Dynamite
Forumium praecox

Intro Creative dhe studio “Galax” në bashkëpunim me Ardian Lezin së shpejti do të lansojnë filmin më të ri shqiptar të titulluar “Fjala e Fundit”.
Filmi vjen në regji të Veton Shalës dhe me skenar të Albert Bytyçit, ndërsa tematika kryesore është jeta aktuale e të rinjve kosovarë.Ky film trajton jetën e një djaloshi, i cili kërkon me çdo kusht të gjejë autorin e vrasjes, i cili e ekzekutoi të dashurën e tij.
Autori i vrasjes është një narkoman që dikur ishte i dashuri i saj, derisa ajo zbulon se të dashurin e ka narkoman dhe largohet nga ai, kurse ajo fillon një jetë të re me një të dashur të ri, që quhet Adriatik.
Një ditë, Adriatiku dëshiroi t’i propozonte fejesë të dashurës së tij Albanës, por kjo dëshirë nuk iu realizua kurrë, sepse ish i dashuri vjen për t’iu hakmarrë Adriatikut dhe në vend të tij qëllon vajzën, e cila humb jetën.
Hakmarrja tani mbeti opsion i vetëm. Adriatiku niset me dy shokët e tij, Edin dhe Besin që ta gjejnë autorin e vrasjes, ndërsa një ditë ia arrijnë qëllimit – i vihen pas teksa ai ka ikur në një shtëpi të braktisur ku po qëndronte me narkomanët tjerë. Aty hynë Edi dhe Besi, kurse çfarë ndodh brenda në shtëpi... ndiqeni filmin, i cili do të lansohet së shpejti...
Xhirimet e filmit “Fjala e Fundit” janë bërë në lokacione të ndryshme, duke përfshirë Prishtinën, Therandën me disa fshatra dhe Prizrenin.