Rusia për herë të parë nuk përjashton sanksionet kundër Iranit

Rusia për herë të parë nuk përjashton sanksionet kundër Iranit

Kremlin_riverview-300x175.jpg
Në konfliktin për programin atomik iranian, Presidenti rus Dmitri Medvedev, për herë të parë nuk përjashton sanksionet e tjera kundër Teheranit. Pas një takimi me Presidentin amerikan Barack Obama, në kuadër të takimit të asamblesë të përgjithshme të OKB-së, Medvedev tha se masat ndëshkuese mund të ishin të nevojshme, ne rast se Irani nuk e redukton programin e tij nuklear. Presidentët theksuan në të njëjtën kohë, se fillimisht do t’i japin prioritet rrugës së negociatave. Të pesë fuqitë me të drejtë vetoje në KS dhe Gjermania theksuan në një deklaratë të përbashkët, se në bisedimet me një tetor në Gjenevë presin nga Irani përgjigje të detajuara për çështje akoma të hapura të programit atomik.</p>

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22903. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22903
 
Top