RomeoLab.com: Analizim i editorve per PHP

Al-Punk

Still here

Gjithnje kam kerkuar nje IDE te mire per PHP, qe tu ambjentoja leht dhe kodi te ishte i shikueshem dhe i struktuaruar dhe ne fakt kam hasur disa editor qe besoj ja vlen te permenden dhe ti analizojme pak nga features qe pembajne.

Dreamweaver – Edhe nese je web developer ose web designer cdo kush e njeh kompanin e famshme Adobe, me paketat e saj te programeve si Photoshop, InDesign, Dreamweaver etj. Ne fakt ketu do flasim pak per Dreamweaver te Adobe, nje IDE jo vetem per PHP por dhe per HTML/CSS/Javascript/Coldfusion dhe te tjera. Dreamweaver nuk eshte i keq si IDE por mund te jete shum me mire, ka goxha funksione ne pergjithesi por fakti i vetem qe eshte kaq gjeneral dhe ka shum gjuhe ka probleme te ambjentohet me PHP un personalisht nuk ambjentohem dot me interface-in e dreamweaver dhe kur dua te programoj aty me duket sikur jam duke shkruar ne notepad-in e Microsoft-it por cdo kush ka opinionet e veta rreth IDEs. Dhe nje gje qe me ben te shmag Dreamweaver eshte qe duhet te paguaj nje shum goxha te konsiderueshme (399$) per nje editor qe mund te quhet profesonal, ku ne treg ka IDE dhe me profesional. Por e gjith kjo varet nga shijet e developerave.

Sublime Text 2 – Sublime Text 2 nuk eshte ekzaktesisht nje IDE pasi i afrohet me shum nje text editor si notepad++ per mendimin tim, por e vecanta e ketij editori eshte qe ka funksionet qe mund te perfitoni goxha dhe ju lehteson pune ne gjerat qe sju a pret mendjen. Sublime ka nje package manager qe mund te instaloni shtojca extra per vec atyre qe ka default. Ka nje mori gjuhesh qe mund te identifikohen nga editori, duket filluar nga C++/Javascript/PHP/HTML/Java dhe shum te tjere. Gjithashtu lehtesia e ketij programi eshte qe mund te gjendet ne te gjitha sistemet operative (Linux/Windows/OS X) dhe eshte goxha i shpejt. Por gjeja qe me ka lene impresion eshte aftesia e tij per te bere multi line editing, imagjinonin 10 rrjeshta qe juve ju duhet te editoni specifikisht nje gje, mjafton te mbani shtypur CTRL dhe te selectoni cdo line apo karakter dhe mund ti editoni 10 lines njeheresh por si cdo e bukur cdo gje e ka nje cmim, ky editor kushton (59$) dhe licencen e ken per User dhe jo per kompjuter, domethene qe mund ta instaloni ne cdo kompjuter te mundshem qe ju keni. Besoj qe Sublime jep me shum se sa kushton.

phpStorm – Ky eshte IDE e preferuar, qe per mua eshte goxha qejf te shkruash, pasi e ben 100 her me te leht te shkruash nje program me funksionet e vecanta qe ai ka. Ja vlen te permended disa nga funksionet qe me kan impresionuar tek phpStorm, qe jan “PHP code completion”, “Validation and quick-fixes”, “FTP and remote files synchronization”, keto feature jane nje Duhet-Te-Kete per cdo IDE, por per mendimin tim phpStorm e con ne nivelin tjeter, pasi shpejtesia dhe perpikmeria e bejn goxha te mire, gjithashtu ka nje opsion qe quhet Code Refractor, per personat qe shkruajn code te crregullta athere kjo features do ju hyj ne pune pasi eshte njesoj sikur tju hekurosin dhe tju palosin rrobat. phpStorm me ka hyr ne zemer dhe per cdo php projekt, punoj me ate pasi eshte i thjesht, i shpejt dhe i lehte. Ja u sygjeroj cdo kujt dhe nuk ka ndonje cmim shum te shtrenjte (94 Euro per ato qe jan ne EU) dhe besoj se duhet te jet 99$ per cmimin standart.

NetBeans – NetBeans eshte nje nga IDE me popullore ne internet per Java por besoj dhe per PHP pasi ka goxha potencial dhe eshte goxha i lehte ne perdorim por te vetmet CONS qe mund te them ndaj NetBeans eshte qe programi eshte pak i renduar dhe i ngadalt dhe se ka probleme te vogla aty ketu por pergjithesisht merr nje vote 8/10 nga mua per featuret qe permban si integrimi i mysql, Unit Testing, supportimi i frameworks, dhe nje navigacion shum te lehte midis methods, class, functions, dhe shum gjera te tjera. Te gjitha keto jan falas ne nje pakete rreth 50 MB. Nese nuk deshironi te shpenzoni para dhe thjesht doni te punoni pa e vrar koken athere ju a sygjeroj NetBeans.
Sa per IDE ne internet do gjeni me shum se kaq sa kam shkruar un, keto thjesht jan disa opinione rreth IDE qe kam perdorur personalisht dhe me kan lene impresion.

Orv1_Kx4xPQ


Lexoni artikullin origjinal...
 
Top