Rio De Zhaneiro, organizator i Lojërave Olimpike 2016
Rio De Zhaneiro do të jetë organizatori i Lojërave Olimpike të vitit 2016. Kështu vendosi sot komiteti olimpik ndërkombëtar, në votimin e para pak çasteve, ku qyteti brazilian mundi rivalin më të fortë Madridin e Spanjës. Nën tingujt e hymnit olimpik, emri i vendit organizator u lajmërua nga kryetari i komitetit olimpik ndërkombëtar, Zhak Rog. Në votimin e parë, u eliminua Çikago, edhe pse lobimi i presidentit amerikan Barak Obama, ishte i fortë në Kopenhagen. Në të dytin u eliminua Tokio, që përfaqësohej në takimin danez me kryeministrin Hatojama. </p>
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23508. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23508

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23508. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23508