Rruga e Shkodres ne Beograd

scadarsko

Locus omnem
SERBI/ Skadarlija dhe Pallata Albanije janë vetëm dy nga objektet me emra shqiptarë në shtetin serbSHKODËR - Për këdo që shëtit në rrugët e Shkodrës, është bukur të shohë ruajtjen e traditës për të cilën banorët e kryeqendrës së veriut mbeten krenarë. Ndër to është edhe kalaja e Rozafës.
Por që ngjashmëria e historisë së saj të bënte që edhe një rrugë në kryeqytetin e Serbisë të merrte emrin Rruga e Shkodrës, kjo dihet nga pak njerëz. Në fakt, një gjë e tillë është më se e vërtetë dhe e njohur nga vetë serbët e Beogradit.
Rruga me emrin "Skadarlija" (që e përkthyer do të thotë "Shkodrani") njihet nga të gjithë si Rruga e Shkodrës. Ajo ndodhet në qendër të Beogradit, pranë Teatrit Kombëtar. Si e tillë, kjo rrugë njihet nga shumë artistë, të cilët kanë jetuar në të.
Mësohet gjithashtu se ajo ka qenë një pikë orientimi e të gjithë bohemëve, artistëve dhe poetëve gjatë shekullit XIX dhe XX në këtë pjesë të Evropës. Ajo çka e bën edhe më të veçantë këtë rrugë është mënyra se si emri i saj lidhet me Rozafën, gruan e murosur në kala. Sipas një legjende, në këtë rrugë shumë shekuj më parë ka jetuar një grua shumë e varfër së bashku me dy fëmijët e saj.
Me kalimin e viteve, fëmijët largohen: djali bëhet mendimtar i madh, ndërsa e bija princeshë dhe martohet në një vend tjetër të botës. Gruaja mbetet e vetme në këtë kodër dhe, sipas legjendës, lotët rrjedhin dhe krijohet përroi. Lidhja mes lotëve dhe qumështit të gjirit në murin e kalasë së Rozafës kanë nxjerrë ngjashmëritë për emërtimin e kësaj rruge, emër të cilin e ka marrë në vitin 1872, me planin e ri urbanistik të Beogradit, të cilin e mban edhe sot.
Kjo rrugë e thjeshtë me shtëpi njëkatëshe, e rrethuar me pemë dhe lule, u kthye në një strehë dhe pikë orientimi për njerëz përparimtarë të popullit serb. Ajo ka një gjatësi prej 500 metrash. Në fillimin e shekullit të kaluar, kur Beogradi kishte 600 000 banorë dhe rreth 300 klube, në këtë rrugë kishte rreth 10 të tilla.
Duke qenë se ndodhej edhe pranë shtypshkronjave dhe redaksive të gazetave, shumë nga shkrimet e mëdha të asaj kohë janë shkruar pikërisht në tavolinat e këtyre klubeve. Shkrimtari kroat, Antun Gustav Matosh, mysafir i shpeshtë i klubeve të Rrugës së Shkodrës, thotë se historia e bohemëve duhej të ishte edhe historia e letërsisë jugosllave.
Duke qenë se shumë nga artistët e Beogradit kishin kontakte të vazhdueshme me Perëndimin për shkak edhe të angazhimit të tyre artistik, shumë nga artistët e njohur botërorë kanë qenë frekuentues të rregullt të klubeve të rrugës "Shkodrani".
Me përfundimin e luftës së dytë botërore, kjo rrugë mbeti e paprekur nga bombat. Por rreziku i modernizimit i kanoset vazhdimisht. Një ese e arkitektit Ugljesha Bogunoviq, e botuar në të përditshmen "Politika" të vitit 1957, shpreh interesimin e madh që këtë pjesë të qytetit ta kthejnë në zonë muzeale të mbrojtur duke e krahasuar me "Monmartri" në Paris, strehë e poetëve të varfër, piktorëve dhe të gjithë bohemëve, me çmime të ulëta strehimi dhe ushqimi, e që sot është një pjesë elitare e kryeqendrës franceze, kështu që në pjesën e vet turistike Beogradi do të ishte mjaft tërheqës.
Në vend të mbulesave të arnuara të tavolinave, sot kjo pjesë e Beogradit përbëhet nga restorantet elitare, të cilat edhe sot frekuentohen nga ajo elitë intelektuale e Beogradit.
Rruga e Shkodrës është një emër mjaft i përdorur në shumë qytete të ish-Jugosllavisë, që tregon edhe një herë se kryeqendra e veriut ka qënë dhe vazhdon të jetë një nga pikat orientuese në shenjë nderimi dhe bashkëpunimi që shqiptarët kanë ofruar gjithmonë me fqinjët.
Gjithashtu në qendër të kryeqytetit serb ndodhet pallati i njohur ndryshe si "Pallata Albanije", historia e të cilit daton në vitin 1840, e njohur në atë kohë si "Kafe Albanija". Në fillimin e Luftës së Parë Botërore lokali është quajtur " Kafja tek Shqipëria". Në vitin 1940 në themelet e kësaj kafeje është ndërtuar një godinë e re dhe ndryshon duke u kthyer në Bankën Hipotekuese të Serbisë. Simon Gjençiq, sekretar i Ministrisë së Diasporës në Serbi, shprehet se "shumë nga objektet të rëndësishme në Beograd mbajnë emra shqiptarë dhe janë objekte të rëndësisë së veçantë për Serbinë, si për shembull Pallati i Shqipërisë, të cilin mbreti Aleksandër në shenjë respekti për popullin shqiptar e ka ndërtuar në vitin 1940, e po kështu rruga "Shkodrani", një qendër e vërtetë kulturore e rëndësishme për kulturën serbe
 
Top