Al-Punk
Still here

Apple publikon një update të iOS 6.0, që i jep mundësinë iPhone 5 të marrë përditësimet e programeve nëpërmjet wireless-it.
Për të instaluar update iOS 6.0.1, ju mund të hapni iTunes dhe ta përditësoni iPhone tuaj atje, ose duke perdorin wireless-in. Për ta bërë këtë, shkoni në menynë Settings dhe prekni ”Software Update”, ku përdoruesve të iPhone 5 së pari do t’u kërkohet të shkarkojne një update për iPhone 5. Kjo mundëson marrjen e update-ve p♪rmes wireless.

Përdoruesit e iPhone, iPod Touch dhe iPad të cilët janë tashmë duke përdorur iOS 6 mund të marrim këtë update duke shkuar tek Settings, pastaj General, pastaj “Software Update”.
Ky update përmban përmirësime dhe bug fixes, duke përfshirë:
- Lejon iPhone 5 të marrë përditësime nga ajri (nëpërmjet wireless)
- Rregullon gabimin ku linjat horizontale mund të shfaqen në të gjithë tastierën
- Rregullon blicin e kamerës
- Përmirëson besueshmërinë e iPhone 5 dhe iPod touch (gjenerata 5) kur lidhet me rrjetet Wi-Fi te siguruara me WPA2
- Zgjidh një çështje që pengon iPhone të përdorë rrjetin celular në disa raste
- Përmirëson Passcode Lock që nganjëherë lejonte access
Më e dukshmja e këtyre të metave është ajo që shkakton linja të çuditshme statike dhe horizontale nëpër ekran, kur kemi shkarkuar një app të ri dhe kërkohet të shkruajmë fjalëkalimin tonë të Apple.
Për mua, kjo është një lehtësim. Mendova se këto vija statike në tastierë mund të kenë të bëjnë me faktin se unë e kam përplasur iPhonin tim tri herë tashmë (iPhone tani është pajisur me një kasë më të sigurtë ).
Si ju duket juve? A i keni vënë re ndonjëherë të metat e mësipërme?
Lexoni artikullin origjinal...