Rrokullisja e Maqedonisë - enciclopedia Maqedonase
Sllavo-maqedonasit e treguan "shkencërisht" fytyrën e tyre në raport me shqiptarët. Në "Enciklopedia Maqedonase", botim i Akademisë së Shkencave të Maqedonisë, promovuar para disa ditësh, shqiptarët konsiderohen si ardhacakë që kanë terrorizuar popullin maqedonas dhe janë vendosur në shtëpitë e tij!
Historia e shkruar e botës njerëzore, veç të vërtetave, ka shumë gënjeshtra brenda saj. Ka shumë variante interpretimi, kundërthënie dhe konkluzione të ndryshme.
Diferencat në interpretimin shkencor të historisë janë të pranueshme edhe pse në realitet ka vetëm një të vërtetë historike. Në një rast të tillë e vërteta dhe gënjeshtra janë diku afër njëra-tjetrës pa prishur shumë punë, pa kryer deformime të mëdha.
Historia njerëzore ka njohur deri edhe përmbysje në të shkruarit e historive të popujve, në periudha të ndryshme. Pa shkuar thellë në kohë, mjafton të kujtojmë periudhën e komunizmit, ku si çdo gjë tjetër, edhe një pjesë e historisë u shkrua së prapthi, për shkak interesash politike.
Nuk është ndonjë gjë e re po të them se aty ku politika dikton të shkruarit e historisë, nuk kemi të bëjmë me shkencë historike.
Në rastin e enciklopedisë sllavo-maqedonase nuk kemi të bëjmë thjesht me gënjeshtër, por me provokim, fyerje, cinizëm, e me kushedi çfarë tjetër që, po t'i mbledhim së bashku, përbëjnë një absurd të prodhuar nga një idiotësi kolektive. Të tilla idiotësi, kur janë institucionalizuar, kanë shkaktuar deri edhe përplasje në përmasa të mëdha.
Kur gënjeshtra kap absurditetin, për çdo arsye qoftë, është për t'u kundërshtuar me zë të lartë. Shqipëria, shteti amë i shqiptarëve, është i vetmi shtet në Europë i rrethuar në të gjitha anët me shqiptarë.
Probleme territoriale me fqinjët kanë edhe grekët, edhe serbët, edhe bullgarët, madje edhe gjermanët apo francezët. Historia e Ballkanit, megjithëse e ngatërruar shumë, ka disa të vërteta të pakundërshtueshme.
Popujt kryesorë që kanë banuar më herët territoret e këtij rajoni janë grekët dhe shqiptarët, më vonë vijnë serbët dhe bullgarët. Kombe këto me identitet të padiskutueshëm, ç'rëndësi ka se shpesh armiq me njëri-tjetrin, por me dinjitetin e vet secili.
Fakti që shqiptarët e Maqedonisë, të detyruar ose jo, kanë pranuar të qëndrojnë në një shtet pa identitet e pa flamur të vetin; të bashkëjetojnë me një komb sllav pa hierarki fetare e pa gjuhë të vet, nuk do të thotë se këtë gjë janë të detyruar ta bëjnë përjetësisht, edhe kur shkelet pragu i shtëpisë.
Maqedonia nuk do të mund të quhet si e tillë sa kohë që cenohet identiteti i Greqisë, nuk mund të kenë hierarki fetare sa kohë që cenohet autoriteti i Kishës Serbe, nuk mund të ketë identitet gjuhësor sa kohë që cenohet identiteti gjuhësor i Bullgarisë.
Me pak fjalë Maqedonia është një shtet konsensual pa bazament identitar, ku Greqia nuk i jep emrin, Serbia nuk i jep fenë dhe Bullgaria nuk i jep gjuhën. Zemërgjerësia e shqiptarëve ka qenë e atillë saqë kanë pranuar, të paktën institucionalisht, të tria këto komponentë, edhe pse shumë mirë mund të kishin bërë të kundërtën.
Të hahesh me grekët, me serbët apo me bullgarët për çështje identiteti, ka njëfarë lezeti, si i thonë. Po të dalin "sllavo-maqedonasit", që nuk e dinë as vetë se çfarë janë, të tregojnë se kur ke ardhur dhe si ke ardhur në trojet e tua, kjo është për të vënë duart mbi kokë. Vetëm një nacionalizëm deficient mund ta bëjë këtë lloj trajtese.
Në literaturën e moçme shqiptare nuk haset askund fjala maqedonas. Sa herë flitet për fqinj, përmenden grekët, bullgarët dhe serbët (ose serbo-malazezët). Qoftë si miq, qoftë si armiq. Është një histori e tërë kjo, jo e shek 18-të, por shumë më e hershme.
Në planin njerëzor e qytetar, shqiptarët duhet të tallen me këtë lloj "shkence". Ndërsa institucionalisht duhet të jenë të vëmendshëm, pasi me paratë edhe të tyre, prej shtetit të konsideruar edhe i tyre, prodhohen absurde fyese që lënë gjurmë të pariparueshme në marrëdhëniet mes popujve.
Faktori politik shqiptar duhet të ndjehet keq, pasi pozicionimi i tij, ka favorizuar materializimin në "shkencë" të një psikologjie që ata e kanë quajtur të tejkaluar me Marrëveshjen e Ohrit, e cila mbajti më këmbë këtë shtet që sot quhet dhe njëkohësisht nuk quhet Maqedoni.
Politikanët shqiptarë duhet ta kuptojnë se përrallat e tyre në raport me Marrëveshjen e Ohrit nuk vlejnë për askënd. (Kur hipin në pushtet ata thonë se Marrëveshja e Ohrit po realizohet, ndërsa kur dalin në opozitë për ta kjo marrëveshje ka dështuar!).
E çfarë rëndësie ka se në Maqedoni paska një zv/kryeministër shqiptar, pesë ministra që marrin rrogën për hesap të tyre e disa dhjetëra drejtorë që po ashtu punojnë për hesap të vet e të vartësve të tyre? Interesat e faktorit shqiptar në Maqedoni janë shumë herë më të mëdha se sa këto elemente që përmenda.
Rreshtat që janë shkruar me cinizëm në "Makedonskaja Enciklopedia" do të kenë pasoja mjaft për të ardhmen e Maqedonisë. Vështirë të ekzistojë një shtet harmonik, ku gjysma e popullsisë trajtohet "shkencërisht" si kolone, si pushtuese kaçake.
Nuk ndodh kjo në asnjë enciklopedi të botës njerëzore. Për të gjitha ata që e njohin problemin në thelb, mostërheqja e sllavo-maqedonasve prej kësaj trajtese "shkencore", shënon rrokullisjen e Maqedonisë.
Bashkëjetesa multietnike është cenuar rrënjësisht. Reagimet e ardhura së fundi nga Brukseli, tregojnë seriozitetin me të cilin duhet të merret kjo çështje. Maqedonia, është në fund të fundit, një shtet artificial i fabrikuar nga Europa në një moment krize të saj. Si i tillë, ky shtet mund të zhbëhet brenda një nate.
Shqiptarët jo vetëm në Maqedoni, por edhe ata në Shqipëri e Kosovë, nëpërmjet institucioneve të tyre shkencore dhe politike duhet të reagojnë fuqishëm. Ata ose duhet ta nxjerrin jashtë qarkullimi këtë "shkencë", të paktën zyrtarisht, ose duhet të shpallin ndarjen midis "qytetërimit" sllavo-maqedonas dhe "kaçakërisë" shqiptare.
Gazeta Shekulli