Rio De Zhaneiro, vendi pritës i Lojërave Olimpike 2016
Lojërat Olimpike do të zhvillohen në Rio De Zhaneiro. Vendimi është marrë pak më parë nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, i cili fillimisht eliminoi Çikagon dhe Tokion në dy raundet e para të votimit për zgjedhjen e qytetit organizator të Olimpikëve Verore 2016.
Pas këtij votimi në konkurrim mbetën Madridi dhe Rio De Zhaneiro. Presidenti Obama kishte shkuar vetë në Kopenhagë në përpjekje për të lobuar për Çikagon, duke theksuar se qyteti i tij i adoptuar ishte gati dhe i entuziazmuar për mundësinë e organizimit të lojërave. Në emër të Tokios kryeministri Yukio Hatoyama tha se kryeqyteti i vendit të tij do t’i tregonte botës se lojërat mund të zhvillohen në një arenë të padëmshme për mjedisin. Por duket se këto përpjekje nuk dhanë fryte.
Brazilianët shpresuan shumë që atyre t’u buzëqeshë fati, pasi që kur filluan lojërat olimpike moderne në 1896, shumica e tyre janë zhvilluar në Evropë apo Amerikën e Veriut.(Shekulli)</p>
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23370. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23370