Kam lexuar një hadith i cili ndodhet në librat Buhari, Muslim dhe Nesai. Këto janë tre nga gjashtë librat më të mëdhenjë të hadithit të cilët përbëjne librin ose anciklopedinë e madhe që quhet Kutubu Sitte. Hadithi: Ebu Said el-Hudri thotë: Pejgamberi a.s ka ndaluar dy lloje veshjesh.
“Njëra nga veshjet e ndaluara është veshja e cila quhet gjysëm veshje për arsye se në këtë veshje njëra pjesë e trupit ngel zbuluar e pjesa tjetër e mbuluar. Kësaj mund ti japim shembull fustanin e çarë në njërën anë e në tjetrën të mbyllur. Veshja tjetër është veshja e rrobave pa rrobat e brendshme. Kjo për arsye se përsoni kur ulet ngre gjunjët përpjet dhe i lidh njëri-tjetrin me rrobën e vet”.
Në këtë hadith ka dy lloje rrobash të ndaluara pra dy lloje veshjesh.
1- Ihtiba: Do të thotë të ulurit mbi të ndenjura dhe ngritja e gjunjëve përpjetë. Në atë kohë personi që u ulte në këtë mënyrë iu dukeshin vendet e turpshme. Për këtë shkak kjo lloj veshjeje pa të brendshme është ndaluar.
2- Istimlaus-sama: Quhet rroba e cila është e gjatë por është e çarë anash, para ose mbarapa dhe nga kjo e çarë shihen vendet e turpshme. Për këtë shkak kjo rrobë është e ndaluar për muslimanët. Muslimanët nuk vishen për të ekspozuar trupin por vishen për të mbuluar trupin. Rroba për muslimanin është një mbrojtje nderi dhe një kala e fortë që mbron trupin nga pa turpësitë e ndryshme. Qellimi i veshjes nuk është zgjimi i epsheve por ndalimi i tyre. Për këtë arsye rroba quhet shtëpia e parë e besimtarit sepse ajo është streha e parë e tij. Pas rrobës vjen shtëpia e besimtarit. Rroba është modestia e njeriut. All-llahu xh.sh siç i ka dhënë kafshëve leshin apo gëzofin e tyre ose zogjëve pendët ashtu i ka dhënë dhe njeriut ndjenjën e të veshurit në mënyrë që të mbrojë nderin e vet. Por veshjet e kohës së sotme për fat të keq në vend që të na largojnë nga mendimet e këqija po na acarojnë epshet sepse pothuajse në çdo model veshje ka një shenjë tërheqje epshore. Kjo sidomos tek rrobat e femrave. Na mori para lumi i quajtur moda evropiane e cila në brendësi të sajë nuk ka asnjë pikë morale por në të kundërtën në çdo cep të sajë ka një acarues epshi. Kjo mod tashmë e kaloi kufirin e nderit dhe po shkon drejtë asaj që All-llahu xh.sh thotë në Kur’an : “Pastaj ne e zbritëm atë (njeriun) në gjendjen më poshtër” (Et-tin/5) Rroba dhe mënyra e veshjes tregon se besimtari sa është i dhënë pas fesë dhe sa është i bindur ndaj urdhërave të sajë. Nëse shohim sot në popujt me përqindje të medha islame me keq ardhje duhet të themi se kjo bindje pothuajse ka humbur fare. Në vend që popujt islam të bëhen shembuj për popujt e tjerë qoftë ne veshje apo në mënyrën e jetesës po ndosh e kundërta. Hadithi i Pejgamberit a.s na tregon shumë qartë se çfarë do të thotë ti ngjasosh një populli jo islam. “Kush i ngjason një populli ai është prej tij”. (Ebu Davud,Ahmet İbni Hanbel)
Rroba është identifikimi i njeriut, nëse një njeriu i veshni dy lloje rrobash do e shikoni se ai njeri do ndryshojë si në paraqitje ashtu dhe në menyrën e sjelljes. Pra rroba është ajo që neve na bën dhe të rëndësishëm por dhe të pa vlerë. Nëse një femër thotë se ky trup është i imi atëherë atë duhet ta ruaj jo vetëm nga prekjet por dhe nga shikimet që bëhen vjelltas. Të mos njihesh kufi në të veshur ka të njejtin kuptim me mos njohjen e kufirit në marrëdhënie. Në një fjalë të Xhevat Ulunay’it thotë: “Dikur prostitutat ishin të detyrura të fshihen nën rrobat e grave të ndershme ndërsa sot gratë e ndershme jetojnë me dëshirën për tu veshur me rrobat e prostitutave”. Këtë fjalë duhet ta mendojmë dhe ta analizojmë me hollësi kuptimin e sajë. Nëse kthehemi tek llojet e veshjeve që ka ndaluar Pejgamberi a.s shohim se sot shumica e grave islame veshin atë rrobë të quajtur istimalus-samma pra rrobën e gjatë por të çarë në njërën anë, para ose mbrapa. Për këte arsye asnjë grua që e quan veten myslimane nuk duhet të dalë në rrugë me këtë lloj veshje sepse është haram.