Rojtari i monumenteve të kulturës, akuzohet për vjedhjen e tyre
Një nga personat që ka pasur për detyrë të ruajë veprat e artit dhe të kulturës është vënën nën akuzë dje për trafikimin e tyre. Strukturat e hetimit të krimit të Policisë së Shtetit kanë organizuar dje një operacion në Berat dhe kanë arrestuar në flagrancë dy tregtarë të veprave të artit, si dhe kanë shoqëruar përgjegjësin e Muzeut Etnografik në Berat, i cili po hetohet në gjendje të lirë.

Burimet zyrtare të Policisë së Shtetit njoftuan dje arrestimin dhe ndjekjen penale të tre personave, që merreshin me trafikimin e veprave të trashëgimisë kulturore. Po këto burime konfirmuan, se rreth orës 21:30 të së dielës, strukturat e Drejtorisë së Policisë së Beratit në bashkëpunim me agjentë të sektorit të luftës kundër krimit të organizuar dhe struktura të Drejtorisë së Policisë së Fierit, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve: Mirel Sami Starova, 30 vjeç, lindur dhe banues në Berat, Bujar Nuredin Dine, 41 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Stamboll të Turqisë, me kombësi shqiptare dhe shtetësi shqiptare dhe turke. Ndërkohë, Sami Nuredin Starova, 63 vjeç, lindur dhe banues në Berat, me detyrë përgjegjës në Muzeun Etnografik Kombëtar në Berat, është shoqëruar dhe më pas është lënë në gjendje të lirë.

Sipas policisë, shtetasit e sipërpërmendur u arrestuan për arsye, se rreth orës 17:00 të së dielës u kapën në flagrancë duke shitur relike dhe vepra të artit, në aksin rrugor nacional Lushnjë-Fier. Gjatë kontrollit të ushtruar në autoveturën tip “Mercedes benz” me targë BR2373B të shtetasit Sami Starova, policia ka gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale monedha të ndryshme dhe statuja qeramike, të cilat do të dërgoheshin për tu shitur jashtë vendit. Ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në dyqanet respektive të këtyre shtetasve në Fier e Berat, policia ka gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe vepra të tjera arti, si: panorama, piktura, ikona të ndryshme antike, një statujë të gdhendur në gur, të cilat dyshohet të jenë me vlera të mëdha të trashëgimisë kulturore.

Burimet jozyrtare të policisë thanë për gazetën “Shqip”, se dyshohet që disa nga këto vepra arti të jenë pjesë e inventarit të objekteve dhe relikeve të trashëgimisë kulturore të qytetit të Beratit dhe se mund të jenë vjedhur gjatë kohës kur Sami Starova ka qenë drejtor i Drejtorisë së Monumenteve të Kulturës në Berat, në vitet 1992-1996.

Lajmi për vënien në pranga të përgjegjësit të Muzeut Etnografik ka qenë i pabesueshëm për shumë prej të njohurve dhe bashkëpunëtorëve të tij. Kastriot Dervishi, drejtori i Muzeut Etnografik në Berat thotë se është e pamundur që Sami Starova të ketë vjedhur vepra arti të muzeut. “Në inventarin e muzeut etnografik nuk mungon asgjë”, thotë ai, i tronditur nga lajmi për implikimin e bashkëpunëtorit të tij në një çështje të tillë.

Por fakti që në inventarin e muzeut ku punon Starova nuk mungon asgjë, nuk e lehtëson aspak pozitën e tij. Burimet policore flasin për vepra të vjedhura më shumë se një dekadë më parë, gjatë vitit të mbrapshtë 1997 dhe më herët.

Vladimir Skëndo, i cili mori detyrën e Drejtorit të Monumenteve të Kulturës në Berat në vitin 1999, thotë se në atë kohë nuk ekzistonte asnjë dokument inventari për muzetë e pasur të qytetit. Skëndo tregon se gjatë vitit 1997 nga muzetë e Beratit janë zhdukur të paktën 10 ikona me vlera të mëdha kulturoro-artistike dhe historike. “Për këto 10 ikona është bërë edhe denoncimi në polici, pasi ishin me shumë vlerë. Por në atë kohë, kur dokumentet u dogjën, janë zhdukur edhe vepra të tjera më pak të rëndësishme, por gjithsesi me vlera”, thotë Skëndo.

Policia ka shpërndarë dje edhe fotot e veprave të artit që po trafikoheshin, mes të cilave nuk gjendet asnjë ikonë. Por hetuesit shpresojnë se nga hetimi i kësaj çështjeje do të mund të bihet në gjurmë të veprave më të rëndësishme që janë zhdukur nga muzetë.(Shqip)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=27012. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=27012