Rregulla të reja mbi ushqimet në shkolla - [Astrit Lulushi's Blog]

admin

Administrator
Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Kur të kthehen në shkollë nga pushimet verore, fëmijët amerikanë do të befasohen, kur të shohin se menuja e tyre ushqimore ka ndryshuar.


Departamenti Bujqësisë, shpalli rregullat se çfarë lloj ushqimesh mund t’u shërbehen nxënësve.

Disa ushqime tradicionale rostiçerie (snack food) janë përjashtuar nga shkolla.

Rregullat e reja nga Departamentit të Bujqësisë do të ndalojnë:

- Biskotat-çokollatë
- Karamelet me shije frytash
- Petullat
- Çokollatat e përpunuara
- Pijet e llojit Cola

Ato do të zëvendësohet me:

- Kikirikë
- Kokoshka të lehta
- Patate tortilla të skuqura me pak yndyrë
- Fruta në kupë
- Granola (përzierje grurë, arra, bajame, mjaltë e oriz i zier – zakonisht presuar e pjekur së bashku)
- Ujë me shije apo aromë por pa kalori

Këto ushqime përmbajnë më pak yndyrna e kripëra alternativë. Gjithashtu do të ndalohen plotësisht pijet sportive me kalori të lartë.

Rregullat e reja janë të detyrueshme vetëm për shkollat fillore e të mesme që marrin pjesë në programin federal Dreka në Shkollë dhe vlejnë vetëm për ushqimet që shiten në shkolla dhe jo për ushqimin që nxënësit sjellin me vete nga shtëpia.

Shkollat ​​do të kenë një vit afat për t’iu përshtatur rregullave të reja.

b.gif
 
Top