Rrënimi i vendit, Rama fton qytetarët: Të gjithë më 30 prill, në Tiranë

PUPA

Primus registratum
Rrënimi i vendit, Rama fton qytetarët: Të gjithë më 30 prill, në Tiranë

szu6wm.jpg


UPDATE- Faturat e shumefishuara, kostoja e rritur e jeteses, tarifat marramendese te sherbimeve jane nje tjeter arsye per te protestuar. Keshtu eshte shprehur, kreu i PS-së, Edi Rama, sot gjate nje konference per shtyp, duke iu drejtuar me tjetër ftesë qytetarëve për t'i thënë ndal rrënimit ekonomik në 30 prill, në Tiranë.



Fjala e Rames

Pasi e kanë gjynjëzuar shtetin e së drejtës, ata që e qeverisin këtë vend me vednim gjykate, jo me votat e popullit, e kanë bërë refren që për çdo problem që njerëzit kanë me keqeverisjen t'u thonë ikni në gjykatë.


Kështu u thonë shqiptarëve së fundmi edhe për afrofetë të shumëfishuara edhe mbi ligjin, të dritave apo të ujit.


Por, ndërkohë tarfiat e reja të miratuara së fundmi për shërbimet gjyqësore, të prokurorisë e të noterisë, sigurisht e të gjykatës, në disa raste janë 4 fishuar.


Pra, depozitimi i një padie në gjykatë shkon tani 120.000 lekë. Që do të thotë për shembull, se një pensionist i cili e ka pensionin në nivelin e taksës së padisë, duhet të rrijë një muaj pa ngrënë e pa marrë asnjë ilaç për të hapur një gjyq për një të drejtë të mohuar.


Qoftë në frymën e Kushtetutës, qoftë në atë të Konventës mbi të Drejtata dhe Liritë e njeriut apo dhe konventave të tjera ndërkombëtare, tendencat janë që të eleminohen barrierat financiare që pengojnë kërkimin e të drejtës së qytetarëve në organet e drejtësisë.


Ndërsa në Shqipërinë e marrë peng nga një pushtet i grabitur, po hapen kudo hendeqe mes qytetarit dhe demokracisë, drejtësisë e mirëqenies së tij ekonomike.


Tarifat e disafishuara të shërbimeve të shtetit të së drejtës, janë një arsye më shumë për të kërkuar të drejtën me protesta, duke ngritur krye përditë ndaj padrejtësive, dhe për t'u bashkuar të gjithë nëTiranë për protestën e madhe të 30 prillit, për demokraci, për drejtësi dhe për mirëqenie, për të hapur kutitë e zgjedhjeve të grabitura, e për të ndalur rrënimin ekonomik.
______________________


PS, proteste ne Elbasan: Do fitojme betejen, me ne eshte e verteta

ELBASAN- PS ka zhvilluar protesten e radhes ne Elbasan, ku Rama shoqerohej dhe nga aletatët e djathtë Preç Zogaj dhe Spartak Ngjela, të cilët gjithashtu i kanë bërë thirrje banorëve që në 30 prill të mblidhen në bulevard për të protestuar kundër qeverisë së kutive të mbyllura. Kryetari socialist shoqërohej edhe nga deputetët PS të qarkut Elbasan.



Më poshtë fjalimi i plotë i Kryetarit Edi Rama:


Përpara katër muajsh ne ishim këtu në këtë shesh dhe sot pas katër muajsh ne rikthehemi këtu, ndërkohë që në këto katër muaj mbi 80 mijë njerëz kanë humbur vendin e tyre të punës. Sali Berisha premtoi se do hapë 160 mijë vende pune dhe pasi grabiti votat po mbyll përditë rrugë shprese dhe mundësi për të jetuar duke bërë që të humbasin çdo ditë qindra vende pune dhe vetëm në tre muajt e fundit kanë humbur 71 mijë vende pune. Ndërsa nga 28 qershori e deri sot kanë humbur më shumë se 100 mijë vende pune dhe kjo sepse pushteti i sotëm nuk buron nga vota e popullit, por nga mekanizmi i korrupsionit që e pengoi popullin të çojë në qeveri ata që zgjodhi në 28 qershor.


Sot ju jetoni çdo ditë e më shumë nën barrën e borxheve, nën barrën e listave që zgjaten e zgjaten përditë, ndërkohë që një borxh edhe më i madh, borxhi që Sali Berisha e ka futur Shqipërinë duke marrë çdo ditë borxhe që të lajë borxhe është një barrë e cila mund ta fundosë edhe një herë tjetër të gjithë popullin në rast se populli nuk do ta ndalë këtë rrënim ekonomik, duke ndalur qeverinë dhe duke i kërkuar që të hapë kutitë ku fshihet arma që vrau zgjedhjet, ose t'i hapë rrugë popullit për të zgjedhur ata që do ta ndalin nga kriza.


Sali Berisha ju tha juve dhe të gjithë shqiptarëve që sa të ishte ai në krye të qeverisë kurrë nuk do të rritej çmimi i energjisë dhe sot më e keqja nuk është që çmimi i energjisë është rritur, më e keqja është se faturat që ju vijnë nën derë për t'i paguar janë shumë herë më të mëdha se sa është rritja e çmimit me ligj, sepse ndërkohë që Sali Berisha merr borxhe për të vazhduar të mbajë pushtetin dhe për të përfituar nga ky pushtet që mbahet me borxhe. Ato borxhe jo vetëm që i paguajnë të gjithë shqiptarët, por edhe më keq akoma për shkak se ato borxhe janë shumë të mëdha sa nuk paguhen dot, atëherë faturat vijnë edhe më të mëdha se sa ç'është e përcaktuar me ligj.


Për 50 qindarka të shtuara në mënyrë të paligjshme në faturën e energjisë, për faturën e ujit, apo të çdo fature tjetër, çdo popull evropian ngrihet në këmbë dhe i thotë qeverisë ma kthe borxhin, ose ik se nuk të kam asnjë borxh. Ndërsa, në Shqipëri jo vetëm faturat shtrenjtohen për shkak se ato rriten, duke bërë ligje të cilat janë të detyrueshme për të mbajtur një pushtet, i cili kërkon vetëm të përfitojë në kurriz të njerëzve, por më keq akoma ato vijnë nën derë disa fish më të larta.


E pra, sot ne nuk jemi në një udhëkryq të zakonshëm. Sot ne jemi në një udhëkryq historik sepse ose do të pranojmë se votat tona nuk kanë asnjë vlerë dhe që me votat tona ne nuk mund ta ndryshojmë jetën tonë, dhe kështu të mbajmë në kurriz një qeveri që na i merr votat dhe kur s'ia japim e për këtë arsye edhe nuk do t'ia dijë fare se çfarë mendojmë ,duke shpallur në këtë mënyrë jo zyrtarisht, por faktikisht një mbretëri të Sali Berishës, ose në 30 prill duhet të mblidhemi të gjithë në Tiranë për të thënë se ky është vendi ynë dhe se në vendin tonë liritë dhe të drejtat duhet dhe do të jenë të barabarta për të gjithë, në raport me ligjin dhe me mundësitë që demokracia e krijon qytetarëve të vet. Sepse nuk mund të ketë një Shqipëri ku një grusht njerëzish mund të pasurohen duke shkelur përditë ligjin dhe një Shqipëri tjetër ku një popull i tërë e pëson dy herë në faturën e tij të jetës: një herë nga rritja me ligj dhe një herë tjetër mbi rritjen me ligj nga rritja pa ligj, në mënyrë që të paguajë qeverinë që mban në kurriz sepse qeveria nuk do të zbresë nga kurrizi i popullit të vet. Kjo është e pa tolerueshme.


Miqtë e mi, kutitë e 28 qershorit nuk janë një pronë për të cilën dy palë bëjnë një sherr. Ato nuk janë thjesht disa mijëra kuti që kanë brenda disa qindra, mijëra e më shumë se 1 milion e gjysmë fletë votimi. Ato kuti janë e vetmja mundësi që populli ka në demokraci për të thënë fjalën e vet dhe janë e vetmja arsye që një qeveri në demokraci e dëgjon popullin e vet. Në vendet ku ne duam të shkojmë, në vendet e zhvilluara, në vendet demokratike, në familjen evropiane ku ne duam të integrohemi qeveria është çdo ditë e vëmendshme për popullin e saj, sepse varet prej tij.


Ndërsa një qeveri votën e popullit e merr edhe kur populli nuk i'a jep, nuk do t'ia dijë për popullin, por përkundrazi i hipën atij në kurriz dhe i thotë mbamë sepse këtu do më kesh, deri kur të vdes. Kjo është e patolerueshme sepse një qeveri e tillë i merr frymën dhe e vdes popullin e vet nga varfëria, nga borxhet, nga pasiguria, nga mungesa e perspektivës.


Vdes ekonominë, vdes arsimin, vdes shëndetësinë, vdes gjithçka që populli pret jo vetëm të jetojë, por edhe të zhvillohet në shërbimin e tij.


E pra, për të mos e zgjatur më tutje, unë dua që t'iu ftoj të gjithëve që në 30 prill të vini në Tiranë më të vendosur se kurrë,. Ky nuk është një sherr mes dy palësh. Kjo është një betejë e madhe për aspirata të mëdha dhe për këto arsye kjo është një betejë e vështirë.


Është një betejë e vështirë të cilën ne jemi të detyruar ta bëjmë për veten, për familjen, për fëmijët, për qytetin, fshatin dhe vendin tonë në qoftë se nuk duam që të na detyrojnë që të jetojmë në vendin tonë si të huaj ku një grusht njerëzish bëjnë ç'të duan me ligjin, me pasuritë e përbashkëta me gjithçka ka rreth e rrotull dhe një popull i tërë i mban ata në kurriz pafundësisht pa pasur mundësinë që demokracia i jep popullit që t'i heqë nga kurrizi me votë duke u çliruar nga barra e paaftësisë, pa përgjegjshmërisë dhe e korrupsionit të tyre.


Ne duhet të shkojmë të gjithë në bulevardin e Tiranës në 30 prill për të treguar më me forcë se asnjëherë tjetër se ne jemi të gatshëm që të vazhdojmë të luftojmë si qytetarë një betejë, të cilën ne do ta fitojmë sepse me ne është e vërteta. E vërteta që fshihet në kutitë e votimit, e vërteta që fshihet pas çdo fature dhe pas çdo rruge që vështirësohet dita- ditës në kushtet e një pushteti që kërkon ta kthejë këtë vend në një sundim të vetin.


Motra e vëllezër ju e shihni se çdo ditë, çdo javë, çdo muaj, çdo vit që kalon nuk sjell ato që ju dëshironi, nuk sjell ato që ju kërkoni nga ata që qeverisin nuk sjell ato për të cilat një popull qeveriset nga disa njerëz, por sjell përditë e më shumë trishtim sepse Sali Berisha jo vetëm vodhi zgjedhjet, por pasi vodhi zgjedhjet nuk bëri asgjë tjetër veçse rëndoi më shumë jetën e njerëzve, rëndoi edhe më shumë ekonominë e tyre familjare, rëndoi edhe më shumë barrën e tyre për të nxjerrë fundin e muajit.


Kjo është arsyeja pse kutitë e votimit janë të lidhura pazgjidhshmërisht me të gjitha hallet dhe problemet e mëdha ekonomike dhe shoqërore. Janë të lidhura pazgjidhshmërisht me të gjitha ato fatura që ju vijnë nën derë dhe nuk i përballoni dot më. Janë të lidhura pazgjidhshmërisht me të gjitha ato borxhe në lista ndër miq, dhe janë të lidhura pazgjidhshmërisht dhe me të gjitha ato vështirësi, të cilave ne duhet t'u japim fund më të bashkuar se asnjëherë tjetër në një betejë e cila është në nderin tonë ta çojmë deri në fund. Është njëkohësisht detyrimi ynë si borxh që ua kemi të gjithë fëmijëve të këtij vendi, të gjithë fëmijëve pa dallim që nuk duhet të rriten në një vend të kthyer në një gërmadhë, por duhet të rriten në një vend që i përgatit ata për të qenë nesër qytetarë të barabartë të Europës të Bashkuar.



________________


Balla: Qeveria e korrupsionit po rrenon vendin

TIRANË- Partia Socialiste ka kujtuar sërish sot qytetarët për protestën e madhe të 30 prillit. Gjatë një deklarate për mediat, deputeti Taulant Balla e ka cilësuar këtë protestë si ditën e çlirimit nga korrupsioni dhe të zgjidhjeve për gjithë shqiptarët.


Duke iu referuar premtimit të kryeministrit Sali Berisha për hapjen e 160 000 vendeve të reja të punës, Balla theksoi se pas vjedhjes së votave, iu vu shkelmi ekonomisë.


"Saliu me korrupsionin dhe papërgjegjshmërinë e tij i vuri shkelmin ekonomisë dhe mirëqenies së shqiptarëve duke shkaktuar humbjen e mbi 100.000 vendeve të punës në më pak se një vit të mandatit të tij të vjedhur"- tha ai.


Balla është ndalur në rrugën e Kombit, që sipas tij nuk është tjetër veçse rruga e korrupsionit patriotik të Saliut, të Lulit e të Kolit dhe që ka kushtuar deri më sot mbi 1 miliard euro, prej të cilave vetëm abuzimi për interes të xhepave të pushtetit shkon në mbi 230 milion euro.


"100 milion eurot e marra borxh për ndërtimin e TEC-it të Vlorës, sot na rezultojnë të jenë para të hedhura në plehra, por as Saliu e as ministrat e tij nuk marrin mundimin t' u shpjegojnë shqiptarëve se kush ishte ajo mendje e ndritur në qeveri që shpenzoi 100 milion për një investim të tillë pa kryer më parë studimin e fizibilitetit"- tha ai.


Sipas Ballës, Shqipëria duhet të çlirohet nga ky sistem korrupsioni që sot vjedh gjithçka dhe në fund vjedh edhe votat për të mbajtur pushtetin me forcë.

Përshkallëzim i protestave deri në zbardhjen e së vërtetës së zgjedhjeve të 28 qershorit dhe forcim të luftës politike në funksion të mbrojtjes së shtetit të së drejtës dhe interesave të qytetarëve nga kriza ekonomike. Këto janë piketat kryesore ku Partia Socialiste do të fokusojë aksionin e saj politikë në ditët në vijim, të cilat janë bërë pjesë e rezolutës së miratuar disa dite me pare nga Kongresi i socialistëve, si institucioni më i lartë vendimmarrës i kësaj force.
 

tushi

Valoris scriptorum
Re: Rrënimi i vendit, Rama fton qytetarët: Të gjithë më 30 prill, në Tiranë

titulli shume domethanes

Rama fton qytetaret te rrenojne vendin
por sot koha ka ndryshu

njerezit qi mund ti shkojne mbrapa ktij donkishoti skicofren jane te pakte

Pupa te keqen mos perdorni dhune te premten,
eusa_naughty.gif
 

atman

Forumium maestatis
Re: Rrënimi i vendit, Rama fton qytetarët: Të gjithë më 30 prill, në Tiranë

Tush, me sa duket je duke i bere hyzmet ndonje vendi pune.
Jam shume kurioz te di se si mundet nje force politike qe nuk eshte ne pushtet, te rrenoje vendin.
Deri me sot, çdo "rrenim" vendi ne te gjitha vendet e botes, ka ardhur dhe vjen si rezultat i politikes miope te ndjekur nga qeveria qe eshte e zgjedhur nga forca politike qe fiton zgjedhjet. Ndoshta kjo "fiton" per rastin e Shqiperise duhet mbyllur ne thonjeza dhe ne kete menyre perligjet edhe rrenimi i vendit, vjedhja, e grabitja ne menyre sistematike. Pra, sa e merituar eshte kjo fitore.
Sidoqofte, i rikthehem argumentit me nje pyetje: A ke miresine te shpjegosh se si opozita rrenon vendin?
Os ndoshta do te thuash qe opozita ben mitingje nuk futet ne parlament, rkitikon qeverine.
Nje pyetje tjeter:
A ke miresine te shpjegosh se cili eshte roli i opozites?
Ndoshta, nisur nga teoria e bythlepirjes(nje dite do te te rekomandoj nje liber te nje gazetari amerikan pikerisht per kete race kaq te veçante qe sherbejne si kushineta per te vene ne levizje injorancen e paguar majme - duke uruar qe te mos besh pjese aty, megjithese dyshoj)pra, nisur nga teoria e bythlepirjes, opozita duhet te jete servile dhe te duartrokase aq sa ne kohe dimri, kur njerzit mbyten andej ketej nga ujrat, te ngrohen duart:Jetojme kohe kur nga Shkodra nje dite do te kemi vetem Rozafen. Kur. Rikthehen kenetat. Maliqi. Kur. Shfarosen e priten pyjet, kur edhe varret levizin vendit ne shenje proteste, kur injoranca ushtron presion per te mbushur salla universiteti, kur kryeministri ble nje "portatile" dhe e ngre lart neshenje krenarie, per te thene se ja: Kurseva nga leket e ngrenies dhe ... Jane kaq "kur" sa lista behet e pafund... Panorame e nje mizerje fund e krye.
Kete kerkoni ju prej opozites.

Kohet kane ndryshuar, sikurse e thua ti, por ju nuk kini ndryshuar. Nuk eshte e njejta gje.

Me mire mbrapa nje Donkishoti, (marrja e shembullit tregon qe nuk di mesazhin e vepres se Servantesit) se sa te jesh pjestar i hordhise se atdheshitesi (ujrat territoriale qe firma e Berishes do t'ia jepte Greqise), prishesin e shtetit - 1997, hajdutit me çizme (400 milionet e zhdukur vetem gjate ndertimit te autostrades qe shkon drejt Kosoves - me sakte drejt Serbise, per te ndihmuar tregetine e saj, me te cilet ate e lidhin shume gjera, vrasesit - Gerdeci, skizofrenit - e dokumentuar.
 

tushi

Valoris scriptorum
Re: Rrënimi i vendit, Rama fton qytetarët: Të gjithë më 30 prill, në Tiranë

zoti Atman, punes une i baj hyzmet me mund e djerse e jo me shkrime
ka 12 vjete qi nuk jetoj ne Shqipni e nuk kam interesin ma te vogel per zhvillimet politike atje, perveçse deshiroj me zemer qi vendi jem te ecin perpara

nga kjo deshire vjen edhe komenti jem ne lidhje me ata qi mund te jene hapa te gabum apo te mbare

Pergjigjen e pyetjeve ma nelt ta kisha dhane me knaqsi sikur te mos isha pak i lodhun prej punes (qi nuk i baj hyzmet me shkrime te çfaredolloji)

Po perfitoj prej nji letre qi 126 intelektuale deri tash simbas TCH i kane dorezu kryetarit te opozites dhe ky me nji arsyetim binjak me tandin i quajti "Sazexhinj e cingije te haremit politik te Berishes"

Ndoshta ti nuk denjon qi emni yt te jet midis tyne, mu s'ma lejon CV-ja, gjithsesi lexoji











Zoti Rama hiqeni pritën!

Lërini shqiptarët të mbërrijnë në SHTËPI!


I nderuar zoti Rama,

Na duhet për të satën herë t'jua përsërisim faqe të gjithëve se dëshpërimi është këshilltari më i keq. Ne të gjithë e dimë se përpjekjet për të fituar pushtetin me anën e kaosit dhe anarkisë janë rrugë pa krye, janë standarde të diktaturave dhe rebelimeve të dënueshme botërisht. Fatkeqësisht ne nuk arritëm ta bënim një rebelim të tillë në kohën e diktaturës së kuqe. Ne nuk arritëm të vetflijoheshim atëhere kur do të kishte kuptim. Ne të gjithë arritëm këtu duke ecur nëpër kalldrëmin e këtij tranzicioni kaq të gjatë. Ne kemi ecur dalëngadalë duke e tronditur herë pas here besimin e të gjithë atyre që na mbështetën. Por… më në fund… ne tani jemi në prag.

Ju e dini mirë se kurrë më parë, vendi ynë i vogël e i shumëvuajtur nuk ka qenë më afër ëndrrës së tij. Për herë të parë njerëzit e këtij vendi janë zgjuar nga gjumi dhe kanë hapur sytë gjithë shpresë prej dritës që na bën të besojmë se ëndrra mund të bëhet realitet. Se edhe ne mundemi.

Vetëflijimet nuk janë kurrë të hirshme. Zoti ynë i përbashkët na e ka falë jetën që ta përdorim sipas hirit të tij. Ai nuk e ka eksperiencën e së keqes. Ndaj edhe i rri larg gjithë përvojave vetëflijuese. Besojeni se ne nuk mund të vazhdojmë të bëhemi gazi i botës për asnjë arsye. Dinjiteti ynë kombëtar nuk mund të përdhoset për asnjë shkak. Ne e meritojmë lirinë dhe të ardhmen qytetëruese.

Na duhet t'ia rikujtojmë të gjithëve se tamam në ditën kur 12 ministra të Jashtëm të Bashkimit Europian mbështetën publikisht heqjen e vizave për Shqipërinë, një grusht figurash politike dhe militantësh të partisë suaj u ndrynë në një grevë urie në zemër të Tiranës.

Për fat të keq, ky izolim i ngjashëm me ngujimin absurd dhe aspak ekzistencial, çdo ditë e më shumë po humbet kuptimin e dimensionit të lirisë, po humbet perspektivën, kthjelltësinë dhe po kthehet në përhumbje, amulli dhe dëshpërim.

Kjo është arsyeja, e cila na shtyn t'ju bëjmë këtë thirrje publike, që të rigjeni kuvendin, politikën, dialogun.

Ka shumë kohë që në botën e qytetëruar qëllimi nuk e justifikon më mjetin. Nuk ka më gjasa që një politikan, grup apo parti politike t'i kundërvihet interesit dhe aspiratave të popullit të vet, pikëmbërritjes, syzimit dhe synimit të kombit.

Që nga koha e Arbrit, fati i mbrapshtë historik i ka shkëputur shqiptarët nga familja e tyre evropiane, i ka larguar nga SHTËPIA e tyre, i ka përplasur ata deri në brigjet e Azisë së Largët, i ka izoluar nga bota. Për më shumë se gjashtë shekuj, shqiptarët kanë jetuar si nomadë.

Zoti Rama,

Në rrjedhën e historisë së tyre të përvuajtur, shqiptarët kanë patur shumë heronj, njerëz që, jo vetëm u kanë dhënë shpresë dhe frymëzim, por që u kanë mbajtur gjallë vetëdijen, u kanë mbajtur gjallë ëndrrat. Shqiptarët i ruajnë dhe do t'i ruajnë përjetësisht këta njerëz në zemrat e tyre. Por, në këtë rrjedhë historie, ky komb ka patur edhe antiheronj, njerëz që i kanë pirë gjakun e i kanë shuar lirinë, njerëz që i kanë cenuar dinjitetin e i kanë vrarë shpresën. Të gjithë këta kanë patur veç një karakteristikë të përbashkët, gjithnjë u kanë zënë pritë shqiptarëve në udhëkryqet e historisë, gjithnjë i kanë qëlluar shqiptarët pas shpine, i kanë plagosur, i kanë gjymtuar e i kanë vrarë, sa herë që shqiptarët merrnin rrugën drejt SHTËPISË së tyre. Këta njerëz kujtohen veç me urrejtje e përbuzje, sot e kësaj dite.

Zoti Rama,

Hiqeni pritën! Lërini shqiptarët të mbërrijnë në SHTËPI! Mos u bëni antiheroi i radhës, i kohëve moderne! As ju nuk e vrisni dot destinin tonë!


Artistët firmëtarë- figura të shquara të artit, skenës dhe fushave të tjera


Mirush Kabashi Artist i Popullit (Durrës)

Agim Krajka Mjeshtër i madh

Irini Qiriako Këngëtare, Mjeshtre e Madhe

Skender Kamberi Piktor, Artist i Popullit (nga Vlora)

Fatos Kongoli Shkrimtar (nga Elbasani)

Agron Aliaj Koreograf, Artist i Popullit

Drita Pelingu Aktore, Mjeshtre e madhe

Nestor Jonuzi Piktor, Artist i Popullit (nga Vlora)

Tinka Kurti Artiste e Popullit

Luiza Papa Artiste e merituar

Edmond Tupja Përkthyes, Profesor (Tiranë)

Dhimitraq Orgocka Regjisor, Artist i merituar (nga Korça)

Margarita Xhepa Artiste e Popullit

Guljem Radoja Artist

Ali Oseku Piktor i popullit

Armaldo Kllogjeri Tenor i njohur në skenat botërore

Marjana Leka Soprano

Etleva Golemi Soprano

Gerti Vaso Solist i TOB

Lili Cingu Mjeshtre e madhe

Anila Zajmi Piktore

Genc Shkodrani Piktor

Buron Kaceli Piktor

Rexhep Çeliku Mjeshtër i madh

Orjon Shima Piktor

Zerina Kuke Artiste (Tiranë)

Zhani Ciko Mjeshtër i madh

Elvira Diamanti Aktore (Tiranë)

Xhelal Tafaj Artist, urdhëri “Naim Frashëri i Artë”

Lajla Agolli Kompozitore

Ylber Gjini Bariton

Myfarete Laze Këngëtare

Suela Konjari Aktore

Perikë Gjezi Aktor (nga Korça)

Helga Saraçi Valltare

Genc Permeti Piktor

Sabahet Vishnja Këngëtare

Donika Çili Pianiste

Manjola Konjari Mezo soprano

Ardian Isufi Piktor

Amik Kasaruho Shkrimtar, përkthyes




Avni Mula Nderi i Kombit



Sajmir Kumbaro Regjizor



Jul Bushati Mjek, Profesor Doktor



Zamir Ndroqi Mjek, Profesor



Nestor Tereska Mjek Profesor Doktor



Hysen Heta Mjek, Profesor Doktor



Arben Pepa Mjek



Sokol Shupo Profesor



Artan Peqini Skulptor



Edmond Zhulali Kompozitor



Elsa Kone Mjeke, Profesore



Bujar Kapexhiu Regjizor



Jera Kruja Mjeke, Profesore Doktore



Muhedin Shehu Mjek



Arben Preza Mjek



Halim Kosova Mjek



Hasan Hafizi Mjek



Aida Bushati Mjeke



Gjergj Belba Mjek



Rezart Oketa Mjek



Minella Krriqi Artist



Pellumb Piperaj Mjek



Kujtim Qemani Mjek



Mehdi Alimehmeti Mjek



Silvana Bala Mjeke



Vilhem Konjari Artist



Anila Godo Mjeke



Niko Verushi Mjek



Simon Manjani Mjek



Rajmonda Lengu mjeke



Iris Zasellari Mjek



Leonara Kurti Mjek



Makbule Naupi Mjeke



Ilir Mici Mjek



Sajmir Kodheli Mjek



Ibrahim Bruka Mjek



Anila Prifti Mjek



Studente Haka Mjeke



Albana Shyti Mjeke



Evgjeni Kaçi Mjek



Pranvera Zeneli Mjeke



Suzana Cani Mjeke



Irena Vila Mjeke



Oriona Vali Mjeke



Urana Prendi Mjeke

Adelina Selmani Mjeke

Lindita Ilioli Mjek

Nexhdet Tora Mjek

Neribana Keshi Mjeke

Kastriot Dallaku Mjek

Enkelejda Prifti Mjeke

Genc Kabili Mjek

Merita Isaku Mjeke

Niko Verushi Mjek

Fjodor Kallaxhi Mjek

Nderim Horeshka Mjek

Ardian Hajderi Mjek

Nordian Xhindi Mjek

Ilir Jano Mjek

Sinan Manjani Mjek

Edmond Benusi Mjek

Astrit Bimbashi Mjek

Makbule Naupi Mjeke

Eduart Tushe Mjek

Osman Qytyku Mjek

Adriana Misja Mjeke

Denisa Hajderi Mjeke

Eva Sahatçiu Mjeke

Aleksander Cino Mjek

Merita Isaku Mjeke

Erseida Ndoni Mjek

Vjollca Mbiarra Mjek

Astrit Bimbashi Mjek

Rajmond Bracaj Mjek

Elveta Tomorri Mjeke

Alba Proko Mjeke

Enkelejda Labi Mjeke

Alda Zani Mjeke

Artemisa Çollaku Mjeke

Ikbale Lami Mjeke

Bruno Shiroka Mjek

Tatjana petriti Mjeke

Fatbardha Duraj Mjeke

Sokol Koldashi Mjek

Engjellushe Hasani Mjek
 

gurax

Pan ignoramus
Re: Rrënimi i vendit, Rama fton qytetarët: Të gjithë më 30 prill, në Tiranë

Ehhh tushi. Duhet bere ndonje pyetesor ne kete liste emrash se sa prej ketyre u kane thene te tjereve rreth e rrotull qe ne fund te ketij viti Shqiperia do futet ne Europe, do hiqet nevoja per viza shengen per shqiptaret dhe me tu bere keto, kush e mban Shqiperine nga lulezimi dhe zhvillimi...

Se pse me duket se po perseris fjale qe i kam degjuar neper deklarata televizive nga personazhe qe sikur kishin dale nga "Liza ne boten e Cudirave".

Varja po he. Libri mund te quhet ndryshe "Endrrat e nje populli qe i pelqen te vidhet dhe terhiqet prej hunde"
 
Top