Rreth 40% e burrave refuzojnë seksin për të parë futboll

Thamina

Papirus rex
Botërori është në prag!
Femrat nëpër botë po përgatiten për një verë me të dashur dhe bashkëshortë që janë ngulur para televizorit për të parë Kupën Botërore 2014. Duket se vajzat do të marrin shumë pak vëmendje nga sa presin, pasi dy në pesë burra pranojnë se do të refuzonin të kryenin marrëdhënie seksuale për të parë futboll. Sipas një studimi të ri, 42 për qind e burrave të pyetur pranuan se do të përpiqeshin të shpejtonin për të parë më vonë eventet e rëndësishme sportive. Nga ana tjetër, është një 37 përqindësh meshkujsh që shprehen se do ta pranonin ofertën e partneres së tyre, vetëm nëse do mund t’i hidhnin një sy televizorit teksa kryenin marrëdhënie.
Dhjetë mënyrat si burrat e refuzojnë seksin
1. Dua të shoh ndeshjen e futbollit
2. Më dhemb shpina
3. Jam shumë i lodhur
4. Më dhemb koka
5. Kam punuar deri vonë
6. Duhet të punoj përsëri
7. Jam shumë i dehur
8. Mund ta lëmë për më vonë?
9. Nuk ndihem mirë
10. Duhet të zgjohem herët nesër
 
Top