Ultras Guerrils
Primus registratum

Ozil u shit në orët e fundit të merkatos së verës për 50 milion euro dhe vendimi erdhi krejt papritur për të gjithë.
Nga qyteti i Obidos në Portugali, ku ndodhet i grumbulluar me kombëtaren portugeze, Ronaldo tha se i vinte keq për largimin e Ozil, që sipas tij është një humbje e madhe për Realin.
“Shitja e Ozilit më ra si një bombë. E mora vesh këtu në Portugali dhe më vjen keq. Ishte lojtari më i mirë që i njihte lëvizjet e mia drejt golit. Ishte edhe miku im më i mirë”, tha Ronaldo.
Asi portugez tha se futbollisti turko-gjerman ishte në gjendje të bënte diferencën në cdo takim.
Edhe vetë shifrat kanë i japin të drejtë Ronaldos kur thotë se Ozil ishte futbollisti që kuptonte më mirë lëvizjet e tij në fushë. Futbollisti i kombëtares gjermane ka dhënë plot 27 pasa goli për asin portugez, duke lënë pas Benzemanë me 17 pasa. / Top Channel