"Rrofte Pirateria"

olti

Neo
"Rrofte Pirateria"

Titulli i kesaj teme eshte dhe titulli i nje prej shkrimeve te numrit te fundit te revistes virtuale shqiptare Ezeta.Org. Eshte nje artikull (si dhe tema qe po hap), qe flet mbi piraterine dhe mbi me fundit qe ka ndodhur ne Shqiperi, pra ligjin e parlamentit mbi "te drejtat e autorit" dhe "kundrapirateria ne mediat shqiptare" Pra si i tille nga shumekush mund te konsiderohet si nje teme qe nuk ka te beje me disktutimet shoqerore, si nje rubrike e AF. Por per mua dhe besoj per shumicen nga ju (sidomos ata qe jetojne ne Shqiperi) ky eshte nje nga problemet me akute, qe i shtohet atyre qe kemi pasur dhe kemi deri me sot. Eshte fakt, qe ky ligj i parlamentit shqiptar ka demtuar jashte mase publikun shqiptar; interesat e tij dhe ve ne dyshim shume te ardhmen intelektuale dhe formimin e pergjithshem te shqiptarit te mesem dhe te ulet. Une nuk po zgjatem shume me fjalet e mia, por vec po vendos ketu shkrimin ne fjale, qe me pelqeu jashte mase dhe me te cilin jam 100% dakord- e prandaj vendosa ta ndaj me ju dhe te flasim rreth tij ne vecanti e problemit ne fjale ne pergjithesi.

(Duke qene se ne ate sit shkrimet nuk mund te kopjohen me "copy paste" (?!!) atehere si mundesi te vetme pata vendosjen e tyre ketu ne formen e imazheve) :shrug: (D:)
 

olti

Neo
Re: "Rrofte Pirateria"

1.jpg
2.jpg
3.jpg
4.jpg
5.jpg
6.jpg
7.jpg


Marre nga: www.ezeta.org
 

Blendi

Primus registratum
Re: "Rrofte Pirateria"

Nuk besoj se Penari do zemerohet qe i ke "vjedhur" shkrimin nga Ezeta. lol

Po ta shikosh nga ana qe e sheh ai, pra pirateria perhap artin dhe pasurun kulturen e popullit, nuk ke se si te mos identifikohesh me Shqiptarin qe nuk ka te paguaj per nje CD. Meqe ra fjala, sapo doli "St. Anger" e Metallica dhe kushton 8 mije leke te vjetra.
 

Turing

Primus registratum
Re: "Rrofte Pirateria"

Po ta shikosh nga ana qe e sheh ai, pra pirateria perhap artin dhe pasurun kulturen e popullit
Po, por ne te njejten kohe ti i pret kembet te gjithe atyre artisteve te per cilet e drejta e autorit eshte jetike per te mbijetuar(Ketu hyjne te gjithe artistet "e vegjel", ata alternativet dhe pak te njohur).

Si teme eshte me te vertete thike me dy presa. Edhe i jep mundesine nje demokratizimit te informacionit por ne te njejten kohe pengon larshmerine e ketij informacioni.

Personalisht mendoj qe rruga me e drejte dhe per shoqerine shqipetare eshte "Respektimi i te drejtave te autorit".

Sa per cmimet kjo mund te ishte e negociushme me autoret per cmime speciale per vendet e varfera. Gjithsesi cmimet e CD variojne sipas nivelit te jetes se vendit, perndryshe ata do kishin falimentuar me kohe.

Pra, PRO (C)

Meqe ra fjala, sapo doli "St. Anger" e Metallica dhe kushton 8 mije leke te vjetra.
Meqe ra fjale ti do te paguje pak a shume te njejten cmim sikur ne shqiperi te kishte nje shperndares te licensuar te CD.
Atehere pse te sponsorizh ata matrapazet shqipetar qe perpiqen te fitojne 500% ku mund te ndegjosh CD e metalikave me ndergjegjen e paster???

Gjithsesi ka vend per differencime. P.sh te piratosh ose te perdoresh WindowsXP pa e blere kjo do ishte tjeter gje. Kjo sepse e meritojne !!!
 

Turing

Primus registratum
Re: "Rrofte Pirateria"

Une se kuptoj filozofine e autorit te artikullit !!!

Si mund ta konsideroje ai televisionin si burim kulture, informacioni? Ne ka nje gje per te cilen duhet pergezuar parlamenti yne eshte pikerisht venia e ketij ligji dhe dhenja fund e 100 televisioneve private te shqiperise.

Ne ka dicka qe pengon zhvillimin kulturor te shoqerise shqipetare eshte dependenca ndaj mediave te informacionit(nqs do ishim ne nje kontekst tjeter psh Franca, Gjermania, Italia do flismin ndryshe por behet fjale per shqiperine fatkeqesisht !!!) dhe fakti qe cilesia e informacionit qe qarkullon ne keto media eshte me te vertete MEDIOKER!
 

olti

Neo
Re: "Rrofte Pirateria"

Une se di ne ia keni idene dhe a e keni pare Shqiperine kohet e fundit, por une po ju them me bindje se jeta ishte bere edhe me e zymte dhe e merzitshme mbas ketyre te fundit. Mund te quheshim me pare si medialand, apo kinemaland, ndersa sot i keni TV me keq se TVSH ne kohen e saj e ne cdo kohe; nuk e di ne me kuptoni. Nuk qendron problemi tek CD e kasetat, se sot ne Shqiperi po behet kerdia ne vjedhje dhe as ia ndjen ndokujt per CD e Kaseta, te cilat po pirate kane ngelur e kushedi per sa kohe do jete keshtu; POR i gjithe problemi eshte tek mediat, te cilat ishin si buka qe ushqente me kulture dhe informacion shqiptaret. Imagjinoni ju sikur ky ligj te kishte qene qe ne fillim te '90-tes; imagjinoni se ku do ishim sikur tv italiane, apo dhe te tjera te ishin ndaluar te shiheshin qe ne fillim ne vendin tone. KU do ishim ne sot! Eshte ajo qe thote ai zoteria ne shkrimin e tij, qe nuk jane ne te vertete te drejtat e aurorit qe shkelen, por interesat e disa indeivideve dhe grupeve qe perpiqen te perfitojne ne cdo rast, pra i disa mediave shqiptare, te cilat per te vendosur monopol bene presion per largimin e atyre qe rrezikonin bizneset e tyre. Kush nga ju ka pare programet e vitit te ri?! Ishin SKANDAL, per te mos thene qe nuk kishte hic. TV Klan i famshem (keta kane bertitur me shume per te drejtat e autorit) jepte replika te programve te muajve te kaluar, Top Channel qe mbahet po ashtu beri nje program shume per te deshiraur dhe medioker. Pse te jemi ne kete nivel ne, kur shume mire mund te perfitonim me sa te mundnim nga ajka e kultures boterore- dhe kjo "For Free". Por jo, ne duhet t'i lidhim duart, syte dhe kembet vetes.

Bravo na qofte!
 

Turing

Primus registratum
Re: "Rrofte Pirateria"

Une se di ne ia keni idene dhe a e keni pare Shqiperine kohet e fundit, por une po ju them me bindje se jeta ishte bere edhe me e zymte dhe e merzitshme mbas ketyre te fundit. Mund te quheshim me pare si medialand, apo kinemaland, ndersa sot i keni TV me keq se TVSH ne kohen e saj e ne cdo kohe; nuk e di ne me kuptoni
Sepse me perpara jeta ishte me e bukur me e gjallerishme sepse kishim cfare te benim ne vend ta kalonim kohen me budallalliqe te tipit lexoj nje liber, flase me rrobte me robte e shpise per nje problem social, te ndegjoje musike, te dilje per te pire dicka me dike, te shkoje te shikoje nje pjese teatrale KISHE ATE, TE MADHIN, TE PLOTFUQISHMIN Televisorin!!!

Nuk qendron problemi tek CD e kasetat, se sot ne Shqiperi po behet kerdia ne vjedhje dhe as ia ndjen ndokujt per CD e Kaseta
Akoma me mentalitetin e vjeter ju ??? Une bej ashtu sic ben shumica!
Fakti qe shumica vjedh, s'do te thote qe ti te vjedhesh. Kjo ben pjese tek normat baze te shoqerise !!!

te cilat po pirate kane ngelur e kushedi per sa kohe do jete keshtu;
Do jene pirate per aq kohe sa te kete hajdute, matrapaze !

POR i gjithe problemi eshte tek mediat, te cilat ishin si buka qe ushqente me kulture dhe informacion shqiptaret. Imagjinoni ju sikur ky ligj te kishte qene qe ne fillim te '90-tes; imagjinoni se ku do ishim sikur tv italiane, apo dhe te tjera te ishin ndaluar te shiheshin qe ne fillim ne vendin tone. KU do ishim ne sot!
Te rre menja se ke ecur perpara se ke pare rai une per 12 vjet. Te siguroje une qe nuk do ishe shume larg prej asaj ku je sot.

Meqenese ty te duket sikur shqiperia ka fituar nga ky pseudo-fluks informacioni na thuaj cfare ka fituar qe me pare nuk e kishte?

Eshte ajo qe thote ai zoteria ne shkrimin e tij, qe nuk jane ne te vertete te drejtat e aurorit qe shkelen, por interesat e disa indeivideve dhe grupeve qe perpiqen te perfitojne ne cdo rast, pra i disa mediave shqiptare, te cilat per te vendosur monopol bene presion per largimin e atyre qe rrezikonin bizneset e tyre.
Mua nuk me duket e ndrejte pasi ne radhe te pare jane interessat e autoreve qe vihen ne loje. Dhe sikur te pranojme qe perfitimet me te madhe i shkojne atyre grupeve dhe individeve kjo i perket zotesise dhe persakohe nuk kthehet ne monopol nuk shof asgje te rrezikshme!

Kush nga ju ka pare programet e vitit te ri?! Ishin SKANDAL, per te mos thene qe nuk kishte hic
Sikur ta shtroje pyejten ndryshe do te kishe marre dhe pergjigjen. A ke nevoje qe cdo vit te ri per 6 ore rresht te risht i ngulur para televisorit sepse per 45 vjet 3 milione persona e bene pa pushim????
Alternative: Bisede e kendeshme mes miqsh dhe familjaresh pa pasur nevojen e nje zhurmuesi ne sfond !!!

TV Klan i famshem (keta kane bertitur me shume per te drejtat e autorit) jepte replika te programve te muajve te kaluar, Top Channel qe mbahet po ashtu beri nje program shume per te deshiraur dhe medioker. Pse te jemi ne kete nivel ne, kur shume mire mund te perfitonim me sa te mundnim nga ajka e kultures boterore- dhe kjo "For Free". Por jo, ne duhet t'i lidhim duart, syte dhe kembet vetes.
Keto jane shenja qe, zakonet duhet te ndryshojne.

Kush eshte ajka e kultures boterore qe ishte aksesible nepermjet televisorit, qe ne perfituam sa perfituam dhe tani na i prene burimet ?

Bravo na qofte!
Ah, per kete nuk ke goje ta thuash se ne evrope (C) ka me teper se 30 vjet qe ka hyre. Ne e beme se na zuri rrota bishtin, sic thote nje fjale e urte popullore. Neve po nuk na dhane ultimatume nuk bejme gje, si puna e atyre bebeve te kopshtit me dreke qe u thote edukatorja haje supen se do i them xhaxhi policit te vij te rrafi!
 
Top