Rumania bojkot shtetit te Kosoves

Rumania bojkoton Samitin e Varshavës në shenjë proteste ndaj pjesëmarrjes së Kosovës

Rumania konfirmoi se presidenti i saj, Trajan Bashesku, nuk do të marrë pjesë në Samitin e Varshavës, në shenjë proteste ndaj pjesëmarrjes së Kosovës. "Rumania nuk mund të jetë prezente në një ngjarje me një entitet të panjohur", thuhet në njoftim.


Shteti rumun është njëri nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Pjesëmarrjen në takim, për shkak të prezencës së Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, do ta bojkotojë edhe Serbia. Samiti i Varshavës mbledh liderët e shteteve të Evropës qendrore si dhe presidentin amerikan, Barak Obama.
(Shekulli 26/05/11)
Keta Rumunet si e kane hallin?
 
Top