Ritualet Besimet dhe Bestytnitë e Shqiptarëve në Pollog
Tradita ilire tek shqiptarët e Maqedonisë

Ritualet dhe besimet për ditët e motmotit e tjera
1. Legjendat për stinët e motmotit
2. Ritualet dhe besimet të kafshëve*, të mbjellurave në bujqësi etj.
3. Toponomia e fshatrave dhe vendeve
4. Besime popullore për stinët dhe egërsirat e ndryshme
5. Dasma

I. Legjendat për stinët e motmotit

Rituali i Ditës së Verës

Ky ritual festohet gati në të gjitha fshatrat e trevës sonë. Dita e verës festohet gjashtë javë para festës së Shën-Gjergjit*.
Në popull thuhet: Gjatë ditës së verës sduhet që të punohet assesi me gjilpërë, njëherit sduhet të lëmë varur pijë*, sixhim apo diç të ngjashëm nëpër muret e dhomave apo të shtëpisë. Po të punosh me gjilpërë gjatë tërë vitit vend e pavend apo nëpër shtëpi, dhoma, dysheme, magje e tjerë, do të shfaqen gjarpërinjtë.
Zakonisht ditën e verës, vajzat beqare e festojnë në forma të ndryshme, p.sh. gjatë ditës së verës shëtisin nëpër lagjet e fshatit si dhe nëpër tërë farefisin. Më parë për këtë ditë kanë përgatit ushqie të llojllojshme si: gurubia, sitliash, zerde etj. Edhe sot e hasim këtë ritual, por në rastet e festave të të fejuarve, ku çojnë tesha për nder (v.i.) të ditës së verës.
Pra, ky ishte rituali i ditës së verës, që ende e hasim si dhe shumë rituale tjera në popull.

Rituali i tokës së kuqe

Ky ritual me karakter paganist thuajse aty-këtu ende mund të haset në fshatrat e trevës sonë. Rituali i tokës së kuqe manifestohet në këtë mënyrë: Disa ditë para festës së Shën-Gjergjit marrin tokë të kuqe që gjendet nëpër kodrina apo nëpër vreshta. Tretet një sasi e matur në ndonjë enë të veçantë, ku toka e kuqe lëshon ngjyrën e saj dhe me të e lyejmë pjesën e poshtme gati rreth e përqark shtëpisë me një lartësi gati gjysmë metre.
Besohet se kjo ngjyrë e tokës së kuqe mbron tërë shtëpinë prej: oreve, zanave, shpirtligave dhe atyre qofshinlarg, etj.

Legjenda e Fenerit

Gojëdhëna për fenerin ëshë edhe sot e kësaj dite e gjallë në tërë vendin tonë, konkretisht për fenerin do të rrëfejmë këtë gojëdhënë që vjen nga fshati Kamjan: që kur u lëshua rryma elektrike në fshat, ai si zakonisht në udhën që lidhet me fushat dhe atë të udhës së Marinit e cila udhë të shpie deri te xhadeja e Re. Feneri si zakonisht u shfaqej njerëzve apo bujqve që mbeteshin më vonë nëpër arat e tyre dhe atë në këtë formë: së pari dukuronte nga ndinjë* ferrë apo Kojri dhe mbante largësinë që ndonjë herë humbej apo papritmas shfaqej në ndonjë vend aty pari, por para se të shfaqej Feneri, ai i cili ishte në udhë duke u kthyer nga fushat me qerren me kalë, qoftë ai i ngarkuar me kullosë, barë, kashtë, groshë, misër apo diçka tjetër, na jep të kuptojmë se Feneri gjithnjë qenka shfaqur në kohët e punëve të bujqësisë apo të katër stinëve të vitit. Sot e sot e hasim shprehjen e gjallë mos u vono se po të të zënë nata, të shoqëron Feneri * mo zot të shfaqet si dele, cape etj.

Kuçedra

Kuçedra në mitologjinë shqiptare është një qenie me pamje rrënqethëse. Fytyra dhe* i gjithë trupi i saj janë të mbushura me qime të gjata. Kuçedra përfytyrohet si një grua e thinjur, trupmadhe, me gjoks të varur ose si një gjarpër shumë i madh me 7 gjer më 12 kokë, që nxjerr flakë nga goja. Besohet se kur afrohet Kuçedra, koha prishet dhe shtrëngata të mëdhaja shoqërojnë daljen e saj. Shtrëngatat e vogla shkaktohen nga fëmijët e Kuçedrës. Para* vitit të 12-të të jetës së saj, Kuçedra është një bollë. Ajo rritet në shpellat e maleve në një gjatësi të tillë, që mund të lëvizë e të rrotullohet me shumë mundim. Kur dëshiron të dalë nga strofka* e saj, ajo pret lëkurën dhe humb shumë gjak. Shpesh Kuçedrat ua shterojnë ujin njerëzve dhe kjo mungesë e ujit nuk merr fund, përderisa asaj ti bëhet fli ndonjë njeri, të cilin ajo e gëlltitë të gjallë.
Kuçedrat mund të meten* vetëm me dragonjtë. Në kuptimin e figurshëm, Kuçedër do të thotë: grua zemërligë, që zihet me të gjithë e fut në sherr edhe të tjerët.

Gojëdhëna e Kepit të Shkallës në fshatin Gurgurnicë

Dikur të parët e këtij fshati për nevojat e bujqësisë, të blegtorisë apo thjesht thënë, për nevojat e jetës, në pjesën perëndimore e cila gjendet buzë daljes prej fshatit është Karpa e Madhe që e kanë thyer apo e kanë hapur udhështegun banorët e mëparshëm.
Sot udhështegun e tillë e shfrytëzojnë për nevojat e kullotave si dhe të ujit ku gjenden 5-6 puse kryekëput mu* si ato të parët e dikurshëm.
Kepi i Shkallës në popull quhet edhe si Kodra e Shkallës për shkak se forma e udhështegut ka pamjen e tillë të shkallëzuar dhe për këtë e quajnë: KEPI I SHKALLËS apo KODRA E SHKALLËS.

Legjenda e Gugufçes

Kjo legjendë si dhe legjendat e tjera që (v.i) ndoshta keni pasur rastin ti dëgjoni, janë kryekëput legjenda të gjalla në trevën tonë si dhe në të gjitha trevat shqiptare. Legjenda e Gugufçes ndoshta për nga forma e të rrëfyerit dallon nëpër vende të ndryshme. Sidoqoftë, përmbajtja thelbësore është e njëjtë.
Kjo legjendë thotë kështu: Dikur paskan jetuar tri motra dhe dy vëllezër të quajtur Jusufi dhe Eshtrefi. Mirëpo, vëllezërit paskan qenë të sëmurë rëndë, saqë një ditë vdesin. Brenda ditës nga dhembja për vëllezërit vdes edhe motra e vogël, e kështu që mbetën dy motrat e vetmuara në jetë. Prej të keqes së madhe, motrat bredhnin nëpër lagjen e tyre duke kërkuar ngushëllim për dhembjen në shpirt. Por, e gjithë kjo ishte e kotë. Një ditë prej ditësh patën lidhë motrat besë: që pas vdekjes së vëllezërve, tërë jetën të rrinë të pamartuara në shtëpi. Dhe iu lutën Zotit që ti bëjë shpezë, që ti kërkojnë duke kënduar, dru më dru e degë më degë vëllezërit e vet.
Motrat jetime filluan të thurnin çorapë, vetëm e vetëm të siguronin kafshatën e gojës, saqë një ditë u shndërruan në Gugufçe, kurse trerri i zi që mbanin përreth qafës u shndërrua në vijë të zezë, që e kanë në gushë sot e kësaj dite Gugufçet. Ndërkaq, kënga e gugufçes edhe sot haset e gjallë si rrëfim në gojëdhënën e popullit me këto fjalë:
Gëgufçe, Jusufçe
ku kija nkojshi
kërkova vllazni
se pa Jusufin ene Eshtrefin smë rrejet në shpi
Rrëfimi i legjendës së Gugufçes mbaron me këto fjalë:
Degë më degë, dru më dru
Gugufçet, vllaznit, sot e sot, janë tue i këndu.

Legjenda për Muajin e Plakave

Legjenda për Muajin e Plakave apo Plaka që u shndërrua në gur është gojëdhëna e cila në popull haset e gjallë me këto fjalë:
MARS O VLLA
MJEP TRE DITË UHA
TA MBEJTI PLAKËN ME GJITHË XHI KA.
Pra, është legjenda e cila ende dëgjohet nga gojëdhëna e popullit të trevës sonë. Kjo legjendë është e gërshetuar me stinën e pranverës së hershme, apo me muajin mars*, që populli e quan: Muaji i Plakave, mirëpo e dëgjojmë edhe si: Muaji kur Plaka doli në bjeshkë e u shndërrua në gur.
Legjenda në popull rrëfehet me sa vijon: Gjatë muajit mars plakat duhet që ti marrim me të mirë, se ata, po të hidhërohen, mundin ta prishin motin. Prandaj, është e zakonshme që plakave, gjatë muajit mars tu përmbushim dëshirat dhe kërkesat, që ndryshe në popull thuhet: Plakave gjatë marsit tu gatuani ëmbëlsira, dhe atë për çdo ditë tu gatuani hallvë me rrush të thatë, se po të hidhërohen plakat, bën puna vaki që të fryjë fortunë e tmerrshme e shoqëruar me shi e borë e të gjithëve na bën shtëng e gur mu* si plaka që u bë gur në stanet e bjeshkëve të Sharrit.
Rrëfimi i Plakës që u shndërrua në gur, në gojëdhënën e popullit rrëfehet nga kjo ngjarje kështu: Dikur paska qenë një grua e Plakë, e cila paska dalë me gjithë familjen e vet, dhent, qentë dhe kafshët, tre ditë para ditës së pranverës në stanet e bjeshkëve të Sharrit. M
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23620. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23620