Rrëzohet për shkak të silikoneve të mëdha

Rrëzohet për shkak të silikoneve të mëdha

Hungarezja Alexandra Horvat, e cila ka qenë një prej favoriteve në garën për Miss kirurgjia plastike ka qenë e shtyrë të heq dorë nga gara për shkak të lëndimit të ligamenteve të gjurit.

Femra, në fakt, për shkak të gjinjve të rëndë nga silikoni ka humbur drejtpeshimin në take të larta dhe ka rënë nëpër shkallë derisa po kthehej nga hapësira në të cilin anëtarët e jurisë i vlerësuan gjinjtë e saj.

Ajo ka përfunduar në spital dhe aktualisht është në karroce invalidësh pasi që për shkak të dhimbjeve në gju nuk mundet të ec.

Përkundër kësaj, ajo ka kërkuar të vazhdoj garën, por nuk i është lejuar.

Nuk shoh ndonjë arsye pse njerëzit nuk do të mund të kënaqen me bukurinë time në karrocë, ka pyetur Alexandra.

Në garën Miss kirurgjia plastike kanë mundur të paraqiten vetëm femrat të cilat kanë gjinj dhe buzë silikoni, respektivisht ato të cilat i janë nënshtruar së paku një operacioni plastik.

Fituese e garës së sivjetme është 22vjeçarja Reka Urban, shkruajnë mediet botërore. Ajo është shpërblyer me një banesë në Budapest, përcjellësja e parë Edina Kulcsar ka fituar automjet, derisa përcjellësja e dytë, Horvat, është shpërblyer me stoli me vlerë prej 7.300 eurosh. Edhe kirurgët meritorë për fitimin e garës janë shpërblyer./Telegrafi/

QVSn3WH7g_E

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23952. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23952

Top