Rrëfimi i Sting
“I gjithë faji ishte i nënës sime”

“Kam parë fantazma në shtëpinë time në Toskanë. Mos qeshni se është e vërtetë”. Këto janë fjalët e Stingut pa komplekse dhe shumë krenar për albumin e tij më të ri, “If on a winters night”, që pritet të dalë në fund të tetorit. Në këtë “gjendje” ekzaltimi, një nga këngëtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave vendos të hapë sirtarin e kujtimeve të një jete të veçantë, ku vuajtja ka qenë vendimtare për të mbërritur aty ku është sot. “Nuk vij nga ndonjë familje e lumtur dhe nuk kam pasur një adoleshencë të qetë. Dhimbja që kam provuar që fëmijë më ka ndihmuar të nxjerrë në pah talentin tim kreativ. Për këtë, pavarësisht gjithçkaje, u jam mirënjohës prindërve të mi: Odrit, parukiere dhe Ernest, njeriut që shpërndante shishet e qumështit derë më derë në Uallsend, në verilindje të Anglisë. Të dy kanë vdekur dhe mënyra ime për ti ndier sa më afër është të kujtoj sesi fëmijëria ime e vështirë ka qenë vendimtare për të ndërtuar jetën e mrekullueshme që bëj tani”.

Mendoj se kapitulli më i dhimbshëm është ai që lidhet me tradhtinë e nënës suaj?

Kur isha fëmijë e pashë mes krahëve të një burri tjetër në shtëpinë tonë. Ishin përqafuar me njëri-tjetrin. Ishin fshehur pas një xhami nga ku dëgjoheshin zhurma të ndryshme. Ishte një moment shumë tronditës.

A ka ndikuar kjo ngjarje në raportet tuaja me gratë?

Sigurisht që po. Për shumë kohë kam provuar shumë frikë dhe në të njëjtën kohë një tërheqje fatale për pjesën irracionale dhe të egër të gjinisë femërore. Vazhdimisht nuk kam qenë besnik. Por tani kam bërë paqe me veten dhe kam kuptuar se cila është vlera e tradhtisë.

Kështu që gruaja juaj, Trudie Styler, mund të rrijë e qetë?

Po, tani e përkufizoj veten si një monogam serial.

A ka ndonjë pjesë të historisë suaj personale te “Roxanne”, një prej pjesëve klasike të “Police”?

Aq sa duhet. Do të isha hipokrit të thosha se është një këngë që nuk ka lidhje me jetën time. Protagonistja e këngës është pak grua, pak nënë, pak shenjtore dhe pak e përdalë.

U habitet nga vdekja e Mjakëll Xheksonit?

Më shumë më erdhi keq sesa u befasova. Është e trishtueshme të mendosh se showmen-i më i madh i 50 viteve të fundit u nda nga kjo botë. E kam takuar personalisht një herë dhe u ndjeva shumë në siklet. Majkëll ishte shumë i sjellshëm, por e kishte të vështirë të krijonte marrëdhënie me qeniet njerëzore. Ishte shumë i frikësuar dhe ndihej në siklet. Dukej si i burgosur në një trup që nuk ishte i tiji.

Majkëll Xhekson, Elvis Presli, Xhim Morrison, Kërt Këbein…Cila është e keqja që të famshmit lënë pas dore?

Humbja e sensit të realitetit. Kur jeta imagjinare tejkalon atë reale, ky është fillimi i fundit të në personi. Mendon se vlen shumë si njeri, sepse shet miliona disqe dhe bileta nëpër koncerte dhe harron kush je dhe nga vjen. Pastaj një ditë papritur e kupton se ke shkatërruar familjen, miqësinë, marrëdhëniet. Është e kotë ta mohosh: suksesi të jep varësi njëlloj si droga. Në fillim të viteve 80 kur isha në maksimumin tim, edhe unë nisa të devijoja pak drejt jetës sureale, por pastaj e mora sërish kontrollin.

Akoma vetë i prisni flokët?

Po, jam një parukier shumë i mirë. Kam mësuar nga nëna ime. Nëse nuk më besoni pyesni. Shokët e mi të “Police” më shihnin gjithmonë në mënyrë të habitshme. Më thoshin se ky është një veprim tipik për të çmendurit.

Dy ish-shokët e “Police” ju përshkruajnë si një diktator, i paaftë për të punuar në grup…

Nuk jam një njeri i lindur për të qenë lider. Në art nuk ekziston demokracia dhe mua nuk më intereson konfrontimi. Unë luftoj dhe përpiqem që të fitojnë idetë e mia kur shkruaj një këngë të bukur. Nëse kam faj e pranoj gabimin, por nëse kam të drejtë më takojnë të gjitha meritat. Ata të dy duhet të më jenë mirënjohës për suksesin që patën.

Si lindi projekti për një album “If on a winters night”, i dedikuar tërësisht dimrit dhe atmosferës së tij?

Frymëzimi më erdhi shkurtin e kaluar në shtëpinë time në Toskanë. Mes pemëve që lëkundeshin nga era kodrave me borë dhe rrugëve me ngrica mendova të rikuperoja atmosferën dhe tingujt e fëmijërisë sime në rrethinat e Njukasëllit. Kështu lindi një album me ngjyra folku që përmban shumë kujtime të fëmijërisë sime. Imazhi që më vjen më shumë ndër mend ishte ai i gjurmëve të dëborës që unë dhe im atë linim mbi borën që sapo kishte rënë kur shkonim derë më derë për të çuar qumështin në familjet e zonës. Pjesa më e madhe e pjesëve është incizuar nga unë dhe gjashtë muzikantë të tjerë. Jam shumë krenar për rezultatin.

Kështu si po e tregoni ju duket si kolona zanore ideale për periudhën e Krishtlindjes.

Në të vërtetë është një imazh për atë periudhë të vitit, mes nëntorit dhe marsit, kur gjithmonë mbyllem në vetvete, mendohem dhe grumbulloj energjitë për të përballuar magjinë e verës. Për sa ai përket Krishtlindjes, për mua është një festë që duhet ndarë me familjen. Komercializimi i saj më mërzit shumë.

Mendoj se po talleshit kur në fillim të intervistës treguat se kishit parë fantazma në rezidencën tuaj në Toskanë?

Jo, e kisha seriozisht. Ndoshta ka qenë vetëm fryt i imagjinatës sime, por imagjinata është diçka që nuk duhet nënvlerësuar. Pa imagjinatë arti nuk lulëzon, nuk të befason. Ky disk është kujtimi im ndaj fuqisë së imagjinatës.

Cili është besimi juaj Sting?

Muzika, sepse çdo ditë më vendos në kontakt me diçka që është shumë më e madhe se unë. Diçka që nuk është plotësisht racionale, që nuk ka formë fizike. Muzika nuk është një shkencë, është një ndjesi, një intuitë, por aq e fuqishme sa mund të modifikojë gjendjet shpirtërore dhe perceptimet e njeriut.

Thuhet se ju jeni aq maniak sa shkoni gjithmonë përpara në takimet më të rëndësishme. Është e vërtetë?

Shumë e vërtetë. Preferoj të shkoj gjysmë ore para dhe të pres. Zakonisht muzikantët shkojnë me shumë vonesë nëpër takime dhe justifikohen me gënjeshtra nga më të ndryshmet. Unë jo, nuk kam shkuar asnjëherë në orar jo më pas tij. Gjithmonë përpara. Megjithatë, herën e parë që mungova në një takim, më ngeli peng..

Na e trego?

Ishin orët e para të pasdites kur ishte duke lindur djali im i parë, Joseph. Disa minuta para se të dilja nga shtëpia për të shkuar në klinikë më kishte zënë gjumi mbi divan. Kështu që nuk mund të isha i pranishëm në lindjen e tij. Le të themi se unë zgjohem çdo ditë në orën 7 të mëngjesit dhe kurrë në jetën time nuk kam fjetur në drekë.

Dëshiron të thuash se nuk ishe i përgatitur për të qenë baba…

Pikërisht. Isha shumë i papërgatitur. Frika e asaj që do më ndodhte më shtyu drejt gjumit. Skisha faj isha një 25-vjeçar i pamatur. Nuk doja ta shihja realitetin në sy.

Kronologjia e një miti

1951

Gordon Summer (emri i vërtetë) lindi në Uallsend, në Britaninë e Madhe më 2 tetor. Sting ka një vëlla dhe dy motra. Të dy prindërit i kanë vdekur në fund të viteve 80. Në moshën 17 vjeçe Gordon u bë Sting për shkak të një luku verdhezi që e bënte të dukej si një bletë.

1977

Në Londër lindën “Police”. Me Sting ishin edhe Stewart Copeland dhe Andy Summers. U ndanë në vitin 1983, pasi kishin fituar 6 “Grammy award”. Më 1998 nisi karriera e ndritur si soliste

1992

Pasi mori divorcin nga gruaja e parë, Sting u martua me Trudie Styler, aktore dhe producente kinematografike. Çifti ka katër fëmijë

2001

Joseph Summer, djali i madh i Sting bëhet lideri i një grupi roku “Ficition Band”

2009

Dy vjet pas bashkimit me “Police” për “Reunion tour” Sting incizoi në Toskanë “If on a winters night”. Disku do të dalë në shitje në fund të tetorit.(Shqip)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22456. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22456