Rrugët e gazit në zonën detare që merr Greqia. MPJ: Opozita, qëndrim ekstremist

Rrugët e gazit në zonën detare që merr Greqia. MPJ: Opozita, qëndrim ekstremist

Ministri i Jashtëm, Ilir Meta reagoi sot për marrëveshjen e kufijtë detarë me Greqinë.
Ai i ka bërë thirrje Ramës të heqë dorë nga qëndrimet ekstremiste, pasi dëmtojnë imazhin e vendit dhe nuk ndihmojnë PS-në. “Qëndrimet ekstremiste qe nxisin frymen ksenofobiste nuk e ndihmojnë Partinë Socialiste. Opozita ka hapësira ligjore të paraqesë shqetësimet e saj”, deklaroi Meta në një prononcim për shtyp, jashtë godinës së ministrisë.

Meta përsëriti kërkesën që opozita të kthehet në Parlament, pasi eshte vendi i duhur ku zgjidhet çdo çështje dhe ku i jepet fund çdo abuzimi. Kuvendi është vendi i duhur ku zgjidhet çdo çështje dhe ku do te behen te qarta gjithe pikat e marreveshjes” theksoi Meta.

Në bazë të marrëveshjeje qe pritet të diskutohet në Parlament më 19 tetor Shqipëria i dhuron Greqise 354. 4 km sipërfaqe ujore në detin Jon, konkretisht në kanalin e Otrantos.

Prononcimi i kreut te opozites Edi Rama, lidhur me marreveshjen:

Z.Rama Cili është qëndrimi juaj në lidhje me marrëveshjen më Greqinë…

Kjo është një nga ato çështje për të cilat politika duhet të dëgjojë dhe pastaj të flasë. Ne i kemi dëgjuar më shumë vëmendje, unë i ka ndjekur me shumë vëmendje të gjitha shqetësimet e shprehura nga zëra të pavarur, zëra qytetarësh, ekspertësh të shoqërisë civile që kanë qenë vërtet zëra të shqetësuar dhe shqetësues dhe kam kërkuar që një ekip i ngushtë ekspertësh të të drejtës kushtetuese dhe të të drejtës ndërkombëtare të ndjekin me shumë vëmendje këtë çështje, e cila mesa duket ka në brendinë e saj një tjetër ngarkesë të rëndë për qeverinë shqiptare, një pushtet njerëzish që janë shumë të paaftë dhe njëkohësisht mjaftueshmërisht të papërgjegjshëm për të ndërmarrë hapa që bien ndesh me interesa shumë më të mëdha. Megjithatë në çastin kur ekipi unë do të japë një opinion përfundimtar pa asnjë dyshim ne do të reagojmë në rrugën e duhur dhe do të bëjmë atë që na takon. Por e përsëris, është shumë e rëndësishme që në çështje të tilla ku ka shumë ekspertizë dhe ku kërkohet në rradhë të parë mendimi i specialistëve të mirëfilltë, politika të qëndrojë një hap më mbrapa dhe zëri zyrtar i opozitës të ngrihet vetëm atëherë kur faktet flasin qartë dhe kur shqetësimi është i mbështetur jo mbi emocione negative dhe as mbi normën e përditshme të opozitarizmit, por mbi argumenta bindës që mesa duket në rastin konkret nuk mungojnë.

Ish-zv.ministri i Energjetikës, Bello: Rrugët e gazit, në zonën detare që duan grekët

INTERVISTE – Rrëfimi i ish-zëvendësministrit të Energjetikës: Hapësira detare dhënë Greqisë me potencial të madh për politikat ndërkombëtare të energjisë

“Kjo zonë e territorit detar që diskutohet në media dhe përfshihet në marëveshje është një zonë strategjike përsa i përket pikëpamjeve dhe zhvillimeve energjitike në Ballkan dhe Evropë”. Ish-zëvendësministri i Energjetikës, Pajtim Bello, në një intervistë për gazetën “Shekulli” sqaron atë çka do të fitonte fqinji ynë jugor dhe do të humbiste Shqipëria, nëse marrëveshja për kufijtë detarë do të ratifikohej në Parlament. Ai u kthehet bisedimeve të viteve më parë, të cilat mbetën pasi palët nuk ranë dakort, sepse Shqipëria do të humbiste shumë shumë, aq saç do të humbasë nëse marrëveshja ratifikohet.

Zoti Bello, si ish-zëvendësministër i Energjitikës mund të jepni këndvështirmin tuaj lidhur me pontecialin e politikave energjitike që mund të ketë territori detar dhënë Greqisë?

Gjithë kjo zonë e territorit detar që diskutohet në media dhe përfshihet në marrëveshje është një zonë strategjike përsa i përket pikëpamjeve dhe zhvillimeve energjitike në Ballkan dhe Evropë. Në kënvështrimin e politikave energjitke shohim se të gjitha projektet që liden me transportimin e gazit natyror nga Lindja në Perëndim, e konkretisht nga vendet e Kaukazit drejt Italisë dhe Evropës Perëndimore, tentojnë kalimin nëpërmjet vijës bregdetare shqipare dhe kanalit të Otrantos. Në këtë kuadër është edhe një projekt që zhvillohet nga tre shtete; Turqi-Greqi-Itali. Në këtë projekt të mbështetur edhe nga Bashkimi Evropian, para vitit 2005, qeveria jonë e atëhershme ka kërkuar që Shqipëria të bëhet pjesë e transportimit të gazit natyror prej Turqisë drejt Italisë.

Ky projekt ka ndonjë lidhje me zonën detare në fjalë?

Thembra e Akilit e këtij projekti ka qenë kalimi i tubacionit në cektinën detare të po asaj zone, që po diskutohet sot se i është kaluar shtetit grek para disa muajve me anë të një marrëveshje mes ekzekutivëve të dy vendeve. Pikërisht, për kalimin mbi këtë vijë janë zhvilluar debate mes palës sonë dhe asaj greke në atë periudhë. Kjo pasi kemi kërkuar që gazësjellësi të kalojë në luginën e Vjosës, duke shkurtuar gjatësinë e linjës tokë-ajër.

Ekziston dokumentacion konkret në METE për këtë projekt?

Në Ministrinë e Ekonomisë Tregëtisë dhe Energjitikës ka dokumentacion konkret për praktikat, ku pasqyrohen gjithë negociatat dhe marrja e miratimit paraprak që projekti të ndryshonte në favorin e vendit tonë. Më tej, pas vitit 2005 nuk ka pasur zhvillime të bëra publike për këtë projekt. Por, doja të shtoja se me këtë ndryshim të kufijve të territorit ne nuk mund të kemi pretendime. Kështu që mbetemi jashtë bordit të hartimit të politikave ndërkombëtare energjitike.

A kanë ekzistuar studime lidhur me burime të mundshme energjitike të ndodhura në këtë zonë?

Po ekziston një studim i tillë. Kjo pasi në hartën e publikuar në vitin 1988 për ndarjen e blloqeve të prespektivës së burimeve të naftës dhe të gazit, territori që sipas marrëveshjes mund t’i kalojë Greqisë, bën pjesë në zonën 5 të përcaktuar atëherë.

Zoti Bello, sipas mendimit tuaj çfarë humbet Shqipëria nga kjo marrëveshje?

Nëse tubacionet e transportimit të gazit apo linjat e transmisionit të energjive të tjera nuk kalojnë në vendin tonë, atëherë humbasim të ardhura vjetore nga tranziti. Nëse tubacioni transportues i gazit do të kalonte në vendin tonë, Shqipëria mund të furnizohej me një sasi të qëndrueshme vjetore. Kështu që mund të kishte gaz të mjaftueshëm edhe për të prodhuar energji apo për ta shfrytëzuar në fushën e industrisë. Tjetër përfitim madhor që humbet vendi ynë është ajo se ne nuk do të jemi më anëtarë në vendimmarrjet e politikave energjitike. Si pasojë, do të jemi të detyruar të blemë gazin apo energjinë, gjithmonë nga vendet e tjera dhe në sasi të limituara.(Shekulli)

xbbNCY9xyRA

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24041. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24041

Top