfrytëzojnë materialet tona. Kjo Enciklopedi e jona është punë e kryer. Ju i dini ligjet si janë, këtu ka të drejta të mbrojtura të autorit”, ka theksuar akademiku Ristovski.

Kryesia e ASHAM dje ka shqyrtuar të gjitha vërejtjet dhe sugjerimet e njësive të akademisë, lidhur me vlerësimin e Enciklopedisë. Tre akademikët shqiptarë kanë kërkuar që të shkarkohet redaksia dhe të tërhiqet “Enciklopedia” aktuale. (INA)

8 tetor
Akademia maqedonase: Redaksi e re për Enciklopedinë

Një redaksi e re për korrigjimin e Enciklopedisë Maqedonase, në të cilën do të marrin pjesë edhe përfaqësues të etnive dhe komuniteteve tjera jo maqedonase. Ky është vendimi që ka marrë sot Kryesia e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë.

Siç merret vesh nga konkluzionet e seancës së sotme, redaksia e re duhet në formohet në pajtim me Statusin dhe aktet tjera juridike të Akademisë, në afat prej një muaji. Me formimin e redaksisë së re formohen edhe ekipe të reja të redaksisë.

Anëtarët e rinj të redaksisë duhet t’i ndryshojnë me tekste të reja dispozitat të cilat janë të papranueshme nga aspekti shkencorë dhe më gjerë.

Në hartimin e teksteve të reja duhet të kyçen autorë kompetent, ekspertë për çështjet të cilat janë kontestuese dhe duhet të ndryshohen në enciklopedi. (INA)

dt 30 shtator
Akademia maqedonase tërheq Enciklopedinë: Do korrigjohet

SHKUP- Në kulmin e debatit akademik, historik e ndërkombëtar dhe teksa rrugëve të Tetovës shqiptarët kanë shpërthyer në protesta Kryesia e Akademisë së Shkencave dhe Arteve Maqedonase (ASHAM) ka vendosur që të tërheq përkohësisht “Enciklopedinë Maqedonase” nga shitja dhe të bëjë korrigjimin e saj.
Nga vendimet e ASHAM është obliguar që redaksia që përpiloi “Enciklopedinë Maqedonase” në afat sa më të shkurtër të bëjë përmirësimin e pjesëve për shqiptarët në Maqedoni, marrëdhëniet shqiptaro-maqedonase, agresionin e shqiptarëve në Maqedoni, pjesët e shkruara ndaj SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe për trajnimin e UÇK-së, Nënë Terezën dhe pjesë të tjera kontestuese. Kryesia ka obliguar redaksinë që përmirësimet të bëhen së bashku me akademikë maqedonas dhe shkencëtarë të tjerë nga bashkësitë joshumicë.
Vendimi vjen ndërkohë që në Tetova nxënësit kanë shpërthyer në protesta duke kërkuar tërheqjen e botimit nga shitja dhe jo vetëm korrigjimin e tij. Ndërkohë që ambasada e SHBA-së, në Shkup e ka thënë fjalën e tyre, si një publikim që i sjell dëme edhe vetë Maqedonisë.

Enciklopedia, reagon SHBA: Botimi po sjell probleme në Maqedoni

Debati për Enciklopedinë Maqedonase ka vijuar edhe sot me reagimin e ish presidentit, aktualisht kreu i opozitës, Branko Cervenkovski dhe me një tjetër deklaratë të Ambasadës së SHBA-së në Shkup.

SHBA: Enciklopedia, dëme edhe për Maqedoninë
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, përmes një deklarate për shtyp sërish është prononcuar lidhur me enciklopedinë maqedonase, ndaj së cilës ditëve të fundit është hapur një debat i gjerë.
“Fokusi i përpjekjeve Amerikane në Republikën e Maqedonisë është në inkurajimin dhe përkrahjen e zhvillimit të një anëtari të suksesshëm dhe në lulëzim të bashkësisë Euro-Atlantike. Publikimi i Enciklopedisë së ASHAM ka nxitur disa reagime, duke përshirë edhe reagimin tonë, ndaj shkrimeve të pasakta, fyese dhe problematike në kuptime të tjera. Maqedonia është një shtet multietnik dhe derisa qytetarët, politikanët dhe mediumet reagojnë ndaj kundërthënieve që burojnë nga mangësitë e këtij publikimi ne dëshirojmë që ata të fokusohen në mënyrë konstruktive në qëllimet afatgjata të Maqedonisë”, thuhet në deklaratën e Ambasadës së SHBA-ve në Shkup.

Cervenkovski: Të përgjigjen hartuesit
“Enciklopedia nuk është një libër i thjeshtë, dhe akademia e Republikës së Maqedonisë nuk është një organizatë joqeveritare”. Kështu është shprehur kryetari i partisë opozitare më të madhe në Maqedoni, Branko Cërvenkovski.

Ish-presidenti i Maqedonisë kërkon përgjegjësi nga njerëzit e parë të Akademisë së Maqedonisë dhe Redaksisë. Sipas tij, disa pjesë në enciklopedi, nxisin ndarje dhe tensione brenda në shoqëri dhe na konfrontojnë me miqtë tanë të jashtëm.

“Vlerësoj se për një projekt i cili është botuar nga ana e Akademisë, pa dyshim përgjegjësi mbajnë bartësit kryesorë- njeriu i parë i Akademisë dhe bordi i redaktorëve”, deklaroi Branko Cërvenkovski.

Ai tha se projekti është financuar nga Qeveria e Maqedonisë dhe është promovuar nga kryeministri, Nikolla Gruevski dhe Presidenti, Gjorgje Ivanov, prandaj sipas tij, nuk lejohet që këta dy persona të mos kenë qëndrim lidhur me këtë çështje. Cërvenkovski theksoi se Qeveria të mos mendojë që forcat e errëta për të cilat ka folur, ti kërkojë tek opozita.

“Maqedonisë i duhet një presidenti dhe kryeministër me qëndrim dhe që i zgjidhin problemet, e jo që ikin nga problemet. LSDM edhe një herë e fton presidentit Ivanov dhe kryeministrin Gruevski të distancohen nga pjesët kontestuese në enciklopedi”, theksoi Cërvenkovski. Në të kundërtën sipas tij, del se kreu shtetërorë e miraton dhe pajtohet me përmbajtjen e kësaj enciklopedie. (INA)

Maqedoni, enciklopedia famëkeqe ‘lëkund’ koalicionin

Enciklopedia maqedonase e botuar javën e kaluar nga Akademia e Shkencave dhe Arteve Maqedonase (ASHAM) vazhdon të shkaktojë tensione dhe përkeqësime në raportet e koalicionit qeveritar mes VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së. Mësohet se në mbledhjen e Qeverisë të mërkurën mbrëma ka mbretëruar atmosferë tejet e tensionuar mes kryeministrit Nikolla Gruevski nga njëra anë dhe ministrave të BDI-së nga ana tjetër, për shkak të enciklopedisë famëkeqe. Nuk dihet ende se çfarë është debatuar, por e sigurtë është që vetëm pak kohë pas nisjes së mbledhjes Gruevski ëhstë larguar duke e lënë atë që ta udhëheqë Zëvendëskryeministri Zoran Stavrevski.

BDI-ja konteston 50 dispozita në këtë enciklopedi duke kërkuar njëherësh që akademiku Bllazhe Risteski të japë dorëheqje nga funksioni redaktor kryesor në Enciklopedinë maqedonase, pasi ai paralajmëroi se në botimin e korrigjuar nuk do të bëhen korrigjime të mëdha në dispozitat të cilët janë ofenduese për shqiptarët. Përveç reagimeve të ashpra ndaj ASHAM-it, BDI-ja edhe më tej insiston që edhe Qeveria të distancohet nga pjesët kontestuese në Enciklopedi me çka kanë filluar të përkeqësohen marrëdhëniet në koalicionin qeverisës me VMRO-DPMNE-në.

BDI-ja kërkon tërheqjen e tërësishme të enciklopedisë dhe formimin e një një këshilli të ri redaktues në të cilin akademikë dhe profesorë shqiptarë do të marrin pjesë në përgatitjen e dispozitave që kanë të bëjnë me shqiptarët.

Ndryshe, deri më tani kryeministri Gruevski dhe institucionet shtetërore nuk janë distancuar nga Enciklopedia e cila shtrembëron historinë e shqiptarëve dhe ofendon popullin shqiptar me gjuhën e urrejtjes.

Edhe përskaj reagimeve të ashpra nga faktori politik shqiptar, intelektual dhe ai civil në Maqedoni, si dhe nga SHBA-të, Britania e Madhe dhe nga vendet fqinje si Shqipëria, Kosova dhe Bullgaria akademikët maqedonas mbeten edhe më tej në qëndrimin se në enciklopedinë maqedonase duhet bërë vetëm disa korrigjime por assesi tërheqje të saj, gjë me të cilën nuk pajtohen shqiptarët. (INA)

DICITURAT NE GALERI – FOTO

Bekim Fehmiu
Xhejms Belushi
Eliza Dushku
Luan Bexheti
(Shekulli)

UvftrRX5A0U

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25709. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25709

Top