Re: Rrugët janë të njejta!
rruget nuk jane te njejta. Mund te kemi nje rruge te perbashket: Jeten, po secili nga ne zgjedh menyren e vet per te shkuar gjer ne fund. Disa zgjedhin rrugicat e ngushta me kalldrem, disa autostradat e gjera ku ecet me shpejtesi sketerre. Ka dhe nga ata qe nderrojne rruge here pas here...
Rruga ime,
ah rruga ime nuk eshte e njejte me tenden. Do kisha dashur shume te ishte, me shume se cdo gje tjeter, sepse ne kete menyre do te mund te mbeshtetesha tek ti, kur te lodhesha, por ja qe udhekryqi ishte krejt i rastesishem, u poqem, u pame, u llafosem, e me pas secili ne rruge te vet, pa kthim prapa, pa asnje pishman!
Ndodh te rimendoj situaten, dhe se si do kishte qene rruga me ty, por tani eshte thjesht nje matriks imagjinar ne mendjen time, ashtu si shume te tjere, qe me vine ne mendje pa lidhje, pa kuptim, thjesht kujtim.
Nganjehere arrij deri aty sa te mendoj se ne nje jete tjeter, e kemi bere kete rruge te gjithe bashke, por per mua, qe kam besim kaq te zbehte, kjo do te ishte e tepert!!!
Nejse, un vazhdoj te eci, perpara! Ndaloj sa per te marre fryme! Por ne momentin qe ndaloj me kaplon frika, frika e te qenit vetem ne kete rruge te madhe, frika se dikush do me vije nga pas e do me vrase, thjesht sepse i kam zene rrugen, keshtu qe ngrihem perseri, dhe eci! Eci pa kthyer koken prapa! Pa i dhene shkas fantazmave te mendoje se me ka futur friken!
Rruga eshte e imja persa kohe jam duke ecur, sepse rruget jane bere per te ecur, e une eci...eci...eci...