Rrofte Profesor Agron Fico

Albinos

Primus registratum
Rrofte Profesor Agron Fico

Duket sikur jam patetik me kete shkrim por jam i sigurte se e verteta qe kerkoj nuk eshte "deja vu" por e verteta qe duhej te dilte ketu e 100 vjet me pare nga iluministet shqiptare.
Profesor Agron Fico me te drejte ben nje permbledhje ose rezume te historise se Ilireve dhe i vendos pikat mbi i.
Faleminderit edhe nje here profesor Fico per te verteten tuaj te Madhe.
Eshte nje fitore e madhe per mua se kam nje vit e gjysem qe le leshte e kokes duke kerkuar formulen e shpetimit te kombit.

<ul type="square">
[*]Ilirët dhe Krishtërimi
[/list]
/pf/images/graemlins/smile.gif

<ul type="square">
[*]Nga Prof. AGRON FICO
[/list]

Anatomia e shoqërisë bashkëkohore shqiptare dëshmon se mungesa e një software politik të përpunuar shkencërisht dhe të zbatuar drejt e ka zgjatur dhe shtyrë periudhën e tranzicionit social, ka ngadalësuar bashkimin me komunitetin evropian perëndimor. Tensionet dhe ballafaqimet e ashpra midis dy partive politike kryesore vijnë edhe nga fakti se asnjëra nga këto parti nuk ka dhënë ose kërkuar falje, që është shumë e rëndësishme në edukimin e individit dhe element kryesor në formimin e kulturës demokratike në një shoqëri të civilizuar.
Në ndërtimin e shoqërisë moderne civile, qëndrimi ndaj fesë, besimit të lirë të njerëzve, përbën kyçin për të kuptuar karakterin e vet shoqërisë. Në Bibël, tek Romakët, kapitulli 15 vargu 19, thuhet: “... prej Jeruzalemit, dhe deri në Ilirkum kam predikuar ungjillin e Krishtit”. Këtë fakt do ta rimarrë edhe një herë Papa Gjon Pali II gjatë vizitës në Shqipëri, kur thotë se: “Ky vend gjeografikisht shumë afër, është veçanërisht i dashur për mua. Si të mos jetë i dashur, derisa ruan kujtimin e apostujve, Palit dhe Andreas, ruan origjinën e Selisë së Parë Ipeshkvnore…”
Konferenca shkencore Ndërkombëtare për Kristianizmin në Shqipëri (Nëntor 1999) në Tiranë riafirmoi tezën se ILIRIA, pra Shqipëria e sotme, është ndër vendet më të lashta të përqafimit dhe të ushtrimit të fesë kristiane. Pra, Krishtërimi ndër shqiptarë nuk është rrjedhojë ose i përhapur nga misionarët grekë o latinë dhe aq më pak sllavë; por ai hodhi rrënjë dhe u kultivua, si në mjaft vende të Mesdheut, nga apostujt e dishepujt e tyre, qysh në periudhën e parë të ngjizjes së tij. Shqiptarët e përqafuan qysh herët këtë fe, duke hyrë kështu ndër të parët në sferën e kulturës dhe qytetërimit evropian. ILIRINË d.m.th. Shqipërinë e sotme, me pozicionin e favorshëm gjeografik, ujërat e detit Adriatik e lidhnin me brigjet perëndimore të Kryeqendrës të Krishtërimit, Romën.
Duke qenë Krishtërimi Feja e Parë që përqafuan shqiptarët, hulumtimi i lashtësisë së saj hedh dritë në formimin e shumë elementeve të historisë shqiptare, sidomos në drejtimin juridik, familjar, zakonor e etik. Kjo edhe për arsyen se feja tradicionalisht ka qenë e lidhur me shfaqjet e ndryshme të jetës së njeriut duke e përcjellë atë që nga çasti i lindjes dhe deri në vdekje.
Zbulimet arkeologjike pas Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri kanë sjellë dëshmi të shumta e të reja të ushtrimit të fesë kristiane tek ilirët. Midis tyre vlen të përmendim mbeturina të faltoreve dhe institucioneve kristiane ilire. Kristianizmi ilir është një nga vlerat e njohura të kulturës iliro-arbëreshe-shqiptare.
Burri i shquar i shtetit dhe historiani Fan Stilian Noli jep këtë tablo të kristianizmit në Shqipëri, në pragun e pushtimit osmano-islamik. “Në krye të shekullit të pesëmbëdhjetë, Shqipëria ishte pothua plotërisht katolike…” (F.S.Noli: Histori e Shqipërisë, 1949, f.9)
Ndërgjegjja fetare historike tek shqiptari ka qenë gjallë deri në ditët tona. Një dëshmi tjetër e dorës së parë është vetë gjuha, tipari themelor etnik i një kombi. Studiues të shumtë, midis tyre shkencëtari dhe gjuhëtari me famë evropiane, Eqerem Çabej, kanë vërtetuar se gjuha shqipe, fillimet e saj dhe zhvillimet e mëtejshme i ka të lidhura me kulturën kristiane. Themeluesit e gjuhës shqipe dhe letërsisë së saj kanë qenë shkrimtarët katolikë, Buzuku, Budi, Bogdani, Bardhi e deri tek Gjergj Fishta.
Është me interes historik e shkencor të përmendim se i pari dokument i zbuluar deri tani në gjuhën shqipe, që mban datës 8 nëntor 1462 nga Arqipeshkvi i Durrësit, Pal Ëngjëlli, bashkëpunëtor i Heroit Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut, është Formula e Pagëzimit – “Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit të Shenjtë…” “Nuk di ndonjë gjuhë tjetër - shkruan Ismail Kadare, disa herë Kandidat për Çmimin Nobel, në veprën e tij Ftesë në Studio, faqe 9 - që në frazën e saj të parë të ketë një formulë pagëzimi. Ngjan si një përkim i sajuar prej poetësh, ndonëse nuk ka kurrfarë sajimi.”
Mozaiku i besimeve fetare në Shqipëri përbëhet nga feja katolike, ortodokse dhe myslimane. Ndryshe nga mjaft vende të tjera, në Shqipëri fetë kanë qenë në marrëdhënie miqësore në të kaluarën dhe sot, edhe pse forcat nacionaliste të huaja janë përpjekur, për qëllimet e tyre, të spekulojnë me ndjenjat e besimtarëve. Në Shqipëri nuk ka pasur asnjëherë luftë fetare, madje as grindje ose përçarje fetare. “Feja e shqiptarit është shqiptaria” ka qenë motivi i bashkimit të shqiptarëve gjatë zigzakeve të historisë përballë sfidave të agresorëve të ndryshëm e të shumtë. Natyrisht, kjo nuk është kuptuar e as kuptohet si mohim ose largim nga besimi.
Pas Luftës së Dytë Botërore, vendosja e regjimit komunist në Shqipëri, si në gjithë vendet e Evropës Qendrore dhe Juglindore, solli qëndrime dhe një politikë të ashpër ndaj besimeve fetare dhe institucioneve të tyre. U krijua gradualisht, por me synime dhe me këmbëngulje, një opinion negativ për ata që ndiqnin ritet fetare dhe frekuentonin kishat, xhamitë, teqetë. Kulmi i këtij qëndrimi ateist ishte vendimi i viti 1967 kur, në mënyrë arbitrare, u vendos ndalimi i plotë i çdo lloj besimi fetar. Kthesa e madhe botërore, shembja e perandorisë komuniste dhe filozofisë së saj antifetare solli edhe në Shqipëri rilindjen e fesë dhe institucioneve fetare. Shqipëria synon realizimin e progresit të plotë të demokracisë e lirisë si dhe përfshirjen aktive të saj në kontekstin evropian, ku rrënjët e saj antike dhe historike e thërrasin të kthehet në mënyrë të natyrshme. Ky është një proces tepër i gjatë e i ndërlikuar shpirtëror, por fisnik e historik për pasardhësit e Ilirëve - shqiptarët e sotëm
 

Klinton

Primus registratum
Re: Rrofte Profesor Agron Fico

Albinos mjaft me patetizma te tille.
Emocionet jane ato qe i humbin kuptimin cdo postimi.
Shkrimi i prof. Fico-s eshte nje shkrim i sinqerte por ju nuk duhet te beni tifozllik si nje huligan perse nje historian shkruajti dicka qe e dime qe ne shkollat fillore.
Ku ishim me pare valle? :confused:
 

Alesio

Primus registratum
Re: Rrofte Profesor Agron Fico

Nga Prof. AGRON FICO :
:::::::::Shqipëria synon realizimin e progresit të plotë të demokracisë e lirisë si dhe përfshirjen aktive të saj në kontekstin evropian, ''ku rrënjët e saj antike dhe historike e thërrasin të kthehet në mënyrë të natyrshme''. Ky është një proces tepër i gjatë e i ndërlikuar shpirtëror, por fisnik e historik për pasardhësit e Ilirëve - shqiptarët e sotëm ::::::::


Nuk besoj se 'shume SHQIPTARE' e dine qe ne shkolle fillore kete c'fare thote prof AGRON FICO sic thote parashkruesi i cili duket sikur eshte nje nder te mallengjyerit e .........
Une mendoj se edhe sote ka shume qe nuk dine gjerat me elementare te te qenit shqiptare apo njeri sepse sikur te ishin te tille do te zbatonin ate 'kthimin prapa' qe c'do njeri nga ata pak intelektual e kerkon sot si te vetmen shprese per te fluturuar ne qiellin e kalter dhe per t'u ndjere me te vertete i cliruar nga c'do poshteresi qe na serviret GRATIS.

Albinos per mendimin tim eshte shume me vlere ky shkrimi i profesorit ku pasqyrohet e shkuara dhe e ardhmja ne menyre prefekte.
Te profesor Agron Fico lexohet carte mesazhi 'nese mund ta quaj keshtu' per ate qe pelqen nje Shqiperi te zhvilluar dhe krenare.
Faleminderit.
 

kastriot

Primus registratum
Re: Rrofte Profesor Agron Fico

Albinosi me profesorin e tij Fikun i bien deres qe te degjoje penxherja. /pf/images/graemlins/tongue.gif
As Albinosit dhe as profesor Fikut nuk ja ka mohuar kush faktin qe Shqiperia eshte nga vendet e para ku u predikua Krishterimi si fe e ardhur nga lindja e mesme.
Shume studiues jane te mendimit se krishterimi ne Europe u ndikua shume nga besimet pararendese. Mjafton te krahasosh zotat e shumte te besimit antik me shenjtoret e krishterimit.
Per te gjithe ata qe kane sado pak dijeni eshte e qarte se ne linjen e kesaj Feje dmth. krishterimit u zhvillua dhe feja muhamedane qe ne ndryshim nga feja cifute e njeh krishtin si profet dhe biles e trajton ate si profetin me te rendesishem mbas muhametit. Argumentet e fese islame jane pikerisht mungesa e konsekuences ne ndjekjen e mesimeve te krishtit nga te krishteret per arsye te tilla si gabimet ne rishkrimin dhe transmetimet e mesimeve te krishtit ne bibel.Pa dashur te hyj ne diskutime teologjike doja te theksoja se simbas menyres se vet te krishtere dhe muslimane ndjekin mesimet e krishtit.
Megjithate sic eshte detyruar te shkruaje edhe profesor Fiku, ne Shqiperi besimi fetar eshte ceshtje private dhe ne Shqiperi me gjithe perpjekjet e shumta te njerezve si Albinosi me kompani nuk ka patur konflikte fetare.
Uroj qe Albinosi dhe ata mbas tij te jene ne gjendje te interpretojne korrekt shkrimin e profesor Fikut.


Kastriot
 
Top