Rrugët janë të njejta!

bona

Primus registratum
Re: Rrugët janë të njejta!

po , rruget jane te njejta por se mora vesh se kur u nisem te gjithe bashke shume i lashe pas por me shume shkuan me perpara se mua. dhe mundohem ti arrij dhe kur u nisem rruget u duken njesoj por kur ktheva koken pas ishin the ca rruge te tjera qe nuk dukeshin nga poshte ku isha . tani po te dua te kthehme mprapa ta nis the nje here nga fillimi keto rruge marrin kohe te kalosh mbi to the kohen nuk e kthej dot pas, kohen, kohen si ta kthej pas...
 

Ema

Goddes
Re: Rrugët janë të njejta!

Dje kam ecur ne nje rruge me peme nga te dyja anet,me gjelberim e me gjethe qe feshferinin tek veshet e mi.Dukej sikur ish rruge qe hapte dyert e parajses.Dukej si copez filmi apo dicka e ngjashme.
Me zemer te ndrydhur... :shrug:
 

Anana

Primus registratum
Re: Rrugët janë të njejta!

Fillimisht postuar nga alma negra:
[qb] rruget nuk jane te njejta. Mund te kemi nje rruge te perbashket: Jeten, po secili nga ne zgjedh menyren e vet per te shkuar gjer ne fund. Disa zgjedhin rrugicat e ngushta me kalldrem, disa autostradat e gjera ku ecet me shpejtesi sketerre. Ka dhe nga ata qe nderrojne rruge here pas here...
Rruga ime,
ah rruga ime nuk eshte e njejte me tenden. Do kisha dashur shume te ishte, me shume se cdo gje tjeter, sepse ne kete menyre do te mund te mbeshtetesha tek ti, kur te lodhesha, por ja qe udhekryqi ishte krejt i rastesishem, u poqem, u pame, u llafosem, e me pas secili ne rruge te vet, pa kthim prapa, pa asnje pishman!
Ndodh te rimendoj situaten, dhe se si do kishte qene rruga me ty, por tani eshte thjesht nje matriks imagjinar ne mendjen time, ashtu si shume te tjere, qe me vine ne mendje pa lidhje, pa kuptim, thjesht kujtim.
Nganjehere arrij deri aty sa te mendoj se ne nje jete tjeter, e kemi bere kete rruge te gjithe bashke, por per mua, qe kam besim kaq te zbehte, kjo do te ishte e tepert!!!
Nejse, un vazhdoj te eci, perpara! Ndaloj sa per te marre fryme! Por ne momentin qe ndaloj me kaplon frika, frika e te qenit vetem ne kete rruge te madhe, frika se dikush do me vije nga pas e do me vrase, thjesht sepse i kam zene rrugen, keshtu qe ngrihem perseri, dhe eci! Eci pa kthyer koken prapa! Pa i dhene shkas fantazmave te mendoje se me ka futur friken!
Rruga eshte e imja persa kohe jam duke ecur, sepse rruget jane bere per te ecur, e une eci...eci...eci... [/qb]
E bukur kjo :wave:
 

Simpatikja.

Primus registratum
Re: Rrugët janë të njejta!

Nuk mendoj se rruget jane te njejta!Perkundrazi rruget jane te ndryshme,po ashtu edhe menyra qe zgjedhim per te ecur mbi to eshte ne varesi te rruges ku ecim...! :rolleyes:
 

olti

Neo
Re: Rrugët janë të njejta!

Jeta eshte si uji i nje lumi, i cili ka nje burim dhe fillese si dhe nje fund te percaktuar. Jeta eshte si uji i nje lumi qe rrjedh ne shtratin e tij, qe eshte here i drejte dhe i qete dhe here me kthesa, shkebinj, dallge dhe ujvara.

E tille eshte jeta dhe te gjithe e kalojme ate neper shtratin e saj plot variacione. Te gjithe i kalojme momentet e qeta, po ashtu dhe kthesat me dallge.

Rruget jane te njejta; menyrat se si i kalon secili ato jane te ndryshme!
 

jim_albanian_morrison

Primus registratum
Re: Rrugët janë të njejta!

per mua ka vetem nje rruge qe eshte jeta,por ka shume korsi,ka nje postobllok qe eshte vdekja e disa polic qe te kontrollojne pastaj rruga vazhdon serisht por vetem me dy korsi dhe pa asnje postobllok kaq.
 

jady

Primus registratum
Re: Rrugët janë të njejta!

hi te gjithve !!!!!
Rruget jane te njejta deri ne adoleshence ........pastaj fillojne kalldremet dhe rrugicat , skenat dhe mbrapaskenat , pra me pak fjale deri ne adoleshence mesojme rrugen e lopeve pastaj rrugen e dhive , dikujt i hecen vaj dikujt tjeter me pak , dikush ngrihet e dikush bie , pra me pak fjale rruget nuk jane te njejta........
 

jim_albanian_morrison

Primus registratum
Re: Rrugët janë të njejta!

Fillimisht postuar nga Iola:
[qb]
Fillimisht postuar nga vetem_TI:
[qb]
Fillimisht postuar nga Iola:
[qb] crendesi ka nese jane te njejta apo jo....ato fundojne te gjitha ne varreza [/qb]
ka rendesi per ate cka quhet mbas vdekjes. [/qb]
ah nuk e dija qe po flisnim dhe per me tutje ...por thone qe ndahen te jete e vertet valle??? :rolleyes: [/qb]
po ne dy pjese siguro.
 

ekris

Primus registratum
Re: Rrugët janë të njejta!

Rruga përcaktohet nga qëllimi.
Shtrohet pyetja : Cila është masa për masë ?
Kërkimi i një ekulibri të përshtatshëm , praktik, midis vullnetit të lirë dhe përcaktimit ,thirrjes dhe arsyes , kësaj bote dhe tjetrës , besimit dhe punës , egoizmit dhe altruizmit njerzor.
Dëshirat dhe nevojat njerzore : fizike ,emocionale , spirituale dhe intelektuale.
Rruga e mesme !
 

Joy

Primus registratum
Re: Rrugët janë të njejta!

Ndoshta rruga qe eshte te njejte per te gjithe ne eshte vetem ajo e - vdekjes
Te gjithe heret a vone do te perballemi me te....por me vjen keq te them se eshte e vetmja rruge qe na bashkon
Rruget e tjera te jetes?
Ato i zgjedhim sipas deshirave tona, nga imazhi qe duam te leme pas, cfare duam te leme pas...

Jeta qe jetojme eshte shume kaotike sepse rruget jane te pafundta....por vetem njera na
"bashkon"
 

Wii

Grupi i të moçmëve!
Rruget nuk jane te njejta...perndryshe nuk do kryqezohesha me rrugen tende.
Rruget nuk jane te njejta...behen te njejta kur fillojme te mendojme njelloj njeri me tjetrin :)
Rruget nuk jane te njejta...behen njelloj kur dikujt i thua "Te dua" dhe vendos te behesh bashkeudhetar me te...
Rruget nuk jane te njejta...behen kur kerkon nje ndryshim, kerkon nje qetesi ne shpirt dhe kur e gjen, je gati te ndryshosh rrugen tende per te marre nje rruge tjeter...
Rruget nuk jane te njejta...sepse secili prej nesh eshte unik!
 

hareid

Papirus rex
Rruget jane te shumta. Nganjehere ne rruget tona te gjata devijojme, dalim nga autostrada neper rruge njedrejtimshe, ecim vetem perpara pa kethim prapa. Edhe me keq eshte kur devijimi yne nga autostrada na dergon neper rrugicat qorre, ku s'mund te ecim as para dhe as mbrapa .
Rruga me e mire eshte, rruga modeste. Mos kerko ate qe nuk mund t'a arrish, por mos u dorezo vetem me ate qe e ke arritur...
 

Megg

Carpe Diem
Rruget sjane te njejta se ahere te gjith do perjetonim te njejten histori dashurie,
Rruget sjane te njejta se ahere sdo ecnim vete ne drejtim te rruges qe duam,do ishim te detyruar
Rruget sjane te njejta se ahere do e dinim te ardhmen
Rruget sjane te njejta se ahere bota sdo ishte me ngjyra.....
..................
.......
...
.
 

Sweety el

Locus omnem
Ndryshon vetëm mënyra se si kalojmë në to.
Ndonjehere,pikerisht se rruget na duken te njejtat harrojme te zgjedhim.Ose thjesht mungojme ne zgjedhjet sepse s'na intereson te mundohemi e me pas te mbajme mbi vete ndjesi faji.
RRuget jane te ndryshme,ndryshojne destinacionet,ndryshojne menyrat e shtrimit,ndryshojne pemet anash apo pluhuri nen kembe,asfalti apo bulevaret e gjere.
Une shkel rruget me te njejten kryelartesi,me te njejtin trishtim,te njejtat deshira.
Do doja te mos mundesha te zgjidhja,tre kisha vec nje rruge,apo njeqind te njejta e te ecja ne te ashu si di te eci une.
Por rruget,rruget mbesin brenda meje.
Nuk kam per ta ditur kurre si ishin rruget qe nuk i zgjodha,nuk do di kurre se c'lashe pa zgjedhur...
Rruget qe me shpien atje ku nuk e di. Rruget e pandriquara dhe frika nga erresira. Ec kembezbathur dhe ngadal duke kerkuar driten qe mendoj se e shoh aty kah fundi i shtegut. Ndjeje dhimbje ne kembet e mia te njoma, nje dhimbje qe me shkaktojne guralecet e ketij shtegu te veshtire. Ah, sa do te doja qe nen kembet e mia te kishte rere deti, do te doja te degjoja kengen e valeve te detit qe do te me sjellnin qetesin shpirterore. Por, ja qe degjoj te rrahurat e zemres time dhe ndjej te ftohtit e nje stuhie qe nuk ndal kurr. Bene ftohte shume shpesh kesaj rruge qe ec por nganjehere ngrotesin sjellin njerzit qe takoj rruges. Me thone fjale te urta e te embla me ndihmojne te ngritem kur rrezohem, me prekin shpirtin me duart e tyre te arta dhe me lartesojne shpirtin. Kurajo per te vazhduar rrugen me rritet kur takoj njerez te tille por vije nje moment kur ata largohen sepse ndodhemi ne nje udhekryq e ata marrin kahje tjeter. Ata deshirojne te shkojne rruges tjeter kurse une beje zgjidhjen time. Kam bere nje zgjidhje te drejte apo jo? Pyes veten e nuk gjeje dot pergjigje… Mbase do e gjeje pergjigjen kur mberrij tek udhekryqi tjeter.

Keshtu rrugetoj rruget duke u ndal per nje kohe te shkurter ne udhekryq derisa beje zgjidhjen…Nganjehere lodhem nga keto udhekryqe dhe menoj se kurr nuk te mbarojne por prap se prap ndjeje kenaqesi qe jam edhe une pjese e ketij rrugetimi te veshtire apo te lehte si te doni mendojeni.

Rrugetimi vazhdon…po i ofrohem prap nje udhekryqi…!
 
Top