Rrenjet e fjaleve ne shqip - Aplikim

Al-Punk

Still here
Rrenjet e fjaleve ne shqip - Aplikim

Pershendetje,
Po mendoj per nje aplikim te vogel qe te percaktoje rrenjen e fjaleve ne shqip dhe do kisha pak nevoje per aq sa mund te automatizohet.

Shembulli eshte:
Nese nje fjale mbaron me -ja atehere rrenja e fjales eshte pjesa qe ngelet pa kete prapashtese +e.

Mësuesja -> Mësuese

Ne rastin qe nje fjale mbaron me -i atehere rrenja e fjales eshte ajo qe ngelet pas heqjes se i-se

Mësuesi -> Mësues

Kutohet dy rastet e mesiperme jane rasti me i thjesht (njejesi), por ne shqip kemi dhe te tjera forma
(shumesi)

Mësuesit - > Mësues => Trajta -it bie per te sjelle rrenjen
Punëtorët -> Punëtor => Trajta ët bie për te sjelle rrenjen
Mësueset -> Mësuese => Trajta et bie per te sjelle rrenjen.

Mund te me ndihmoje njeri per te percaktuar te gjitha keto rregulla (qe mund te nxirren pasi te behen te gjitha lakimet e emrave, dhe zgjedhimet e foljave)?

Behet fjale per te krijuar nje fjalor shqipeje ne internet qe mund te perdoret ne shume aplikime te tjera.

Elida Raiti

Primus registratum
Re: Rrenjet e fjaleve ne shqip - Aplikim

Rrënja e fjalëve që paraqiten më lart është në fakt "mësoj" apo "(me) mësue". Nga kjo rrënjë pastaj formohen fjalë të tilla si:
mësues
mësim
mësimor
mësonjëtore
etj.

Në rastin tjetër rrënja është "punë", nga ku vijnë një sërë fjalësh:
punoj
punim
punëtor
punësim
etj.

Secila fjalë e formuar ka trajtën bazë, me të cilën e gjejmë të renditur në fjalor, dhe varur nga ç'lloj kategorie morfologjike është (emër, mbiemër, folje etj.) ndryshon mbaresën sipas vetës, kohës, formës, gjinisë, rasës, gjendjes (shquar apo pashquar) e një morie veçorish gjuhësore.

Kështu që "rrënja" dhe "trajta bazë" e një fjale janë dy gjëra të ndryshme. Mbaresat që i ngjiten/ndryshohen trajtës bazë janë të shumëllojshme. Një përpjekje e mirë për t'i paraqitur të gjitha këto është bërë në programin gramatikor "Kulla e Shqipes" ku mund të gjenden të gjitha zgjedhimet e lakimet që do të ndihmonin në përpilimin e kërkuar këtu.

Top