Rrëfimi i Inva Mulës në emisionin E diell

Rrëfimi i Inva Mulës në emisionin E diell

Si është përkulja e një sopranoje divë në skenën e “Opera de Paris” në momentin e parë sapo del pas mbylljes së parë të skenës?

Përkulja nuk është asnjëherë e përgatitur, varet se si vjen momenti.
Karriera në një moment të caktuar kthehet në rutinë, për arsye se aktiviteti është i jashtëzakonshëm, lëvizjet, udhëtimet, repertori që ndërron, teatrot, ndaj nuk më bëjnë më përshtypje që nuk jam në të njëjtin teatër, me të njëjtët kolegë e dirigjentë. Por më mungon gjithmonë prania e publikut shqiptar, për arsye se unë e zhvilloj karrierën jashtë dhe në qoftë se publiku shqiptar nuk ka mundësi të vijë të më shohë, të paktën të jem prezente dhe kjo ishte thjesht një shprehje dashurie e konsiderate për të thënë që unë jam gjithmonë me ju dhe vi me anë të kamerës.

Marr shkas nga një reagim i juaji për mungesën e publikut shqiptar, një ndjesi shumë dinjitoze në fakt të jesh e shqetësuar për dashurinë e një publiku që padyshim ju njeh mirë e ju do shumë.
Unë kam një pyetje të drejtpërdrejtë: Në gjithë këto vite, sa shfaqje keni dhënë ju në Teatrin e Operës dhe Baletit?

Asnjë, dhe unë kam ardhur sigurisht për koncerte, për evenimente, kam qenë e ftuar gjithnjë nga profesor Zhani Ciko, por edhe nga drejtorët që kanë paraprirë profesor Zhanin. Kam qenë gjithmonë e ftuar, por e kam justifikuar duke thënë se më mungon koha, dhe në fakt më mungon. Mirëpo kur ne duam, koha gjendet. Nuk është fakti se unë nuk dua të vi, por është fakti se kam dashur të marr një kohë më të gjatë për të bërë diçka dinjitoze. Sepse nëse ka një publik që nuk do më falë as gabimin më të vogël, i cili ka dëshirë të kënaqet vërtet dhe të jetë i përpirë nga ajo që mund të bëj, ky është vetëm publiku shqiptar dhe është një përgjegjësi shumë e madhe.

Si e ndjeni veten ju tani, ju dukem miqësor?

Nuk kam pasur asnjë dyshim për këtë.

Më pëlqen mënyra franceze. Ne të dy jemi miq të vjetër dhe unë ju dua fort.
Përpara se të pyes për “Mirei”-n, do të kthehemi shumë vite më parë. Unë kam intervistuar shumë personazhe të njohur në një cikël për BBC-në, “The desert island disk” (që do të thotë disku i ishullit të shkretë). Unë mbaj mend shumë mirë batutën mbyllëse të programit, kur ju thatë që në një ishull të shkretë do të donit të kishit një bukë të mirë, një djathë të mirë dhe një verë të mirë.

Dhe nuk e kam ndryshuar.

Në atë bashkëbisedim që patëm atëherë, i cili ishte nëpërmjet telefonit, se nuk mundëm tju takonim, mua më ka bërë shumë përshtypje dhe kam idenë se është në interes të publikut zëri juaj te pjesa e mrekullueshme e të kënduarit të Lucia Della Mermurit, në kolonën zanore të filmit “Elementi i pestë”, që është regjistruar në një studio audio në Paris, e cila kishte lidhje me Lyk Pesso.
Ju se keni treguar asnjëherë këtë. A mund të na e tregoni më me hollësi?
Në fakt ja vlen ta tregoj. Unë në atë moment isha në Bon të Gjermanisë dhe këndoja një opera të Puçinit (”La rondine”) dhe më vjen një telefonatë ato ditët e fundit. Ishte agjenti im, i cili më thotë se duhej të shkoja në Paris menjëherë pas premierës, për të incizuar muzikën e një filmi. Nuk më bëri asnjë shpjegim për rëndësinë e filmit. Ai më tha vetëm: “Ia vlen (sepse isha në atë kohë dhe interpretuese e operës së Lucia Della Mermurit). Është një pjesë e Lucia Della Mermurit, që nuk ke nevojë ta mësosh se e ke në repertor, por pastaj është dhe një pjesë tjetër e shkruar nga kompozitori Eric Sera, që është diçka tepër akrobatike për zërin, por mos ki merak, ti je muzikante e mirë, do të ta japin partiturën dhe do ta bësh a prima vista (quhet në fushën e muzikës diçka që e bën për herë të parë”.
Atëherë thashë, po shkoj në Paris dhe… Ka qenë një ditë dhjetori. Atë ditë ishte një nga grevat më të mëdha të Parisit, bëhet fjalë për vitin 1995 dhe ishte komplet gjithë trafiku i paralizuar, kështu që unë për të arritur nga aeroporti deri në shtëpi bëra, nuk e di, 3-4 orë rrugë me taksi. Dhe më në fund kisha kohë vetëm të ndërrohesha dhe të shkoja në regjistrim, pa pushuar, pa asnjë gjë, mbas një nate të lodhshme të një premiere. Dhe shkoj fare e papërgatitur emocionalisht, psikologjikisht dhe nuk e dija rëndësinë e personazheve që unë do të takoja në atë shtëpi. Shtëpia ishte një shtëpi shumë e bukur në “Mo Martre”. Ishte një shtëpi e vjetër, por e transformuar në një studio muzike. Atje banonte Eric Sera, i cili është gjithnjë kompozitori i Lyk Pesso. Ai ka shkruar të gjithë filmat e Lyk Pesso dhe ka marrë famën me “Le gran ble”, një film shumë i famshëm, sepse muzika ishte e jashtëzakonshme në atë film. Më prezantoi me Lyk Pesson e Eric Serën dhe më thanë: “Kjo është partitura që duhet ta bësh a prima vista”.

Kur hytë aty brenda, si e përgatitën ata studion?
Jo, kjo ishte pjesa e dytë. Atëherë, më thanë: Inva ke dëshirë ta shikosh kush luan në këtë film?
Dhe përpara meje shfaqet Brus Willis. Tani unë ngela. Thashë nuk ka mundësi, mos bëhej fjalë për diçka tjetër. Dhe aty pashë, vërtet ishte një produksion i “Gomosë” së Francës, po në një bashkëpunim, i cili ishte bashkëpunimi i parë që bënte kinematografia franceze me Hollywood-in. Dhe atje pashë të gjithë personazhet e filmit… E kjo skenë nuk ishte xhiruar. Ishin xhiruar skenat e tjera, po kjo skenë e filmit ende jo…, për arsye se çdo gjë u bë sipas personazhit tim dhe nëse vini re, edhe hapja e gojës e këngëtares (e cila nuk është një këngëtare, por një aktore) më imiton shumë mirë, për arsye se Lyk Pesso më ka filmuar gjatë gjithë kohës dhe ka studiuar hapjen e gojës dhe gjithë mënyrën se si unë këndoja, si interpretoja, pavarësisht se nuk kisha përpara publik, por kisha përpara objektivin e njërit prej regjisorëve më të mëdhenj sot në botë, Lyk Pesso.

Por Mirelle (Mirei) nuk është rol i lehtë. Mirei është një rol i vështirë. Futet tek operat disiplinore, në kuptimin që ka shumë volum dhe është shumë e vështirë. Inva, pse pranuat ju ta bënit këtë?

Pranova, pasi duhet thënë që njeriu ka nevojë të përballet me sfida në jetë dhe sfida të çon përpara. Duke qenë se kisha interpretuar shumë role (tani në repertorin tim ka gati 100 role)… po përsëritja vetveten. Dhe kur mu bë ky propozim, pranova pa reflektuar, pasi ky propozim vinte nga një mjeshtër shumë i madh i teatrit, i muzikës, i regjisë. Dhe bëhej fjalë për Nicola Xhoel, i cili është regjisor i madh francez, por aktualisht dhe drejtor i operës së Parisit. Prandaj ishte një njohës shumë i mirë i repertorit, një dashamirës i imi dhe nuk mund të thosha jo, se isha e bindur që përpara se ai ta bënte këtë pyetje, e kishte reflektuar dhe kishte parë mundësitë e mia vokale dhe interpretative. Dhe thashë menjëherë po. Mora partiturën, që ishte një libër voluminoz, dhe pashë që Mirei gati 90% të gjithë kohës ishte në skenë duke kënduar. Pra i gjithë roli përplaset dhe mbahet mbi peshën e shpatullave të Mireit, gjë që ne nuk e hasim në vepra të tjera, për arsye se rolet ndahen midis personazheve. Atje pashë që kishte vërtet diçka që unë ndoshta isha shpejtuar për ta pranuar, por thashë çfarë do humb në këtë moment të karrierës sime?! Megjithëse isha e bindur që do dilja mirë, për arsye se kam besim në vetvete.

Sadopak i trembeshit… do më lejoni ta quaj jo mossukses, por ta quaj në mënyrë provokuese… një fiaskoje?!

Po, sepse, siç ka thënë një mikesha ime, Vera Grabocka: “Dështimin e kemi me vete, por ne shkojmë për fitore”.

Ju më keni thënë njëherë se, si soprano, si muzikante, e gjeni veten dhe jeni më e orientuar në operën verdiane. Është kjo e vërtetë?

Jo, pjesërisht e vërtetë, se edhe Verdi ndahet në disa etapa. Është Verdi që ka shkruar operën “Rigoleto”, “La Traviata”…

Pra është Verdi klasik në vetvete, pastaj është më dramatik?

Unë kam luajtur role, siç i përmenda më përpara, të Verdit, por nuk mund të luaj role të tilla si “Trovatore”, sepse ato i përkasin një zëri shumë më ndryshe
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26554. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26554

Top