BeRaTsi_MiZeRje
Aktivist i AlbForumi

Superylli shqiptar, Rita Ora, ka vazhduar të mahnisë publikun amerikan.
Ajo së fundmi ishte pjesë e emisionit “Ellen” me nikoqire Ellen Degeneres, prezantuesen e njohur. E veshur në të bardhë ajo performoi krahas Iggy Azeleas hitin e tyre “Black Widow”.
Performanca ishte 'live' e përcjellur me bend, dhe Rita tregoi kualitete shumë të mira vokale.
Rita është në prag të lansimit të albumit të saj të dytë.

