Rrëshen-Kalimash përfundon në qershor 2010
Kompania turke, “Enka”, publikon në faqen e vet në internet shtyrjen e afatit të punimeve

Përfundimi i pritshëm i punimeve në autostradën Rrëshen-Kalimash është shtyrë për në qershor të vitit 2010, bëhet e ditur nga kompania turke “Enka”, e cila është bashkësipërmarrëse me amerikanen “Bechtel” në këtë projekt. Punimet në autostradën 61 kilometra që mund tu kushtojë shqiptarëve mbi 1 miliard euro, filluan në vitin 2006 dhe qenë parashikuar të përfundonin në qershor të vitit 2009. Pavarësisht se rruga është zyrtarisht e përuruar si “e përfunduar” nga dy kryeministra, punimet vijojnë. Vitin e kaluar u njoftua se punimet do të zgjasnin deri në pranverën e vitit 2010, ndërsa afati i ri i njoftuar nga “Enka” është qershori i vitit të ardhshëm. Ecuria e punimeve në këtë zonë varet veçanërisht nga kushtet klimaterike gjatë dimrit. Në tunelin e Thirrës, që është edhe pjesa më e vështirë dhe më komplekse e punimeve, gjatë dimrit temperaturat zbresin nën zero dhe dëbora vijon për shumë muaj. Një nga faktorët e zgjatjes së punimeve vlerësohet se ka qenë edhe nxitimi i qeverisë për ta hapur rrugën për trafik para zgjedhjeve të 28 qershorit. Konsorciumi sipërmarrës “Bechtel-Enka” ka punuar njëzet e katër orë në ditë në të dyja tunelet deri para qershorit, kur hapja e pjesshme e rrugës për trafik i ngadalësoi punimet.

Aktualisht punimet janë përqendruar në tunelin e Thirrës, ndërsa pjesa tjetër e rrugës pothuajse ka përfunduar tërësisht. Edhe 30 urat kanë përfunduar pothuajse tërësisht.

Kostot

Shqipëria ka shpenzuar deri tani rreth 700 milionë euro vetëm për segmentin Rrëshen-Kalimash. Në periudhën janar-korrik të këtij viti, në rrugën Durrës-Kukës u shpenzuan 217 milionë euro, ndërsa në gusht qeveria shtoi fondet e parashikuara për projektin me rreth 30 milionë euro të tjera. Sipas vlerësimeve të Kontrollit të Lartë të Shtetit, me kostot aktuale të punimeve për njësi, segmenti Rrëshen-Kalimash pritet të kushtojë rreth 850 milionë euro. Por shqiptarët do të detyrohen të paguajnë së paku edhe 200 milionë euro të tjera interesa për kreditë e marra për këtë projekt, gjë që e ngre koston totale në mbi 1 miliard euro.

Trafiku

Gjatë muajve korrik dhe gusht, në këtë aks rrugor qarkulluan mesatarisht 5 mijë makina në ditë, ndërsa ekspertët thonë se për të justifikuar ndërtimin e një vepre të tillë nevojitet një trafik i përditshëm prej mbi 20 mijë makinash. Në ditën më të mirë, në kulm të sezonit turistik, në rrugë qarkulluan 12 mijë makina. Por me afrimin e dimrit, përdorimi i këtij aksi zvogëlohet në mënyrë drastike, për shkak të nivelit tejet të ulët të shkëmbimeve tregtare mes Shqipërisë dhe Kosovës. Volumi i tregtisë është aq i papërfillshëm, sa në statistikat e INSTAT Kosova klasifikohet te “vendet e tjera”.(Shqip)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22579. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22579