Ronaldinjo bllokon ndryshimet e Leonardos

Albforumi

Primus registratum
Ronaldinjo bllokon ndryshimet e Leonardos

LEONARDO%20MILAN%2019-07-2009.jpg

Risitë taktike që mund të sjellë trajneri kuqezi kushtëzohen nga fantazisti brazilian

Pas një humbjeje si ajo e pësuar në derbi, Milani do të kishte patur nevojë për të zhvilluar menjëherë një ndeshje zyrtare. Ndërsa, do ti duhet të presë nëntë ditë të tjera para se të lërë përfundimisht mbas krahëve humbjen e thellë të marrë kundër Interit. Nëntë ditë të rëndësishme dhe delikate: të rëndësishme sepse është periudha e fundit për të rekuperuar gjendjen fizike maksimale të ekipit (më pas do të fillojë Championsi dhe deri më 19 dhjetor kuqezinjtë do të zhvillojnë 21 takime, një çdo katër ditë e gjysmë), delikate sepse Leonardo do të jetë i detyruar të marrë vendimet e para të vështira.

RREGULLIME - Dihet se si do të kishte reaguar Ançeloti pas një humbjeje të shëmtuar. Ai do të mbështetej te grupi historik. Eshtë e vështirë të parashikohet qëndrimi që do të mbajë Leonardo, por bie në sy që tani, në krahasim me të kaluarën, një vëmendje më e vogël ndaj hierarkive dhe moshës. Ndoshta nuk do të ketë revolucione edhe për shkak të prezencës së Ronaldinjos. Duke përjashtuar brazilianin, Leonardo do të mund të eksperimentonte rrugë të tjera: skema 4-2-3-1 me Pirlon të avancuar ose 4-3-1-2 me Sedorfin mesfushor të avancuar gati për tu hapur në krahun e majtë në lojën pa top. Ndërsa, me Dinjon në fushë Milani është ai i Sienës dhe ai i derbit: lëvizje të magjishme, por edhe pasiguri.

MBROJTJA - Kështu, është më e lehtë që të ndryshojë diçka më shumë në nivelin individual se në atë taktik. Mbrojtësit e krahëve janë në vështirësi të mëdha, mbi të gjitha Jankulovski. Zgjidhjet janë dy: të rikthehet Odo në krahun e djathtë të mbrojtjes me kalimin e Zambrotës në të majtin ose të aktivizohet Antonini.

MESFUSHA - Në mes Ambrozini do të rigjejë vendin që, duke parë gjendjen jo shumë të mirë fizike të Gatuzos, e ka merituar ta kishte që në derbin e fundjavës së kaluar. Abate pret që ti jepet një mundësi, por moduli 4-4-2 është shumë i komplikuar për këtë skuadër. Më pas vjen hollandezi Sedorf, gjithmonë i jashtëzakonshëm kur i preket krenaria. Por, problemi i Leonardos është që ti gjejë një vend mesfushorit. Në rreshtimin aktual të formacionit kuqezi Klarenc shikohet si alternativë e Ronaldinjos. Dhe gishti rikthehet në plagë.

SULMI - Por nuk mbaron me kaq, aktivizimi i Ronaldinjo kushtëzon edhe zgjedhjet sulmuese që mund të bëjë trajneri brazilian: Borrielo (pozitiv edhe në derbi) është i detyruar të bëjë një punë shumë të lodhshme, por tani është e nevojshme që qendërsulmuesi të jetë më i pranishëm në zonën e rreptësisë kundërshtare. Dhe në lidhje me këtë: Pipo Inzagi nuk ka luajtur akoma asnjë minutë. Midis përballjes me Livornon në kampionat dhe asaj me Marsejën në Champions Ligë duhet të ketë hapësirë për të. Edhe pse, historia shpesh ka treguar se lojtari që ka nxjerrë Milanin nga momentet e këqia ka qenë pikërisht SuperPipo.

Ky artikull eshte marre nga: http://acmilan-shqip.org/?p=853. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://acmilan-shqip.org/?p=853

Top