Rrezik për demokracinë

padyshim

Primus registratum
Re: Rrezik për demokracinë

Mendoni per nje moment. Gimi per te marre nje makine te re tund teseren e partise - nje aty lart po flet per gjakun e derdhur (jo egzakt fytyra e re e PD-se). po kur te vije puna per ndonje favor tjeter? Atehere Gimi do te te qise syte. Gimi do niset qe ne mengjes e do shkoje ne tirane se "komunistat e nnyte po permysin Doktorin"!! ate Zukun do t'a mbushe si ne 97-ten me do djel trima si e dojn' demokrasin'
qe Gimi mendon se i duhet nje makine e re une nuk kam problem se Sala po s'pati nevoje per t'fortet e rretheve, as qyrret nuk ja hudh .
problemi im eshte qe hallin e gimit e boton nje gazete e perditshme jo-partiake dhe pershtypja qe me krijohet mua eshte qe autori (s'do mend),dhe mesa duket dhe lexuesit, nuk duket se kane ndonje problem me kete menyre te te shtruarit te hallit te Gim-demokratit!!!!
a thua e kemi pranuar ne si shoqeri tashme kete menyre te funksionuarit te puneve? kaq sheshit?
...Moj Marja-Marjana
Faqet me nishana...
 

besim231071

Primus registratum
Re: Rrezik për demokracinë

Shikoni,o idealiste.
Jemi ne nje situate te tille:Nje parti ka ardhur ne pushtet,me nje fjale e ka marre pushtetin,pra ban ligjin,komandon,qeverise,me njerezit e saj ,me te sigurte me te besueshem dhe me te aftit qe i ka ne gjirin e saj,biles po nuk pati te afte ,mundohet ti importoje.

Tani,problemi qe shtron gazetari eshte pikerisht i lidhur me ate qe dhe ju po pretendoni,pra a po afrohen te aftit,a po u ktijohen atyre kushtet ti sherbejne popullit ashtu siç duhet,rasti gimit eshte paksa banal,
apo po afrohen te korruptuarit dhe servilet dhe shpesh ata qe vodhen dhe dje me pijanecin.
Ky pra eshte thelbi i qeshtjes dhe eshte shume i drejte si problem.Jo po ti marrin ata qe iken nga syte kembet,neper bote,se kishin bere kerdine duke vjedhur,dhe tua japin postet qe kishin.
Gimin mor gimin,jo ambulance te re,por shofer ne kryeministrio ta marri,se boll ka vuajtur i shkreti.
A keni shpirte njeriu ,apo netem ideali vlen per ju?
Materiali eshte i pari ,prona ,shtepia dhe vetura,mbrapa vjen ideali,shume mbrapa biles.
Keto gjera nuk na lene te avancojme ne,idealet,
deri dje komuniste,sot demokratike,por idealet nuk te japin
ambulance.Shpresoj qe Gimi te pakten kete radhe ta kuptoje,dhe te mos beje me pune partie duke vozitur rrengalle.
 

963

Primus registratum
Re: Rrezik për demokracinë

Ambulanca nuk i takon Gimit, ajo i takon nje antari te Partise Socialiste.
Sepse Gimi eshte simpatizant apo antar i PD-se, dhe si i tille ai ka lindur per te vuajtur; le te punoje ashtu, me ate ambulance te vjeter qe ka.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Rrezik për demokracinë

Or djema, Gimit ambulancën e re t'ja japin e ai ta gëzojë nëse e meriton (nuk e vë në dyshim që mund ta meritojë) por arsyet që nxirren në gazetë se ai duhet ta marrë makinën se është edhe partizan e aktivist i PD-së është rreziku që i kanoset demokracisë. Ky rrezik bëhet më i dukshëm kur këtë ngjarje e botojnë edhe në gazetë si diçka legjitime. Ky zoti Gimi mundet fare mirë të ankohet nëse ai gjykon që po i bëhet ndonjë padrejtësi por kurrsesi nuk duhet të pretendojë që atij i takon autoambulanca pasi ai është demokrat.

Sa për atë mikun më lart që përmendi të fortët e rretheve që i dalin krah PD le ti kujtoj pak se të fortët që mezi merrnin frymë deri në 97-ën u ngjitën në pushtet (ekonomik e politik) me ardhjen e PS. Prandaj mos të ngatërrojmë sjelljet e PS me ato të PD. Për më tepër, çdo qeverie i nevojitet një numër i caktuar "të fortësh" për të kryer punët e pista.
 

^^MIA^^

Forumium maestatis
Re: Rrezik për demokracinë

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Shikoni,o idealiste.
Mos thuaj idealiste kur jemi me reale se kurre dhe po e jetojme perdite kete realitet.

Spo flasim per Gimin dhe idealet nqs jane te gabuara ose jo.Po flasim per keto militante qe per shkak te ketyre idealeve kerkojne favore.Puna eshte qe keta persona besojne vertete ne partine e tyre ,por nuk besojne sinqerisht ne te,se po te besonin do e linin kete qeveri te beje punen qe ka premtuar te beje dhe jo ti vene kushte qe cenojne dhe prekin tamam demokracine.Te besosh me kushte,e cfare mbeshtetje i jepkan keta partise se tyre?Une besoj ne dicka dhe nuk kerkoj te shperblehem per kete gje sepse do me mjaftonte qe vota ime do shperblehet me ato premtime qe do realizohen dhe jo te ve ne presion partine perndryshe keta "besnike" kercenojne te largohen nga partia dhe se voten ta harroje qe do ja japin perseri doktorit...tamam pseudo militante
 

DFV

Primus registratum
Re: Rrezik për demokracinë

Kondra, ne nje postim pak me lart shkruan pak a shume keshtu:"Ata qe e ndoqen pas Berishen duhet te kenaqen me faktin qe tani do vihet ne jete programi i PD dhe nuk do te vidhen me nga socialistet"
Dakort me ty deri ketu, por si ta kuptoj une Berishen tend te dashur kur para zgjedhjve te 3 korrikut ulerinte e bertiste,si idjot qe eshte, kunder mafjes se Fatos Nanos dhe miljonave te pamerituara qe mbushnin xhepat e e ciftit Nano (Xhoi+ Fatos), ndersa tani pa pike turpi deklaron se Fatos Nano nuk ka asedhenje flet te zeze korruptive dhe se ai(Nano) eshte qelibar!
O Kondra ky eshte programi i PD-se qe duhet te kenaqesh ti dhe milintantet e tjere te Sali Berishes?
Sa per problemin qe ka kjo teme, ketu nuk eshte puna ne se Gimit i takon apo jo ambulanca, por menyren si gazetar mavria (gazetar i thencin) e shtron problemi , ashtu si Mero Ziu qe thote se duhet ti mbushim zyrat me militantet e PD, pavarsishte se nuk din nga lidhet gomari.
Zot na ruaj nga budallenjte e Berishes sepse jane me te rrezikshem nga i zoti!
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Rrezik për demokracinë

DFV, përsëri i bën lëmsh punët.
Asaj që kam shkruar më lart po i shtoj edhe tjetrën që ndjekësit e Berishës (tek të cilët nuk bëj pjesë) duhet të bëjnë presion mbi të për të respektuar programin e së fundi, nëse kjo nuk ndodh, të mos votojnë më për të në zgjedhjet e ardhëshme.
Megjithatë, çështja Nano është mbyllur për mendimin tim në kanale të tjera. Të tjerët, kanë filluar të hetohen e dosjet po mbushen pasi nuk ka pak shkelje. Të shpresojmë që "populli" nuk do t'i mbrojë kësaj here shkelësit e ligjit e një kohësisht të shpresojmë që ligji nuk do funksionojë vetëm për abuzime me shpenzimet (kafe d.m.th).

Përsa i përket temës, ke plotësisht të drejtë pasi në të vërtetë ai që ke kuptuar edhe ti (ashtu si edhe unë e ndonjë tjetër) është rreziku që i kanoset demokracisë.
 

u74

Primus registratum
Re: Rrezik për demokracinë

Rrezik per demekracine eshte votimi jo me kuti te fshehta ne Parlament por ne me nyre elektronike ku sekreti i votimit eshte me se i komprometushem , per ceshtje te rendesishme si rikonfirmimi i kryetarit/kryetares se Parlamentit .
Rrezik per demokracine eshte survejimi i deputeteve me telekamra ne Parlament .... .
 

SkenderbegaS

Primus registratum
Re: Rrezik për demokracinë

Si puna e Gim Kashit ka shum n'Shkoder e mar Shqiprin , e nji Primitizem TOTAL mendoj se mbizotron aktualsht politiken Shqiptare ( asht evidente ) siç asht e quditshme pse ndezet "LUFTA FETARE" kur vjen n'pushtet Sala !?
Nuk ma merr mendja se me duket mu , kjo asht ne syte e te gjithve .
PER MUA DEMOKRACIA ESHT NE RREZIK ,e ju siguroj se nuk jam Pesimist , uroj qe 97' te ket veq nji her.
 

shqiptari87

Primus registratum
Re: Rrezik për demokracinë

RREZIKE PER DEMOKRACINE JANE TE TERE TE NDERUARIT TANE POLITIKANE(I THENSHIN). NUK DINE GJE TJETER VETEM TE BEJNE GAM GAM DHE KUR VECSE I SHEF PASTAJ QE NDAJNE DHE THERRIMEN E FUNDIT BASHKE. ME VJEN TURP NGA KJO GJENDJE DHE JAM SHUME I OFENDUAR. JEMI NE NJE KOHE ABSURDITETI QE COHEMI DHE NUK DIME CFARE BEJME. SIKUR JETOJME VETEM PER 24 ORE DHE PASTAJ PRESIM PER NDOSHTA PER NDONJE 24 ORESH TJETER. SHUME KEQ.
 

ilirjan

Primus registratum
Re: Rrezik për demokracinë

Vete natyra IDEOLOGJIKE e PD zvogelon ne maksimun rryshfetin ;

e cila synon ne ZVOGELIMIN e administrates, heqjen e prones shteterore, decentralizimin, liberalizmin e universiteteve, dhe te gjitha keto masa cojne vetvetiu ne vendosjen e HIRARGJISE (dmth; i dobti t,i nenshtrohet te fortit,i afti te zevendesoje te paaftin,jevgjiti te punoje per te bardhin etj)
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Rrezik për demokracinë

meqe ra fjala tek autonomia e universiteteve, sot eshte botuar tek shekulli nje artikull i nje profesori qe mbeshtet reformen arsimore dhe krijimin bordit te kontrollit pikerisht sepse ky kufizon autonomine "pakuptim" te univeristeteve nga ata qe i japin parate (qeveria pra).
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Rrezik për demokracinë

Dhe kjo është një rrezik për demokracinë?

Në çdo vend të botës Gene, ai që jep paren kërkon të kontrollojë mënyrën se si do shenzohet kjo para. Mirëpo ti je mësuar që shteti të përgjigjet për gjithçka dhe të mos kontrollojë asgjë (rrumpall me i llaf).
Ti do e kishe gjetur veten këtu në Kanada duke jetuar si parazit /pf/images/graemlins/tipsy.gif.

Kërkesa e llogarisë (kontrolli) i universiteteve nga ana e qeverisë do i shtyjë këto organizma të gjejnë metoda të tjera financimi e detyrimisht do rrisin cilësinë e mësimdhënies si dhe standartet e kërkimit. Pra edhe në këtë rast (si në çdo vend tjetër të botës) qeveria bëhet shtysë për shkëputjen e universiteteve nga kontrolli shtetëror.

E komplikume kjo për ty? Të paktën ki kurajon t'i thuash gjërat siç janë e jo t'i shtrembërosh sipas bindjeve të tua. /pf/images/graemlins/winkwink.gif
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Rrezik për demokracinë

ti lexoi firmen aman! Gene i dashur, askush nuk merret me ty nga stafi i AF te te heqi te drejten e fjales. Ato dite AF nuk ka punuar per te gjithe, sepse u sulmua. Gjithesesi nje keshille kam per shume nga diskutuesit e politikes:

Ujku, ujku! - funksionon si parrulle nje here e dy here, por kur te vije ujku me gjithe mend, s'do t'ju besoje njeri!!!*

*komenti kishte te bente me politiken shqiptare dhe jo me sjelljen e administrates se af-se!
 

ados

Primus registratum
Re: Rrezik për demokracinë

Kontrolli i shtetit,me teza"fondet e popullit,kontroll i popullit" si ne kohen e te kuqeve..bravo per mendimet qe jepni...jetoni edhe ne kanada.!!
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Rrezik për demokracinë

Po ti mër çun e ke bo koherencën me ja math vrapit n'Pol t'Veriut. Mjafto që t'shajsh qeverin e Salës (hec e gjeje pse e Salës!) po pun e modhe se kush jan parimet e tuja. Pak më tepër integritet Ados se nuk do mbetesh tërë jetën adoleshent.

Paret e popullit dhe kontroll i qeveris zbatohet në gjithë vendet e botës (pothuajse) dhe kjo i kërkohet edhe qeverisë shqiptare nga organizmat ndërkombëtare. Me pak fjalë lufta kundër korrupsionit bëhet nëpërmjet kontrollit (jo raportimit ditor të kafeve që pihen në universitet) nga organet përkatëse.

Megjithatë do rritesh edhe ti e do fillosh të kuptosh se të jesh me njërin apo me tjetrin do të thotë të jesh kundra vetes! /pf/images/graemlins/winkwink.gif
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Rrezik për demokracinë

ke te drejte
e kam pak te veshtire ta kuptoj mendimin tend

rritja e kontollit rrit autonomine?!

Do te thuash se universitetet duhet te financohen me pak nga shteti?!

Cfare kerkon te thuash?!
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Rrezik për demokracinë

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
ti lexoi firmen aman! Gene i dashur, askush nuk merret me ty nga stafi i AF te te heqi te drejten e fjales. Ato dite AF nuk ka punuar per te gjithe, sepse u sulmua. Gjithesesi nje keshille kam per shume nga diskutuesit e politikes:

Ujku, ujku! - funksionon si parrulle nje here e dy here, por kur te vije ujku me gjithe mend, s'do t'ju besoje njeri!!!*

*komenti kishte te bente me politiken shqiptare dhe jo me sjelljen e administrates se af-se!

[/ QUOTE ]

me falni qe po dal jashte teme
Simply, e ke gabim shpirt.
nuk behet fjale per ato dite dhe fakti eshte se firma ime eshte vendosur aty shume me pare.
Behet fjale per ato raste kur klikon tek positmi (per t'iu pergjigjiur dikujt qe paska patur mundesi te postoje) dhe mesazhi te thote se ti nuk ke te drejte te posotosh.

Ti nuk merresh me llogarine time por te ftoj te mos "e vesh doren ne zjarr" per "koleget" e ty /pf/images/graemlins/wink.gif
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Rrezik për demokracinë

Ligji i Legalizimeve është një rrezik tjetër për demokracinë e brishtë shqiptare. Ky ligj në kundërshtim me Kushtetutën tenton të shpronësojë pronarët e ligjshëm të tokave duke e përkeqësuar më tej gjendjen e pronësisë në Shqipëri pas "reformës agrare" të 1993.
Rreziku i këtij ligji tashmë është i dyfishtë pasi "pronarët" e ndërtimeve informale kërcënojnë me veprime të dhunshme e këmbëngulin për kalimin e ligjit në parlament.
Ndërkohë që PD nuk ka mbështetjen e shumicës, rrezikohet destabilizimi i vendit nga "pronarët" informalë.

PD vazhdon në dhjerjen e çështjes së pronave e për këtë duhet "përgëzuar" Berisha.

Ligji për legalizimet duhet medoemos të përmbajë një nen për kompensimin e pronarëve të ligjshëm dhe kjo sipas vlerës aktuale të truallit të bazuar në një valutë të qëndrueshme (euro). Qeveria duhet të garantojë kompensimin monetar si dhe interesat e lindura prej tij (s'e besoj se qeveria mund të kompensojë pronarët e ligjshëm menjëherë) dhe në rast të kompensimit me tokë ajo duhet të respektojë vlerën monetare të tokave të zëna e të kompensojë kundrejt kësaj vlere!
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Rrezik për demokracinë

ka vetem nje burim konflikti ne vleresimin e tokes.

dhe une mendoj se ne kete rast kane te drejte "pronaret de facto"

Ajo zone nuk mund te vleresohet si truall ndertimi.

Kompensimi me cmim tregu eshte i vlefshem por me cmimin e tokes bujqesore.
 
Top