RROSH: Enciklopedia maqedonase nxit urrejtje ndëretnike

RROSH: Enciklopedia maqedonase nxit urrejtje ndëretnike

rrosh1_.jpg
RROSH: Enciklopedia maqedonase nxit urrejtje ndëretnike</p>


ENCIKLOPEDIA-%20MAKEDONIJA.jpg
Enciklopedia maqedonase shtrembëron të vërtetën shkencore dhe historike rreth autoktonisë së pjesës së popullit shqiptar që jeton në Maqedoni, duke fyer kështu të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë dhe si e tillë ajo duhet menjëherë të tërhiqet nga botimi, thuhet në reagimin e Rrjetit të Organizatave Shqiptare ndaj botimit të enciklopedisë maqedonase.
RROSH konsideron se cilësimi i popullit të lashtë shqiptar, pasardhës të ilirëve, si “njerëz mali” dhe ardhacak në trojet e veta është tendencioz, ofendues dhe i bazuar në të pavërteta dhe trillime.
Njëherësh, RROSH shpreh indinjatën për shkak se ASHAM ka anashkaluar historiant shqiptar në Maqedoni dhe akademitë në Tiranë e Prishtinë rreth çështjeve lidhur me historin e popullit shqiptar, ndërsa kërkon nga Tirana dhe Prishtina që të jenë më energjike në reagimet e tyre ndaj çdo tendence për përdhosje të dinjitetit të popullit shqiptar.
</p>

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23154. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23154
 
Top