Rrëfimi i Agasit: Kam marrë drogë
Eshtë një nga lojtarët më të jashtëzakonshëm që kanë parë ndonjëherë fushat e tenisit dhe një model i njeriut të pastër. Në një autobiografi që pritet të dalë në treg, ish-lojtari amerikan rrëfen për drogën, mashtrimet dhe mendimet e tij më të fshehta</p>
Është një ndër lojtarët më të famshëm të tenisit të të gjitha kohërave, dhe emri i tij i ka bërë nder kësaj loje, e jo vetëm lojës, por të paktën deri më tani edhe institucionit të ndershmërisë në lojë. Themi deri më tani, sepse së fundmi ai ka rrëfyer një të fshehtë “përvëluese”. Në një autobiografi që do të dalë këto ditë në treg, tenisti amerikan, Agasi, ka rrëfyer se ai ka përdorur drogë në vitin 1997 dhe i ka mashtruar autoritetet sportive në lidhje me këtë. Sipas kësaj autobiografie, lojtari 8 herë kampion i botës, thotë se i vinte keq që jo vetëm kishte pirë drogë, por edhe që kishte gjetur një justifikim të rremë për të mbuluar rezultatet e testit antidoping, që nuk ishin në favor të tij. Për të, kjo është historia më e turpshme në një karrierë që përfundoi në vitin 2006 me vendimin për tu tërhequr. “Nuk mund të flas për varësinë ndaj drogës, por jam i bindur se shumë njerëz do të thoshin që nëse je duke përdorur diçka për ti ikur realitetit, atëherë është e sigurt që ke një problem dhe për këtë nuk të duhet drogë, por zgjidhje”, thotë tenisti në autobiografinë e tij. Droga që ai përdori për shumë kohë, për ti dhënë fuqi në aktivitetin sportiv, ishte një drogë sintetike, e shtrenjtë, që përdoret zakonisht nga sportistët. “Mbaj mend herën e parë kur ma prezantuan drogën. Ishim në një kafene unë dhe drogaxhiu, i cili më hodhi një tabletë në filxhanin e kafesë. Unë e piva fillimisht me frikë dhe më pas ndjeva një efekt rigjenerues të menjëhershëm. Por para se të ndjeja forcën e rreme të më ngrinte moralin, pata në çast një keqardhje të madhe për atë që po bëja e që mund të ishte fillimi i një rruge që do të më shkatërronte karrierën në rastin më të mirë dhe vetë ekzistencën në rastin më të keq. Por nuk pata kohë shumë ta tjerr këtë ndjesi, sepse një eufori e jashtëzakonshme më përfshiu të tërin. Kjo ndjenjë fshiu si me magji të gjitha ndjesitë negative që kisha provuar deri atëherë, duke mi zëvendësuar me ndjesi besimi dhe force. Nuk isha ndjerë kurrë aq me shpresë, aq i gjallë dhe aq entuziast për të realizuar të gjitha ëndrrat dhe objektivat e mia”, rrëfen Agasi në librin e tij. Në kulmin e aktivitetit sportiv, ai u bë i famshëm jo vetëm si një lojtar i jashtëzakonshëm tenisi, por edhe si një njeri me një luk të veçantë, pasi mbante flokë të gjatë e të kuq, si dhe për marrëdhëniet e lidhjet e ngushta shpirtërore që pati me shumë vajza e gra të famshme të kohës, mes tyre edhe me aktoren Bruk Shild, me të cilën pati një martesë të dështuar. Suksesi i tij i parë i madh ishte ai i arritur në Wimbledon, në vitin 1992, më pas fitoi një medalje ari në Olimpiadën e Atlantës në vitin 1996, por në fund të vitit 1997 punët po i çalonin dhe në këtë periudhë u rendit raketa e 141-të në botë. Për të ky u konsiderua si fundi i një karriere të shkëlqyer, por dukej se karriera nuk ishte mbyllur ende. Në vitin 1998 ai “u ringjall” duke kaluar nga fundi i klasifikimit në raketën numër 10 në renditjen botërore dhe në këtë rast shënoi edhe një rekord të ri, pasi asnjëherë më parë nuk ishte bërë një kërcim kaq i madh nga një vend në fund, në një vend që i përkiste kreut të listës. Të gjithë u çuditën nga ky hov e rikthim i papritur i kampionit të madh. Në fund të vitit ai madje arriti që të fitonte turneun “French Open” e pas këtij, duket me atë vrull që e kishte nisur, fitoi edhe U.S Open. I pyetur në lidhje me librin e tij të fundit dhe të papriturat që lexuesit mund të gjejnë në të, Agasi thotë: “Është një libër interesant, sepse flet për jetën e një njeriu, për ulje-ngritjet e saj dhe do të rekomandoja që njerëzit të mos fokusoheshin te gjykimi ndaj meje, por të reflektonin më tepër për veten e tyre. Ndërsa e kam shkruar këtë libër, kam bërë edhe një shpëlarje të ndërgjegjes sime dhe në fund mund të them me saktësi vetëm një gjë: shpesh qëllon që na zhgënjejnë të tjerët dhe ne të mërzitemi, por më besoni, nuk ka dhimbje më të madhe se sa kur përjeton një zhgënjim nga vetja. Mund të ndodhë që këtë mos ta kuptosh menjëherë, por me kalimin e kohës, mirëpo shija e përjetimit është shumë e hidhur”. Për sa i përket faktit që fansat dhe adhuruesit e tij të dikurshëm mund ta keqgjykojnë për atë që ka bërë, ai thotë: “Kjo nuk më shqetëson shumë, sepse e di që pas një zhgënjimi futet në funksionim gjithmonë mekanizmi i të kuptuarit dhe ndoshta më pas edhe i të falurit. E rëndësishme është që unë për vete e kam falur veten time për sa kam bërë dhe tani jam i qetë. Shpresoj që herët a vonë do ta bëjnë edhe ata që më kanë dashur dhe adhuruar si sportist dhe si njeri”. Në librin e tij, Agasi bën edhe shumë rrëfime të tjera, që kanë të bëjnë me botën e tij të brendshme, me përjetime të fshehta, që deri më sot nuk ia ka besuar njeriu dhe vendosi që ta bënte vetëm me librin, pra me lexuesin. Kështu ai tregon se ndërsa luante dhe ishte shndërruar në një idhull në botën e tenisit, fshehtas ai e urrente këtë lojë dhe jetonte i terrorizuar nga ndonjë shpërthim i mundshëm i anëve të këqija të karakterit të tij, si dhe nga kujtimi aspak i këndshëm i një babai të dhunshëm.
Andre Agasi është një nga 2 lojtarët të cilët kanë arritur fitoren e “Golden Slam”, që u jepet vetëm atyre që kanë fituar të paktën një herë të vetme të gjitha turnetë më të rëndësishëm dhe përveç kësaj kanë fituar edhe një medalje olimpike. Lojtari i dytë në botë që e ka fituar këtë nder, është bashkëshortja e tij aktuale, tenistja e famshme gjermane, Stefi Graf.(Shqip)</p>
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25047. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25047