Robbie Williams: Djaloshi i mallkuar i Take That

Robbie Williams: Djaloshi i mallkuar i Take That

Pas më shumë se 3 vjet heshtjeje, ish-rebeli i “Take That” do të nxjerrë albumin e tij të ri. Për herë të parë ai tregon për periudhat e vështira me të cilat është përballur në jetë. Tani ëndrrat dhe dëshirat e tij kanë ndryshuar

Pas tre vjet heshtjeje, në Europë, në muajin nëntor, do të dalë albumi i ri i Robbie Williams, nën titullin “Reality Killed the Video Star”, i paraprirë nga kënga “Bodies”, që ka nisur të transmetohet nëpër radio qysh prej shtatorit. Nëse zakonisht albumet e këngëtarëve të mëdhenj priten gjithmonë me ankth, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Robbie. Këngëtarit iu deshën plot tre vjet për të dalë nga grahmat e depresionit, për tu dezintoksikuar nga ilaçet e shumta që e kishin shndërruar në skllav dhe për të humbur kilet e tepërta që kishte grumbulluar gjatë kësaj periudhe. Heshtja e gjatë e Robbie Williams, djaloshit gjeni të popit anglez, ishte e lidhur ngushtë edhe me mossuksesin e albumit “Rudebox”, sinjalet e vazhdueshme për bashkimin me ish-shokët e “Take That” dhe gjendjen shëndetësore. Tani që do të nxjerrë albumin e tij të ri, Robbie gjen momentin e përshtatshëm për të treguar varësitë e jetës së tij, ato që e shndërruan në një viktimë. Në një intervistë të fundit, këngëtari anglez ka pranuar se po kalon një periudhë ku ndihet fitues në luftën e tij kundër shumë formave të varësive që i kanë ndryshuar jetën. Varësi nga droga, nga ilaçet, nga kafeja. “Pastaj ilaçet për të fjetur, valiumi, coca-cola, lojërat elektronike, interneti, televizioni, e dashura, miqtë. Nisa të bëhesha vartës ndaj gjithçkaje”, tregon Robbie Williams. Më tej ai tregon se është duke bërë gjithçka për të gjetur forcën që të ecë përpara. “Kam rrezikuar shumë herë që të vdisja. Kam marrë kokainë, heroinë, ilaçe pa fund”. Ai flet edhe për dashurinë me Ayda Field, vajza që e bëri të ndryshonte mendimin për jetën dhe ti shihte gjërat me një sy ndryshe. “Për herë të parë po mendoj edhe idenë për tu bërë baba, edhe pse për momentin jam i frikësuar”, tregon ai.

Në karrierën e tij, Robbie Williams ka shënuar rekorde të ndryshme për shitjen e disqeve dhe biletave nëpër koncerte, madje ka hyrë edhe në librin “Guinness” në vitin 2006, pasi shiti 1.6 milionë bileta në një ditë për turin e tij të atij viti, kur performoi përpara 3.7 milionë njerëzve. Tre vjet më parë kishte kënduar në ngjarjen më të madhe muzikore në historinë angleze, tre koncerte në Knebworth, përballë 365000 personave. Robbie ka fituar më shumë çmime “Brit Awards” se kushdo artist tjetër deri më sot, dhe mban rekordin britanik për albumin e shitur më shpejt me përmbledhjet e tij më të mira. Ky album ishte i pari në klasifikimet e më shumë se 18 vendeve. Por pas shkëlqimit erdhi rënia. Me hapin fals dhe dështimin me “Rudebox” filloi edhe periudha e errët, e shoqëruar me një gjendje të rënduar psiko-fizike. Në vitet e fundit, angazhimet kryesore të këngëtarit 35-vjeçar kanë qenë futbolli (ai ka edhe një fushë futbolli personale), sponsorizimet në kërkimet për të hedhur dritë mbi jetën e qenieve jashtëtokësore. “Jam i fiksuar pas tyre, aq sa shpesh i shoh në ëndërr, dhe i shoh përkrah meje. Jam i bindur se brenda vitit 2012 ose do i kemi gjetur, ose do na kenë gjetur”. Pas disa muajve të kaluar në një klinikë rehabilitimi, Robbie rikthehet për të marrë sërish fronin e “Mbretit” të popit. Ja se çfarë tregon ai në një intervistë të shkurtër.

Albumi juaj titullohet “Reality Killed the Video Star”. Është një homazh ndaj “Video Killed the Radio Star” të Buggles?

Duhet ta kem lexuar këtë shprehje në internet. Në fillim doja ta titulloja albumin tim “Protagonisti”, por njerëzit të cilëve ua tregova më thanë se ishte shumë ambicioz, ndaj vendosa ti vija një titull tjetër. “Reality Killed the Video Star” më duket më i përshtatshëm.

Në videon e këngës “Bodies”, që prej dy muajsh transmetohet në radio dhe televizione, ju jeni në shkretëtirë, së bashku me një grua, Ayda Field, e fejuara në jetën reale, që ju shpëton nga rreziku. Kështu ka ndodhur edhe në të vërtetë?

Po, kam kaluar tre vitet e fundit të jetës sime me të dhe nuk e di se çdo të kishte ndodhur nëse nuk do ta kisha pranë. Më ka dhënë forcë dhe më ka ndihmuar shumë që të kaloja momentet kur vërtet nuk dëshiroja të jetoja më.

Jeni 35 vjeç dhe 20 vite i keni kaluar në skenë. Jeni penduar për këtë sukses kaq të hershëm?

Jo, ndihem i kënaqur. E vetmja gjë për të cilën pendohem shpesh është presioni që ndiej për tu bërë një yll sa më shpejt të jetë e mundur.

Mendoni se suksesi ndryshon kushtet normale të jetesës?
Jo, absolutisht, por di të them se çdo ditë duhet të konsiderohet si e fundit dhe çdo gjë duhet të bëhet ashtu siç dikush e ndjen, pa e vrarë mendjen për pasojat. Kjo vlen njësoj për të gjithë njerëzit.

A keni një shpjegim përse në Amerikë nuk keni korrur suksesin që keni pasur në pjesën tjetër të botës?

Unë jetoj aty dhe nuk kam bërë asnjëherë sforco promocionale. Do të isha çmendur nëse edhe aty do të kisha të njëjtin sukses që kam këtu. Këtu është e pamundur që të nxjerr shëtitje qentë e mi, të dal dhe të pi një kafe aty ku dua, të bëj pazar etj.

Nëse do ta përshkruanit veten me disa fjalë, cilat do të ishin ato?

Super i ndjeshëm, i sjellshëm, melodramatik.

Në jetë ju është dashur të luftoni kundër varësive të ndryshme. Cila ka qenë më e vështira?

Një person mund të bëhet vartës ndaj shumë gjërave. Ose të paktën unë. Po mundohem të gjej një ekuilibër.

Dikur keni thënë se nuk e kuptoni përse duhen fëmijët në jetë. Keni ndryshuar mendim?

Po. Le të themi se ndryshoj mendim çdo javë. Kohët e fundit po më pëlqen gjithmonë e më shumë ideja ta shoh veten si baba, por ndonjëherë më hipën edhe një frikë e jashtëzakonshme.

Domethënë, ndoshta së shpejti?

Sigurisht, ndoshta.

Po bashkimi me “Take That”?

Ju duhet të prisni… mbase 18 muaj.(Shqip)

y5268UdPsOA

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23942. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23942

Top