Rraca dhe Rracizmi

hells_kitchen

Forumium praecox
Rraca dhe Rracizmi

Disa mendojne qe rraca eshte nje konstrukt shoqeror per te klasifikuar njerezit ne varesi te tipareve fizike te tyre,ndersa te tjere besojne qe rraca eshte jo vetem nje konstrukt shoqeror por gjithashtu biologjik ne kuptimin qe njerez te rracave te ndryshme kane tipare te ndryshme gjenetike dhe njerez te se njejtes rrace kane tipare me te ngjashme gjenetike ne llojin e tyre. Megjiathate, shkenca ne eksperiencen e saj ka treguar qe njerezit bejne pjese ne te njejtin lloj te klasifikimit biologjik dhe qe rraca nuk eshte nje faktor qe ndikon ne kete klasifikim.

Nga pikpamja shoqerore dhe personale si e vleresoni ju dukurine e rraces dhe rracizmit. A mendoni qe shoqeria e sotme eshte vertet ne gjendje qe te pranoje nje shkrirje njerezishtte rracave te ndryshme ashtu sic pranon nje shkrirje kulture anembane?

Jepni mendimit tuaj dhe diskutim te mbare /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif
 

marina s.

Forumium maestatis
Re: Rraca dhe Rracizmi

Klasifikimi i gjallesave -per njeriun ne kete rast- behet ne kete sekuence (e reduktuar duke kapercyer disa hallka) :
Klasa - gjitare
Lloji - homo sapiens
Rraca - evropoide (ne rastin e te bardheve)
Gjinia - femerore/mashkullore
Ne kategorine rracore Evropoide (percaktuese per njerezit e bardhe) bejne pjese 5 rraca: nordike, mesdhetare, dinarike, alpine dhe est-baltic. Keshtu psh kemi: bjonde me sy jeshile/kafe e hapur per nordiket; brune me sy te zinj per mesdhetaret; brune me sy kafe te hapur per dinariket; brune me sy jeshile/bojeqielli per alpinet; bjonde me sy bojeqielli dhe pak te terhequr per est-baltiket.

---> Dalje jashte teme. Nje te dhene per shqiptaret: rreth 75% i perkasin rraces dinarike e cila si tipar dallues, pervec cka shkruajta me lart, ka edhe koken te shtypur pas (dmth koke me qoshe /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/lol.gif ); 15% i perkasin rraces mesdhetare dhe 10% asaj nordike. Keto jane te dhenat sipas nje studimi te bere andej nga fundi i shek.19 ne popullsine vendase.
Natyrisht perzierja ne mase e ketyre racave me njera-tjetren ka cuar ne lindjen e individeve me tipare shume te ndryshme (psh bjond me sy te zi dhe koke me qoshe /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/lol.gif ose brune me sy jeshile dhe koke me qoshe /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/lol.gif )...prandaj jemi populli me i bukur ne evrope /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/pippiripi.gif <---> Mbyllje.

Keto ishin per te saktesuar qe klasifikimi rracor eshte ceshtje biologjike me FAKTE dhe s'ka lidhje sa ce mendojne apo besojne disa. Ate qe ke dashur te thuash ne fillim te postimit tend, e ke bere pak si lemsh prandaj me lejo te riformuloj idene tende: Njerezit, pavaresisht rraces se ciles i perkasin, jane njerez!!!

Per momentin po e le me kaq; i pergjigjem nji here tjeter pyetjes tende...kur te kem nge te mendoj tamam /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/lol.gif
 

gurax

Pan ignoramus
Re: Rraca dhe Rracizmi

Po nga ana sociale sceptic, cfare mendon per fenomenin racizem?

Mua personalisht nuk me pelqen racizmi. Por ne te njejten kohe ka shume momente qe jo vetem me vjen te them por e pranoj qe edhe them shprehje te tilla si "jevgu i m***" apo "zezaku i qelbur". Zakonisht keto dalin kur ka dicka qe s'me pelqen ne personin, apo dhe grupin social, perkates.
 

Ema

Goddes
Re: Rraca dhe Rracizmi

Pershendetje!
Une jam rritur ne Elbasan deri ne 18 vjec.Lagjia ime ishte e banuar nga shume "jevgj" dhe nga fundi i viteve 90 u shtuan dhe "arixhinjte".
Me kujtohet qe kur isha e vogel shikonim Kampionatin Boteror te Futbollit dhe si cdo familje shqiptare perkrahnim skuadra te huaja(se Shqiperia s'ka shkuar kurre ne boteror).Une isha tifoze e Italise,im ate Brazil,motra Gjermani.Kur Brazili fitoi kunder Italise(Baggio gaboi dhe penalltine) nuk e di sa mallkime i kam cuar "rraces se keqe","jevgj" edhe me keq ndonje B&%zi M%$i" drejt brazilianeve.Me duhet gjithashtu te shtoj se babi edhe pse simpatizon sot e kesaj dote brazilianet(dhe skuadren e futbollit te berbere nga shume rraca) ne jeten e perditshme nje konsiderate pozitive per "doren e zeze" eshte e pamundur.
Keshtu me kujtohet edhe kur ime eme ishte shume e shqetesuar kur une ne vegjeli doja te martohesha me Michael Jackson sepse siapas saj:"vajza do na sjelle ndonje zezak ne shtepi nje dite",apo me keq nje skandal qe perfshiu tere qytetin kur nje vajze nga lagjia ime u dashurua me nje "arixhi".
Tani kane kaluar shume vite,une jetoj jashte.Mund te them me siguri se kam takuar e njohur rraca nga me te ndryshmet,nga Senegal e deri ne Gjerogji,nga Kina ne Argjentine.
Gjeja qe me vret mua sot e kesaj dite eshte qe edhe pse mendja ime eshte hapur,kam kuptuar se nuk ekzistojne te bardhe apo te zinj po njerez te mire apo te keqinj e megjithate kur kthej koken pas shikoj se si familja ime kane mebtur ne vend shumica e shqiptareve qe jetojne ne Shqiperi.
Di per familje qe i kane bere femijet hasha se jane martuar me nje person me ngjyre ose njerez qe therrasin "skandal" po te shohin nje foto tenden me nje mik7mikeshe me ngjyre.
Mendoj qe familjet shqiptare jane teresisht rraciste persa i perket njerezve me ngjyre.Qe nese vajza na martohet me nje amerikan nuk ka problem,po nese eshte ndonje mulat atehere hapu dhè.Me vjen keq qe mentaliteti shqiptar eshte i atille.

Para nja dy vjetesh isha me pushime ne Shqiperi gjate veres dhe ne televizor po shikonim "save the last dance".Kishte kohe qe nuk perballoja muhabete rracizmi me familjen time dhe as kisha nder mend te zihesha me njeri kur ne nje pjese te filmit dy protagonistet ai djali bukurosh dhe me ngjyre dhe ajo balerine bjonde dhe bardhoshe puthen ne metro per te pare reagimin e nje plake.Im ate u hodh perpjete sikur e pickoi grenxa:"Po kesaj vajze-thote babai-nuk i vjen turp qe i ati e shikon qe ne film puth nje zezak?"Ne ate momemnt u zume nje cope here dhe une provova deshiren e forte qe te martohesha me nje zezak Senegali,nga ata qe jane te zinj fare vetem per te pare tmerrin ne sute e prinderve.
Dhe jo vetem kaq.kam pershtypjen qe kjo lloj edukate qe na kane dhene ne vegjeli(mos rri me jevgjit se ato jane rrace inferiore!!!) me ka krijuar kompleksin qe te jem pothuaj gjithnje e terhequr fizikisht nga djem me ngjyre.Me duket se ne menyre instiktive e bej per kundervenie,revolucion :).Po vete e di mire se ne u dashurofsha me nje person me ngjyre do me duhet te zgjedh midis tij dhe familjes time.
Si konkluzion mendoj se jemi popull tmerresisht rracist dhe ksenofob,skllever te kulturies ariane dhe here-here me rrenje naziste.Ngaqe kurre s'kemi bere ndonje gje te lavdishme si popull jemi kapur pas ca fjaleve te Hitlerit per pastertine e rraces ariane e ku di une.Por nuk jemi rraciste vetem ndaj njerezve me ngjyre.Akoma sot ne Shqiperi ekzistojne "fjale te urta" qe thone:"mos befsh krushqi me cam""Mos te dhente Zoti Copej per dhenderr" e ku di une.
Po a do e kuptojme ndonjehere ne cfare injorance jetojme apo do vazhdojme me "po bota,c'do thote bota?????""".
/ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/frown.gif /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/frown.gif /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/frown.gif
 

studenti100

Forumium praecox
Re: Rraca dhe Rracizmi

Besoj se si nuk ke mundesi te zgjedhesh gjinine qe lindesh apo babane dhe mamane qe te lindin ashtu nuk ke mundesi te zgjedhesh rracen. Pra rracizmi eshte vetem pergjithesim i nje paragjykimi qe mund te kesh ndaj nje grupi dhe perdorimi i ketij paragjykimi ne menyre te tille qe te gjykosh cdo individ te asaj rrace pa e njohur fare personin ne fjale. Besoj se rracizmi eshte jo vetem nga te bardhit, por edhe nga rraca te tjera ndaj te bardheve. Pra cdo rrace ne pergjithesi ka nje lloj paragjykimi per nje rrace tjeter duam apo s'duam duke u bazuar ne ca ben shumica e kesaj rrace apo tjeter ne veprime ndoshta bazuar ne kulturen e tyre shoqerore (dicka qe mund jete vertete reale bazuar ne ca ben shumica, pozitive apo negative nuk ka rendesi), por te gjykosh individe te vecante negativisht ne baze te disa paragjykimeve se sa pervoje personale me ate individ me duket injorance.
 

hells_kitchen

Forumium praecox
Re: Rraca dhe Rracizmi

Pershendetje,
Ju faleminderit shume per pjesemarrjen tuaj ne kete forum dhe shpresoj qe te kemi nje diskutim akoma me te volitshem, edukues dhe rrefyes te eksperiencave dhe ndjenjave personale ne ditet ne vazhdim. Duke pergezuar postuesit e mesiperm per shkrimet e tyre vura re disa gjera interesante ne cilido prej tyre.

Sceptic shume interesante ato statistikat per perberjen etnike te shqiptareve? Ku i moret ato te dhena? Megjiathte, problemi apo diskutimi nuk qendron shume ne aspektin biologjik/shkencor te rraces por me shume ne ate shoqeror dhe te mendimit personal kundrejt rraces dhe rracizmit. Shpresoj qe ne te ardhmen e shpejte te kemi nje mendim te sinqerte dhe rrefyes dhe nga ju per kete ceshtje.

Gurax, te gjitheve, te pakten ne llogjiken time te shendoshe, mendoj se nuk duhet te na pelqeje rracizmi megjiathate eshte nje fenomen shoqeror dhe psikologjik qe ndodh dhe ashtu si ju dhe une shpesh here e gjej veten ne situata te tille si ato qe pershkruajte ti. Te faleminderit per mendimin tend te sinqerte.

Muelle, dua te te pergezoj ne rrefimin e ekseperiences tende dhe gjithashtu te falenderoj qe e ndate ate dhe me ne per te dhene nje shembull konkret se si komplikacione te tilla ndofta mund te kene dhe sherim ne psiqiken tone dhe ate te te tjereve duke qene me kompasionant dhe kuptues kundrejt cilido qe takojme.
Nuk e di pse por me beri pershtypje kjo pjese e shkrimit tend. Ndofta per faktin qe nuk kisha degjuar ndonjehere nje vajze shqiptare te fliste ne kete menyre gje qe eshte shume positive jo vetem per ty por edhe per ne si komb.

" Dhe jo vetem kaq.kam pershtypjen qe kjo lloj edukate qe na kane dhene ne vegjeli(mos rri me jevgjit se ato jane rrace inferiore!!!) me ka krijuar kompleksin qe te jem pothuaj gjithnje e terhequr fizikisht nga djem me ngjyre.Me duket se ne menyre instiktive e bej per kundervenie,revolucion :).Po vete e di mire se ne u dashurofsha me nje person me ngjyre do me duhet te zgjedh midis tij dhe familjes time."

studenti, me pelqeu shume shkrimi dhe opinioni yt. Ne vecanti kjo pjese qe vijon:
"Pra rracizmi eshte vetem pergjithesim i nje paragjykimi qe mund te kesh ndaj nje grupi dhe perdorimi i ketij paragjykimi ne menyre te tille qe te gjykosh cdo individ te asaj rrace pa e njohur fare personin ne fjale. Besoj se rracizmi eshte jo vetem nga te bardhit, por edhe nga rraca te tjera ndaj te bardheve."

Ashtu si dhe ti, dhe une kam mendimin qe rracizmi mbart nje ide etnocentrike ne vetevete dhe besoj se si njerez ne duhet ta kalojm ate stad dhe te shikojm boten nga prespektivat jo vetem te kultures dhe opinionit qe kemi mbatur por nga ato qe jane kuptuese dhe mikpritese ne kultura dhe opinione te ndryshme. Kjo do krijonte nje shkrije te vertete mendimi dhe kulture.

Serish faleminderit te gjitheve dhe shpresoj qe te lexoj akoma me shume ne kete forum ne ditet ne vazhdim.
 

marina s.

Forumium maestatis
Re: Rraca dhe Rracizmi

<div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Originally Posted By: Sceptic</div><div class="ubbcode-body">Njerezit, pavaresisht rraces se ciles i perkasin, jane njerez!!! </div></div>


Kam cituar ate fjali me lart sepse jam e bindur qe njerezit jane te gjithe te barabarte qofshin te bardhe, te zinj, te kuq apo te verdhe. Vrasjet, rrahjet, burgosjet, percmimet per shkak te rraces jane absurditet dhe ligesi per mendimin tim. Kjo eshte faqja e erret e medaljes, por ka edhe nje faqe tjeter ne te cilen rracizmi nuk ka aspak lidhje me ligesine apo absurditetin. Cfare eshte ky rracizem "i mire"? Si eshte?

Cfare eshte?
Njeriu, per shkak te natyres se tij, ka ndjenjen e perkatesise...pra ka nevoje te ndjehet pjese e nje grupi, te identifikohet me te; ne te njejten kohe, ka nevoje te kete nje identitet individual qe e dallon nga pjesetaret e tjere te grupit. Ne rastin kur grupi eshte familja, si identitet per tu dalluar, personit i mjafton emri dhe paraqitja. Ne rastin kur grupi eshte shteti ku jetohet, qe personi te dallohet, emrit dhe paraqitjes i shtohet qyteti/fshati i lindjes, dialekti qe flet... Por ne rastin kur grupi eshte BOTA dhe personi eshte nje KOMB i tere? Ketu hyjne ne loje elemente si gjuha ame, historia, kultura dhe, ne menyre te PASHMANGSHME, rraca/prejardhja. Kombet vete i japin rendesi prejardhjes se tyre - <u>dmth meshojne ne dallimin midis rracave, meshojne ne "KESHTU jam une, kurse ti je ASHTU, jo si une</u> - ne menyre qe te permbushin nevojen per tu dalluar. Pra ky rracizem "i mire" nuk eshte gje tjeter vecse nje nevoje njerezore qe individi te dallohet nga grupi.

Si eshte?
Pse them qe rraca hyn ne loje si element dallues ne menyre te PASHMANGSHME? Pse <u>nuk qenka e mundur </u>psh qe nje zezak, edhe pse ka lindur e eshte rritur ne Suedi, edhe pse gjuha e atij vendi eshte e vetmja qe ai njeh, edhe pse me kulturen e atij vendi eshte brumosur, edhe pse suedezet nuk e perbuzin, edhe pse e dashura e tij eshte e bardhe, edhe pse ka dale kandidat per kryeminister, <u>te identifikohet plotesisht</u> me nje suedez? Pergjigja eshte e thjeshte: pavaresisht gjuhes qe ai ka folur gjithmone, kultures qe ka marre, pavaresisht emrit e mbiemrit qe mund t'i kene ndryshuar, ai nuk eshte pasardhes i atyre vikingeve qe i ka hasur ne cdo liber historie ne shkolle nga fillorja deri ne universitet. Shikoni pra si lidhet historia me kombin dhe kombi me rracen: nje femije me etni tjeter qe kujton se eshte njesoj si femijet e tjere, sapo fillon te mesoje nje cope liber historie, fillon edhe te mesoje se nje pjese e tij eshte ndryshe...se ajo histori qe ai meson, ne nje fare menyre, nuk ka lidhje me te ne asnje nivel. Dhe ja ku arritem ne piken kyce te ceshtjes: per kete zezak nuk ka kurrefare paragjykimi nga njerezit e tjere, por ai do te jete gjithmone ndryshe nga te tjeret dhe, si te tjeret si ai vete, jane te ndergjegjshem per kete fakt.


Flitet shume luften kunder rracizmit nepermjet shkrirje kulturash apo mohimit te te qenit ndryshe te perosnit tjeter, por kjo eshte utopi pervecse nje padrejtesi. 1) Eshte utopi sepse kurre njeriu me natyren e tij egoiste nuk do te pranoje te humbase identitetin e vet dallues duke u shkrire ne kulturen e tjetrit. 2) Eshte padrejtesi sepse te mohosh faktin se tjetri eshte ndryshe nga ty do te thote te mohosh ate qe faktikisht ai eshte.

Jam rraciste? PO! Une respektoj kulturat e tjera dhe jam kurjoze t'i njoh. Nuk kam asgje kunder lidhjeve midis njerezve te rracave te ndryshme...per mua qofshin te lumtur bashke! Kam nje shoqe jevge qe e vleresoj shume per njeriun qe eshte. POR nga ana tjeter...sado interesante te me duket kultura INDU, vallaj preferoj ate shqiptare. Nuk terhiqem fizikisht nga njerezit me ngjyre...do ta beja mik per koke nje zezak, por s'do shkoja e s'do martohesha kurre me te...besoj eshte ceshtje preferncash. Kur nxehem them " jevgu qelbet" dhe nuk perpiqem ta justifikoj kete sepse me than te drejten jevgjit jane beterr tu fillu nga Rumania e tu mbaru ne mbaru ne Afrike...dhe qe vijne ere e rende, vijne..edhe i kile parfum sikur te hedhin...

Me shani sa te doni tashi /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/lol.gif
 

lupo

Primus registratum
ti moj bukuroshe qe ja fut qoshe me qoshe thua se e ke nje shoqe jevg per cfare e vlereson per lekuren qe e ka te zeze,,ajo ka lekuren e zeze por njeres si puna jote kane zemren e erret kuptove,,
 

Sahit Rexhepi Keca

Valoris scriptorum
Racizmi është një ironi e hidhur,Racizmi i cili në thelb synon përjashtimin e tjetrit dhe të huajit vetë është një feneomen që nuk njeh kufi.si në kohën e kolonializimit evropian të tregëtis me skllevërit,ku zezakët tregtoheshin si njerëz të klases se fundit,ashtu edhe në epokën e rajhut të tret me holokaustin apo në gjenocidin në Ruand-Racizmi ka ekzistuar dhe ekziston në të gjitha epokat,kulturat dhe kontinente.
 

Sahit Rexhepi Keca

Valoris scriptorum
Racizmi shkakton dëme,duke izoluar dhe lënduar njerëzit dhe duke shkaktuar ndarje mes komuniteteve.sikurse,racizmi aktiv,edhe akceptimi pasiv i privilegjeve të bazuara në racë.dëmtojn shëndetin mental dhe fizik si të viktimës,ashtu edhe të kryesit të padrejtësisë racore.shkaqet e racizmit ose jo të tolerancës së ngjashme,si dhe mjetet për kryerjen e tyre janë mjaftë komplekse dhe përfshijnë,nënshtrimin dhe diskriminimin ligjorë,disatvantazhin ekonomik dhe arsimor.anashkalimi social dhe ekonomik,si dhe viktimizimin psikologjik.
 
Top