Ronn Moss: Rixhi ka thënë Po me të vërtetë

Ronn Moss: Rixhi ka thënë Po me të vërtetë

Në serialin televiziv, “Beautif” është martuar njëmbëdhjetë herë. Tani Ronn Moss e ka pranuar vërtet për grua Devin DeVasquez. “Për ne kjo është një festë e mrekullueshme”, thotë aktori. “Përveçse jemi të bashkuar, kemi edhe një biznes të përbashkët”,

Martesat mes filmit dhe realitetit

“Yes I do. (Po dua)”. Këtë herë është një “Po” e vërtetë. Ronn Moss (Rixhi i “Beautiful”-it) është martuar me të vërtetë me aktoren amerikane Devin DeVasquez. Do të ishte e padrejtë që këtë herë të ngatërroje realitetin me filmin. Është e vërtetë se gjatë serialit “Beautiful” Ronn ka vajtur shumë herë në altar (gjashtë herë është martuar vetëm me Brukun) dhe e kemi parë dhëndër që prej vitit 1987, por në jetën e vërtetë ky çast është shumë herë më i bukur e më emocionues. Ronn dhe Devin janë një çift i përkryer, dy njerëz të pjekur që po jetojnë një dashuri të zjarrtë dhe plot projekte.

Një martesë përrallore, sipas traditës amerikane dhe një muaj mjalti në ishujt Havai, ku mesa duket çifti shumë simpatik ka vendosur të shkojë pranverën e ardhshme.

Këtë martesë e keni pritur për shumë kohë. Çfarë ndjeni tani?

Ronn: Jam vërtet i emocionuar. Jemi bashkë prej pesë vjet e gjysmë dhe tani hodhëm hapin e madh. Për ne është një ditë e shënuar.

Devin: Kemi ftuar familjarët dhe të gjithë miqtë më të ngushtë. Jam shumë e lumtur që e ndaj këtë moment me ta. Kjo është vërtet një fundjavë speciale për ne, sepse për herë të parë kemi mbledhur të gjithë njerëzit që duam.

Çfarë vlere ka për ju premtimi për një dashuri të përjetshme?

Ronn: Nuk e konsideroj veten një njeri besimtar, por brenda meje kam një forcë të madhe shpirtërore. Po, kjo lidhje ka vërtet një domethënie të madhe.

Devin: Sigurisht që harmonia jonë ka një natyrë magjike.

Duket që kuptoheni shumë mirë me njëri-tjetrin dhe keni shumë dëshirë të rrini bashkë. Çfarë ju lidh më shumë në marrëdhënien tuaj?

Devin: Thjesht na pëlqen të rrimë bashkë çdo ditë.

Ronn: Kur kthehem në shtëpi te Devin, më duket sikur jam me pushime.

Ronn, përveçse aktor, ju jeni edhe muzikant. Cila është kënga juaj?

Devin: Nuk kemi një këngë të veçantë, por ndoshta mund të jetë “Unfourgettable”, e njëjta e Rixhit dhe Brukut.

Devin, sipas traditës “Cajun”, cilat janë detyrat e një gruaje të mirë?

Devin: Ta mbështesësh gjithmonë në çdo aspekt të jetës, të krijosh në shtëpi një atmosferë harmonie dhe të gatuash mirë. Kur Ronn kthehet në shtëpi, unë e pres me një shishe vere në dorë, dhe nëse ndodh që ta harroj, ai më pyet: “Po shishja ime e verës ku është”?

Ronn: Në marrëdhënien tonë Devin u përmbahet parimeve të vjetra.

Në dasmë ishin të pranishëm Lorenzo Lames dhe Winsor Harmon, pjesëtarët e trupës së “Beautiful”. Ju organizuan ndonjë shaka tipike muzikore?

Ronn: Jo nuk kishin planifikuar shakara. Lorenzo është një mik shumë i mirë.

Në serialin e famshëm “Beautiful”, Ronn është martuar shumë herë, por që sigurisht bëhej fjalë për një martesë të rreme. Gjatë atyre momenteve në film, keni menduar se si mund të zhvillohej martesa juaj e vërtetë?

Ronn: Të them të drejtën nuk e kisha imagjinuar kurrë, derisa erdhi momenti dhe gjithçka më pas u bë reale. Më pëlqen të jetoj çdo ditë, pa imagjinuar shumë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Me pak fjalë, jetoj momentin.

A është shqetësuar Devin për përgatitjet e dasmës?

Devin: Unë kam menduar për gjithçka: nga lulet e deri te shoqërueset e nuses (dy vajzat e Ronn). I kushtova një rëndësi të veçantë menysë, ndërsa fustanin tim e ka stiluar Jane Brooke.

Tani që bëtë këtë hap, çfarë projektesh keni së bashku?

Devin: Kemi një biznes të përbashkët dhe faqja jonë zyrtare në internet është www.devronn.com. Prodhojmë erëza, produkte tipike të Luizianës, preparate me përbërës natyrorë. Pavarësisht krizës, mendoj se iniciativa jonë mund të ketë sukses. Erëzat u pëlqejnë të gjithëve. Për më tepër, me këtë aktivitet ndihmojmë zonat e goditura nga uragani Katrina. Duam ti komercializojmë produktet tona edhe në Europë, e ndoshta të ndihmojmë edhe iniciativa të tjera bamirësie.

Ronn, në botë keni shumë fansa, të cilët ndoshta janë zhgënjyer pak që jeni martuar vërtet…

Ronn: Më kanë parë në televizor që jam martuar 11 herë. Tashmë janë mësuar me këtë ide.

Devin: Ronn ka shumë fansa nëpër botë, sepse është një njeri i dashur. Unë nuk jam xheloze, por le të themi që më duhet ta ndaj pak me admirueset e tij.

Ku do të shkoni për muaj mjalti?

Ronn: Në ishujt Havai, por kemi vendosur të shkojmë pranverën e ardhshme.(Shqip)

iddKH6nPMig

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25075. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25075

Top