Së shpejti dënime të ashpra për dërgim të porosive spam

Së shpejti dënime të ashpra për dërgim të porosive spam

f.1009112738162_m.jpg

Komisioni Evropian u ka bërë thirrje shteteve anëtare të Bashkimit Evropian që në mënyrë sistematike të dënojnë ashpër personat përgjegjës për dërgimin e porosive kompjuterike të padëshiruara (spam), i cili është një problem që mundon madje 65 për qind të banorëve të shteteve evropiane.

“Edhe pse spami është ndaluar që prej vitit 2002, porositë e padëshiruara elektronike ende vazhdojnë ti pranojnë 65 për qind e qytetarëve të BE-së”, ka deklaruar komisarja evropiane e ngarkuar për këtë problem Vivian Reding.

“Na duhet të përshpejtojmë luftën kundër spamit, e shtetet anëtare të BE-së duhet të rishikojnë masat ligjore me të cilat do të dënonin ashpër ata të cilët dërgojnë spam”, thuhet në deklaratën e komisares evropiane.

Rezultatet e një analize të cilën e ka kryer Komisioni Evropian tregojnë dallime të theksuara në numrin dhe llojin e dënimeve për ata të cilët dërgojnë spam. Numri më i madh i dënimeve është regjistruar në Spanjë dhe në Sllovaki 39, derisa në Rumani vetëm 20.

Më së ashpri dënohen personat në Holandë ku dënimet shkojnë deri në një milionë euro, derisa në Itali 570.000 euro e Spanjë 30.000 euro.

Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=1428. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=1428

Top