Rryma Politike Katolike Shqiptare
Rryma Politike Katolike Shqiptare
Shkruan prof.Dr.Hysamedin Ferraj
Fondamentalizmi katolikocentrist po bëhet secilën herë më iracional ndër shqiptarët ose thënë më popullorçe, katolikocentrizmin po e lënë mendtë. E kanë lënë mendtë jo pse bën thirrje që njërzit me përkatësi të tjera fetare të kthehen në katolikë, sepse përfaqësuesit e çdo besimi i ftojnë të tjerët të përqafojnë besimin e vet. Por e kanë lënë mendë, së pari, sepse tregohet më agresiv se e ka fuqinë e kjo i kthehet si bumerang në dëm të vet dhe, së dyti, sepse këtë thirrje përpiqen ta arsyetojnë më një ‘reason d’nation’, më arsye kombëtare.
Prandaj, në këtë shkrim do të tregohet në vija mjaft të përgjithshme se si brenda katolicizmit në shkeuj ka ekzistuar një rrymë politiko-fetare që u ka sjellë dëme të mëdha shqiptarëve; se veprimtaria e sotme katolikocentriste është vazhdim i kësaj rryme; se si përpjekja për të legjitimuar veprimtarinë e vetë me ‘arsyen kombëtare’ është krejt iracionale etj. Por para se të shqyrtohen këto çështje me rëndësi të madhe për jetën e shqiptarëve, nga konceptimi dhe qëndrimi ndaj të cilave varet shumë nëse shqiptarët do të bëjnë një jetë më të mirë apo edhe më të keqe le të fillohet si hyrje me një dukuri të çuditshme të ditëve më të fundit.
Çuditja me të çuditurit
Për median, analistët, ‘intelektualët’ dhe forcat ‘politike’ në Shqipëri u duk si një çudi, si një rrufe në të kthjellët shpërndarja e një trakti antimysliman në Shkodër dhe një shpërthim pranë bustit të Gjergj Fishtës. Por, për t’u çuditur është vetëm me këtë çuditje të ‘politikanëve’, ‘analistëve’, ‘intelektualëve’ dhe medias shqiptare. Në Shqipëri ka dhjetë vjet që shpërndahen ‘trakte’ si ky që u shpërnda në Shkodër, shpërndahen legalisht në dhjetramijë kopje, në gjithë vendin, në gazetat më të mëdha të vendit, në gazetat e forcave kryesore ‘politike’ dhe në gazetat ‘e pavarura’, shkruhen e shpërndahen libra qindra faqesh e mijëra kopjesh, transmetohen emisione televizive e rediofonike. Veç disa intelektualëve dhe veprimtarëve të rrethuar rreth ‘Rimëkëmbjes’, dhe veçanërisht kryetari i saj, Abdi Baleta, ndaj kësaj fushate antimyslimane nuk ka kundërvepruar gati askush. Ndërsa tani ‘analistët’, ‘intelektualët’, media, ‘politikanët’ çuditen e bëjnë zhurmë për një trakt të shpërndarë ilegalisht, vetëm në një qytet dhe vetëm në disa qindra, ndoshta mijëra kopje.
Në trakt nuk ka asnjë ide dhe as intensitet urrejtjeje e konfliktualiteti më të madh se në artikujt e gazetave, librat, emisionet e medias elektronike që të ngjallnin reagim më të madh se keto. Trakti bën thirrje për kthimin masiv të shqiptarëve në katolik ‘për arsye kombëtare’; nxitë urrejtje ndaj islamit si besim; e lidh besimin islam dhe institucinet e tij (xhamitë etj.) me terrorizmin ‘fondamentalist islamik’; glorifikon disa figura katolike; bën thirrje të largohen nga figurat qëndrore të nacionalizmit shqiptar e të Lidhjes Shqiptare të Prizerenti si Ymer Prizereni, Sami Frashëri etj.
Por të gjitha këto ide e thirrje dhe, me po kaq intensitet urrejtës janë shfaqë legalisht, publikisht në gazeta, libra, media elektronike etj., që dhjetë vjetë në Shqipëri. Trakte si ky dhe ide si këto janë shkruar nga shkrimtarë, studiues, politikanë, gazetarë të njohur e të panjohur. Kështu, thirrjen për kthimin masiv të shqiptarëve në katolik, ashtu si në trakt, ka mbi dhjetë vjetë që e ka bërë Ismail Kadare. Ai është pasuar nga një varg paseusish të njohur e të panjohur. Ashtu si trakti, edhe Kadare dhe pasuesit e tij janë përpjekë të legjitimojnë thirrjen prozelitike me ‘arsyen kombëtare’: se Evropa nuk na mbështetë pa u kthyer në katolik. Trakti, siç u tha, e lidhë besimin islam dhe institucionet e tij me terrorizmin ‘forndamentalist islamik’. Por këtë e ka bërë gati që dhjetë vjet më parë Neshat Tozaj në gazetën “Zëri i Popullit” (10.1.1995) në artikullin “Shqipëria një depo municioni islamik?” dhe para e mbas tij kjo ka qenë propagandë e përditshme e shtypit në Shqipëri.
E gjithë kjo propagandë antimyslimane është përmbledhë e shpërnda në Shqipëri në një libër prej 330 faqesh të shkruar nga Kastriot Myftaraj: “Nacional-islamizmi shqiptar baleta&feraj”, dhe është vënë në qarkullim njëkohësisht me hedhjen në qarkullim të traktit në Kosovë. Ngjashëmria ndërmjet traktit dhe librit është fantastike. Ashtu si trakti, edhe libri e lidhë besimin islam me terrorizmin.
Ashtu si trakti edhe Myftaraj bën thirrje për konvertim masiv të shqiptarëve (gegë) në katolik duke e bazuar në ‘arsyen kombëtare’, sepse Evropa nuk i përkrah shqiptarët pa këtë konvertim. Shqiptarët ndodhen para alternativës: ‘ose islamin, ose shtetin e bashkum nacional shqiptar’ (ff. 91). Ashtu, dhe më vrazhdë se trakti, libri fallsifikon dhe sulmon përmbajtjen e islamit. Sipas traktit ‘feja islame është fe e dhunës, krimit, drogës, prostitucionit dhe prapambeturisë’. Sipas Myftarajt feja islame është fe e poshtnimit njerëzor: “Që islami është fe e poshtnimit njerëzor, kjo kuptohet dhe nga fakti që ajo ka adoptu për ritin e faljes, ranien përmbys” (f.102). Po ashtu sipas Myftarajt feja islame është totalitariste dhe fashiste: “islami në thelbin e vet asht një fe totalitariste” (f.110 etj.) dhe fashiste (ff.111-112). Ashtu si trakti edhe libri sulmon disa figura qëndrore kombëtare të shqiptarëve. Trakti u bën thirrje shqiptarëve: “mos shkoni pas mashtrimeve të dijetarëve të rrejshëm të asaj kohe, të homoseksualëve siç ishin Sami Frashëri, Ymer Prizereni etj.”. Edhe Myftaraj në librin e vet sulmon përfaqësuesit e nacionalizmit shqiptar, veçanërisht Hasan Prishtinën (ff.277; 301 etj.) që vijoi programin e Pashko Vasës, Sami Frashërit e Ymer Prizerenit. Trakti ashtu si libri i Myfatrajt glorifikon figurat politike sipas kriterit fetar katolik. Sipas traktit: “edhe një herë ju ftojmë të ktheheni tek burimorja – tek feja e të parëve e të mos tradhtoni Gjergj Kastriotin, nënë Terezën, Pjetër Bogdanin”. Ashtu edhe Myftaraj glorifikon Skënderbeun, Pjetër Bogdanin dhe, natyrisht, nënë Terezën, të cilës, i ka kushtuar një libër tjetër të plotë.
Megjithëse më i vrazhdë, me më shumë shpifje dhe urrejtje ndërfetare dhe në më shumë kopje e faqe se trakti, ndaj librit të Myftarajt dhe njerëzve që kanë filluar ta shpërndajnë ‘fshehurazi’ si trakt nuk kanë reaguar negativisht as media, as politikanët, as intelektualët veç disa njerëzve të rrethuar rreth ‘Rimëkëmbjes’.
Teza si të traktit e të librit të Myftarajt kanë hedhë vetë politikanët më me ndikim në jetën fatkeqe të shqiptarëve: Fatos Nano dhe Sali Berisha. Para se Myftaraj të shkruante librin ku përpiqet të fshij historinë mbi 500 vjeçare shqiptare duke e thjeshtuar në histori vetëm të katolikëve, Fatos Nano, pat bërë thirrjen “të fshihen 555 vjet histori të shqiptarëve”. Në përgjigje të kësaj thirrjeje dhe si zelltar i devotshëm i Nanos, Kastriot Myftaraj, i është vënë punës menjëherë të fshij 555 vjet të historisë shqiptare, punë të cilën e ka përfunduar në librin “Nacional-islamizmi shqiptar baleta&feraj” disa muaj mbas thirrjes së Nanos.
Edhe Sali Berisha në ballafaqimin televiziv me Nanon u pajtua me tezën e Nanos për fshirjen e 555 vjetëve histori dhe jetë shqiptare. Berisha tha se flamuri shqiptar është flamur i krishterimit duke e tjetërsuar kështu falmurin kombëtar të shqiptarëve nga kombi dhe duke e njohur si flamur fetar. Kështu, sipas tij, del se Shqipëria përfaqësohet në OKB etj., me flamur fetar. Ashtu si Nano dhe Myftaraj, përkatësinë evropiane të shqiptarëve Berisha u përpoq ta mbështesë në një element të vetëm kulturor, në fenë katolike. Sipas Berishës prova se shqiptarët janë evropian është qenia e tyre i vetmi popull katolik në Pernadorinë Bizantine. Ashtu, si Nano, si Berisha, që të dy, mendojnë se për të dëshmuar përkatësinë evropianë të shqiptarëve duhen fshi 555 vjet histori dhe, mbi të gjitha, jetë e shqiptarëve, për t’u rilidhë me periudhën e Perandorisë Bizantine.
Nuk është aq e rëndësishme se tezat e Berishës nuk janë të sakta: a) se në kohën e vet flamuri i sotëm shqiptar ka qenë flamur i vetëm një princi shqiptar (Skënderbeut), meqenëse principatat e tjera kishin flamujt e vet dhe, b) as në kohën e Skënderbeut, dhe aq më pak sot, flamuri nuk kishte asnjë simbol fetar sepse përbëhej nga shqiponja (simbol totem, jo kristian) dhe ylli i Davidit (simbol jokristian). Po ashtu shqiptarët nuk kanë qenë në shumicë katolike, dhe as të vetmit, as në periudhën e Perandorisë Bizantine. Shqetësimi i Berishës nuk është saktësia e pohimeve, por programi politik që bartin e mbështesin. Prandaj për ‘eruditin’ Berisha, nuk është kryesore padituria e tij. E rëndësishme është se nga pohimet e Berishës provohet: a) se Berisha ose i është nënshtruar presionit katolikocentrist, ose i ka përbrendësuar vetë ndjenjat dhe qëndrimet katolikocentriste. b) E rëndësishme është se edhe Berisha i bashkohet thirrjes së Nanos për të fshi 555 vjet histori e jetë shqiptare që të kthehen tek Perandoria Bizantine. c) E rëndësishme është se me ndikimin që ka Berisha në Partinë Demokratike e ka kaluar këtë parti në programin politik dhe synimet e katolikocentrizmit shqiptar. d) Katolikocentrizmi i PD bashkohet me ortodoksinë e Nanos sipas modelit të bashkimit të Aurel Plasarit (ortodoks) me Zef Pëllumbin (katolik), e krsitianizmit (katolicizëm + ortodoksizëm) kundër myslimanizmit, çka shpejgon edhe dashurinë e veçantë të PD e Berishës për Plasarin.
Mbas gjithë kësaj veprimtarie antimyslimane dhjetvejçare, publike, masive, agresive, politike dhe publicistike është çudi të çuditesh për një trakt që, në krahasim me to, është i parëndësishëm. Dhe çudia me të çuditurit vërtetë ka bazë, sepse të çuditurit vetë kanë shkruar e shpërndarë ‘trakte’ d.m.th. libra, gazeta, emisione në median elektronike dhe në programet politike partiake e jopartiake njëlloj si trakti i fotokopjuar. Çudia bëhet edhe më e madhe sepse gazeta ‘Rimëkëmbja’ (15.1.2001) e kishte botuar traktin mbas shpërndarjes në Kosovë dhe kishte paralajmëruar për rrezikun e tij duke treguar edhe njëherë se është shumq para gjithë të tjerëve në konstatimin e vprimtarive antishqiptare dhe në luftën kundër tyre.
Kundërshtim dhe vijim i traktit
Media dhe politikanët u treguan të ndjeshëm ndaj një trakti të hedhur ilegalisht, në pak kopje dhe jo më konfliktuoz a antimysliman se shkrimet e vetë medias dhe mendimet e politikanve kryesor. Por në reagimet kundërshtuese konstatohej edhe njafër vazhdimi i propagandës së traktit. Këtu nuk është vendi të analizohen të gjitha ‘kundërshtimet’ dhe vazhdimet e traktit nga media shqiptare, por vetëm do të paraqiten vetëm disa të tilla sa për të tërheqë vëmendjen e të interesuarve dhe veçanërisht shqiptarëve.
Kështu, të ngarkuarit nga shteti për të luftuar veprimtaritë antishqiptare, policia dhe organe të tjera, u duken krejt të befasuara nga shpërndarja e traktit. Shpërndarjen e traktit fillimisht e morën si diçka joserioze dhe si lojë adoleshentësh: “autoritetet policore fillimisht deshën ta kalojnë ngjarjen pa bujë. ‘Ka shumë mundësi që të ketë qenë një lojë adoleshentësh’ – u shpreh të dielën pasdite një nga krerët e Rendit” (“Ballkan”, 12.02.2002, f.9). Ka dy mundësi: Ose krerët e rendit ishin vërtetë të befuasuar, nuk e kishin pritë këtë veprimtari, dhe atëherë mbajnë përgjegjësi (edhe ligjore) pse nuk kanë informacion për veprimtaritë antishqiptare me karakter politiko-fetar. Kjo përgjegjësi nuk mund të anashkalohet sepse janë organe të ngarkuara, sepcializuara e të paguara për të zbuluar këto veprimtari edhe kur askush tjetër mund të mos di gjë për to. Sepse, siç u tha më lartë, kjo është një veprimtari e dendur dhe legale në Shqipëri që dhjetë vjet e se, për më tepër, gazeta ‘Rimëkëmbja’ pa qenë organ i specializuar dhe me mundësitë e organeve shtetërore për zublimin e këso lloj veprimtarishë edhe e kishte botuar traktin, edhe kishte paralajmëruar për rrezikun e tij. Ose, mundësia e dytë, dhe më e besushme mbetet mundësia që organet shtetërore të kenë pasë dijeni për këto veprimtari, por janë përpjekë ta fshehin atë, ta quajnë ‘lojë adoleshentësh’ për ta mbrojtë duke dëshmuar kështu se janë bashkëpunëtor me shpërndarësit e trakteve dhe të antimyslimanizmit.
Edhe media, ndonëse në dukje e kundërshtoj zhurmëshëm, gjeti mënyra ta vazhdoj politikën e traktit. Kështu ndryshe nga rastet që kur shprehen kundër myslimanizmit ‘gazetarët’, ‘politikanët’ e ‘intelektualët’ përdorin gjithnjë emërtimi ‘fondamentalizëm islamik’, për traktin katolik që shfaqej aq vrazhdë e dhunshëm kundër myslimanizmit thuhej vetëm ‘trakt fondamentalist’ pa cilësorin katolik. Në editorialin e gazetës “Ballkan” 12.02.2002) shkruhej: “Fondamentalizmi i pafshehur, me stil të hapur dhe arrogant u shfaq të dielën, kur një trakt...”. Editorialisti nuk dëshiron (ndoshta nuk guxon) të thotë ‘fandamentalizmi katolik’ por e le pa cilësor, thjesht fondamentalizëm, sikur të ishte fondamentalizëm ekologjistësh, a budistësh, a alienësh etj. Editorialisti ka frikë nga përdorimi ose se mos futet në perdorim termi i saktë që i përgjigjet veprimtarisë katolikocentriste shqiptare: fondamentalizëm katolik.
Gazeta që gati me zor dhe kundër vullnetit e shprehi kundërshtimin ndaj traktit dhe politikës së tij fondamentaliste katolikocentriste ishte gazeta e Partisë Demokratike, ‘Rilindja Demokratike’. Kështu, derisa gati gjithë gazetat i kishin kushtuar nga dy faqe ‘kundërshtimi’ rrezikut që paraqet politika e traktit, RD i kishte dhënë vetëm gjysëm faqeje dhe atë vetëm me deklarat të thata e formale të drejtuesve lokal të PD-ës. Ky qëndrim i gazetës është shprehje e politikës së Berishës për të parë falmurin shqiptar si falmur të katolicizmit.
“Analistët’ e gazetës ‘Korrieri” si përherë edhe të paaftë edhe keqdashës ndaj shqiptarëve e shpjegojnë shpërndarjen e traktit me krizën qeveritare: “Këtë herë kjo mund të shpjegohet me krizën qeveritare apo me masat shtërnguese të policisë për kriminalitetin në këtë zonë” (12.02. 2002, f.11). “Korrieri” kështu përpiqet të fsheh propagandën antimyslimane dhjetëvjeçare në të cilën vetë kjo gazetë përpiqet të ze vend të parë. Propaganda dhjetëvjeçare nuk mund të shpjegohet me krizën qeveritare të kohëve të fundit. As thirrjet e Nanos për të fshi historinë 555 vjeçare të shqiptarëve, as tjetërsimi i flamurit nga Berisha, as thirrjet për konvertim në katolik dhe presioni arrogant ndaj myslimanëve nga ana e Kadaresë, Tozajt, Blushit, Mirditës, Sedajt etj., etj., filluar para dhjetë vjetësh e përsëritë gati çdo ditë nga gazetat dhe media elektronike nuk mund të shpjegohen me krizën e fundit qeveritare. Por analistët e “Korrierit” dihet se janë edhe keqdashës, edhe të paaftë.
‘Korrieri” ashtu si trakti bën vetë propagandë fetare kur poetin kombëtar Gjergj Fishtën e quan përfaqësues të fesë kristiane: ‘u hodh një granatë pranë një monumenti të një përfaqësuesi të fesë kristiane’ (“Korrieri, 12.02.2002). Gjergj Fishta për shqiptarët nuk është përfaqësues i fesë kristiane, por është përjetuar si përfaqësue i nacionalizmit shqiptar dhe është mbështetë nga myslimanët po aq sa nga katolikët me prirje nacionaliste.
Pse sulmohet Fishta nga katolikët?
Si organet shtetërore, si komentatorët e ndryshëm traktit dhe shpërthimit afër bustit të Fishtës bashkohëshin në konstatimin se të dy veprimet janë kryer nga e njëjta qendër. Kjo është një qëndrim i drejtë i tyre, në ndryshim nga qëndrimet e tjera si vijimi i traktit duke ‘e kundërshtuar’ apo përpjekje për mbrojtjen e tij (tyre) që u përmenden më lartë. Çka mbetet për t’u shpjeguar, megjithkëtë, është pyetja se pse rryma fondamentaliste katolikocentriste e sulmon Fishtën. Përgjigja në këtë pyetje kërkon njëfarë njohurie të përgjithshme të rrymave politike brenda vetë katolicizmit shqiptar.
Përgatiti:Sabri Selmani
Gjermani