Rinia shqiptare, parazit i tranzicionit apo viktima e nje paraziti?

dbani

Primus registratum
Rinia shqiptare, parazit i tranzicionit apo viktima e nje paraziti?

marre nga z.EDI RAMA

Unë kam zakonisht dy mënyra për t'iu përgjigjur një ftese për një konferencë që merr përsipër të rrokë probleme në kërkim të interesit të sponsorëve të rastit. Ose duke mos ardhur ose duke folur jorastësisht për diçka tjetër. Natyrisht pa letër. Por një takim (i djeshëm – shën.red) i organizuar nga Co-Plani dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara nuk hyn në radhën e konferencave të zakonshme. Dhe pa asnjë dyshim synon të trajtojë gjerësisht një problem kyç në rrugën tonë të zhvillimit, problemin ende fare të pazgjidhur të partneritetit mes sektorit publik e atij privat. Pra jo sepse e do fjala e rastit unë dëshiroj t'i falenderoj qysh në fillim organizatorët për këtë shans që na krijojnë për të folur vëndshe për këtë problem të madh. Ashtu sikundër jorastësisht nuk do ta humbas këtë shans për të kontribuar pa rezerva në një takim me pjesëmarrje kaq të larmishme e për këtë arsye edhe jo pak cilësore. Më lejoni qysh në fillim t'ju shpreh një bindje timen, për të cilën natyrisht mirëpres kritikat po zor se mund të ndryshoj bindjen. Për mua ata që shprehen se sot në Shqipëri jetohet më keq se dje thonë thjesht një të pavërtetë. Nuk thonë të vërtetën as ata që mendojnë se në Shqipëri nuk ka zhvillim. Bile të më falin edhe ata që ndershmërisht besojnë se në Shqipëri papunësia është një gjendje e padëshiruar e çdo të papuni sepse, sa për mua, as kjo nuk vlen kallup si e vërtetë.
Lidhur me këtë të fundit po ju tregoj dy episode të jetuara. Pa dashur natyrisht të përgjithësoj. Në një prej atyre debateve të rastësishme në rrugë që mbledhin kalimtarë apo konsumatorë të palodhur trotuaresh, takoj një djalë. 35-36 vjeç, fizik i mbarë, veshje normale, pakëz erë alkooli pa ardhur ende mesdita dhe dëshira karakteristike për protagonizëm në përballje me një njeri të shtetit si puna ime që bëj debat me katundarë të cilët nuk arrijnë të kuptojnë pse nuk mund të shesin prodhimet e tyre në një trotuar lagjeje. Zëri, ai i shqiptarit kompetent: "O Edo, nuk ka punë mër lal, s'kanë bukë me hongër dynjoja"! E pyes ç'punë bën. Shofer më thotë. Ka dy fëmijë dhe gruan. Hajde nesër i them se kam një punë për ty. Të nesërmen vjen dhe refuzon të punojë me kamion në Ndërmarrjen e Punëtorëve të Qytetit. Interesohem në Njësinë Bashkiake përkatëse dhe ky tip merr ndihmë ekonomike. Me të cilën sigurisht pi një pjesë të fërnetit të paradites. Pjesën tjetër një dreq e gjen sesi e siguron, por është e sigurtë që pi përditë.
Episodi i dytë. Në Breg të Lumit. Shtatë-tetë të rinj të ulur në kafene. Të veshur absolutisht mirë. Pa shkollë. Pa punë. Pijnë Red Bull, më qerasin edhe mua me ata që më shoqërojnë. Shkolla e shprehin fare hapur që nuk iu pëlqen. Punë të thonë që nuk ka. Pastaj dalëngadalë pranojnë që s'do të punonin kurrë në Ndërmarrjen e Punëtorëve të Qytetit. S'bëhet fjalë në ndërtim apo në Fabrikën e Këpucëve që është hapur jo shumë larg që aty. Pyetjes se çfarë pune mund të pranojnë nga unë, njëri i përgjigjet, inspektor taksash megjithëse bën vaki s'ka mbaruar as të mesmen dhe nuk është asfare i vetëdijshëm për këtë problem. Të tjerët vazhdojnë me radhë të përgjigjen. Shumica duan të ikin nga Shqipëria pa manifestuar gjëkundi ndonjë ndroje për faktin se të pashkolluar e të pavullnetshëm për punë siç janë mund t'i presin krahëhapur vetëm punëdhënësit e rrjeteve kriminale. Kur ua nënvizoj këtë thjesht qeshin duke më kujtuar fytyrat e vagabondëve simpatikë të filmave amerikanë që nuk mbarojnë kurrë pa vrasjen apo burgosjen e tyre. Shkurt muhabeti Carlito's Ëay.
Dhe në fund s'mund të rri pa kujtuar përgjigjen e një lypësi të vogël kur e pyeta se ç'do të bënte kur të rritej. "Shitës pusetash me shumicë!" Këto e qindra episode që mund të mblidhnim bashkarisht po t'i kushtoheshim një koleksioni tipash të ndeshur në këtë jetën tonë në tranzicion, - të cilët, për qindra arsye, na kanë provuar e riprovuar se këtu ka një jetë të tërë që zhvillohet jashtë sistemit, një jetë ku këta tipa bubërrojnë me qindra mënyra për të siguruar bukën e përditshme e rregullisht diçka më tepër se kaq - do të na mjaftonin qoftë për të mos dyshuar se në Shqipëri ka një vorbull zhvillimi ku janë përfshirë praktikisht jo vetëm shumica dërrmuese e shqiptarëve po edhe shumica e të papunëve që figurojnë apo prezantohen si të tillë dhe qoftë për të ngritur me shqetësim një pikëpyetje të madhe mbi natyrën e këtij zhvillimi. Afërmendsh që kjo pikëpyetje e madhe shqetësuese lind për shkak të një game problemesh të zhvillimit në më shumë sesa një fushë të jetës së vendit dhe sjell natyrshëm pas vetes jo një po shumë përgjigje shqetësuese për secilën nga fushat që prek detyrimisht. Por duke u përqëndruar tek tema jonë dhe duke mos pretenduar të bëj më shumë sesa një reflektim të shkurtër mbi këtë temë do të thosha menjëherë se natyra e këtij zhvillimi është papergjegjshmeria. Ky zhvillim pengohet nga një "energji e jashtëzakonshme sipërmarrëse" e individit (qe nuk egziston fare)nga njëra anë dhe nga një impotencë strukturale e shtetit nga ana tjetër.
 

crazy

Primus registratum
Re: Rinia shqiptare, parazit i tranzicionit apo viktima e nje paraziti?

rinia shqiptare,viktima e nje paraziti...
 

crazy

Primus registratum
Re: Rinia shqiptare, parazit i tranzicionit apo viktima e nje paraziti?

rinia shqiptare eshte viktime e nje paraziti te quajtur politike...se nuk i kane dhene mundesine qe te eci perpara ne vendin e saj por te marri rruget e emigrimit...
 

iliriano

Primus registratum
Re: Rinia shqiptare, parazit i tranzicionit apo viktima e nje paraziti?

Rinia Shqiptare eshte viktima e nje paraziti,
viktima e te pareve tane qe nuk menduan per te ardhmen tone,
Dhe viktima e politikaneve **** qe lozin mbi fatin tone.

****
 

dbani

Primus registratum
Re: Rinia shqiptare, parazit i tranzicionit apo viktima e nje paraziti?

nuk jam plotesish dakord me ty sepse ti po quan te paret tane parazita qe nuk menduan per ty... nje pyetje do te beja: Po ti a po mendon per pasardhesit tend? nese po..cfare? nese jo atehere per ata ti do te jesh i njejti parazit si te paret e tane...
 

xhoni

Primus registratum
Re: Rinia shqiptare, parazit i tranzicionit apo viktima e nje paraziti?

Jemi parazit i tranzicionit dhe i mendimeve te mykura qe kemi ne koke.Shyqyr, pak nga pak po iken mendimi se, jetohet dhe pa dale jashte, pa vjedhur dhe pa pislliqe.
Cili eshte faji i prinderve tane?Qe na rriten me 100 mundime.Qe u rroptuan ne socializem per 50 vjet?E cduhet te benin me shume?Aq mundesi kishin te gjoret.
Po ne,thuaj?
Cdo behet me ne?
Ose me mire me kete brezin e ardhshem qe po na merrin dipllomat duke pagu leke dhe s'po merret vesh sa mesues,avokate apo gjykatesa kemi?
Endet mileti rrugeve ne shqiperi si cifutet neper shkretetire,si qente pa zot.Nese bota qahet se ska kohe,neve jemi te vetmit qe s'kemi se ku e shtyjme,qe ngelem duke bere ufff bufffff gjithe diten kafeneve duke ja vene fajin qeverise e duke bere llogje kavaje.
Shikoj ne tv rradhat e emigranteve ne kapshtice dhe me duket sikur po flitet per Irakun.Njerez qe akoma ne 2004 kane qejf te dalin para kamerave si kalamajte.Qe edhe pse kane kohe jashte shtetit skane marre pike kulture.
Dihet qe greku eshte kurve dhe qeveria plere,por te pakten te mundohemi dhe ne te sillemi si njerez.Hipim neper autobuza apo trena dhe bertasim si gomere.Mbllacitim cumcakez ose hame fara duke zgurdulluar syte neper femrat e botes si te papare.
O popull jemi ne 2004!!!
Rinia shqiptare!Cila rini?Mire se qytetet pak a shume po zhvillohen,po fshati?Rinia fshatare qe se ka idene e jetes fare.Zbresin ne Tirane i duket vetja si ne Paris.Skane faj te shkretet.Prindrit i thone se i kane gjetur burre per ta martuar me mbleseri,ose mashkulli duhet te niset te kushuriri ne greqi.Ca turpi!!!
Babai vret vajzen pse shkoi ne disko.
Upupupupuuu rujna Zot nga injoranca!!!
Del 5 km nga Tirana te duket vetja si ne xhungel.Nga maksimumi i perversitetit ne maksimumin e injorances.
Non ho parole!
 

Rambla

Primus registratum
Re: Rinia shqiptare, parazit i tranzicionit apo viktima e nje paraziti?

rinia shqiptare ...viktim e nje paraziti? mos ja fusni kot
 

dbani

Primus registratum
Re: Rinia shqiptare, parazit i tranzicionit apo viktima e nje paraziti?

xhoni faleminderit shume...ajo qe the eshte me se e vertete dhe ndoshta ka akoma per tu thene...
por nje gje qe duhet te ngulitet ne mendjet e te gjitheve eshte nje thenie e shquar: "Mos prit se cfare mund te beje vendi yt per ty, por se cfare mund te besh ti per vendin tend.."
 

crazy

Primus registratum
Re: Rinia shqiptare, parazit i tranzicionit apo viktima e nje paraziti?

Fillimisht postuar nga Demi:
[qb] xhoni faleminderit shume...ajo qe the eshte me se e vertete dhe ndoshta ka akoma per tu thene...
por nje gje qe duhet te ngulitet ne mendjet e te gjitheve eshte nje thenie e shquar: "Mos prit se cfare mund te beje vendi yt per ty, por se cfare mund te besh ti per vendin tend.." [/qb]
eshte e lehte pet tu thene,por per tu bere...kush te le mundesi qe ti te besh dicka? :confused:
 

xhoni

Primus registratum
Re: Rinia shqiptare, parazit i tranzicionit apo viktima e nje paraziti?

Sere:
Mundesite duhet ti gjeje vet njeriu.Qeveria eshte plere,politikanet s'mendojne per popullin dhe kjo dihet.Por duhet mos me u qyrravit gjithe diten duke sha poshte e lart salen apo tosin kot me kot.(sepse nuk fiton kurrgje)Cdo dite degjon gjera qe dihen.Ky na mori leket,ky tjetri na i premtoi por s'na i dha.C'fare diskutime injorantesh!Edhe kur i dhemb dhembi ja ven fajin qeverise.Mileti nuk e ka kuptu akoma qe po s'lujte kam e dur,s'ha buk e laknur.
Po e mbyll se nqs do vazhdojme me keto muhabete duhet te shkruaj deri neser pa pushim.
Ciao
 

SweetAngel

Primus registratum
Re: Rinia shqiptare, parazit i tranzicionit apo viktima e nje paraziti?

Jam APSOLUTISHT dakort me ty xhoni. Ne shqiptaret dime vetem te ankohemi dhe i mbajme syte nga qielli.

Kam kohe qe nuk shohe fare as nanon as bishen, me falni, berishen. Te acarohen nervat, jo vetem me ta po dhe me gjithe ata budallenj qe shkojne pas tyre, dhe nuk mundohen te te bejne dicka te dobishme.
 

dbani

Primus registratum
Re: Rinia shqiptare, parazit i tranzicionit apo viktima e nje paraziti?

Pavaresish se disa kane mendime se nqs ti do qe te besh dicka te tjeret nuk te lene....por e rendesishme eshte qe te provosh edhe pse nuk mund tia arrish qellimit... qe te arish sukses ne jete apo kudo duhet qe te ngrihesh nje here me shume sesa rezohesh....
e kush nuk e la nanon e berishen te behen ata qe jane sot... asnje...vetem se ata provuan...dhe ja arriten.
 

iliriano

Primus registratum
Re: Rinia shqiptare, parazit i tranzicionit apo viktima e nje paraziti?

Fillimisht postuar nga xhoni:
[qb] Sere:
Mundesite duhet ti gjeje vet njeriu.Qeveria eshte plere,politikanet s'mendojne per popullin dhe kjo dihet.Por duhet mos me u qyrravit gjithe diten duke sha poshte e lart salen apo tosin kot me kot.(sepse nuk fiton kurrgje)Cdo dite degjon gjera qe dihen.Ky na mori leket,ky tjetri na i premtoi por s'na i dha.C'fare diskutime injorantesh!Edhe kur i dhemb dhembi ja ven fajin qeverise.Mileti nuk e ka kuptu akoma qe po s'lujte kam e dur,s'ha buk e laknur.
Po e mbyll se nqs do vazhdojme me keto muhabete duhet te shkruaj deri neser pa pushim.
Ciao [/qb]
Xhoni eshte fare e lehte te shikosh nga larg te metat dhe te korigjosh gabimet e situatave ne Shqiperi.Por mos harro se ka dhe njerez te tille qe levizin me kembe dhe me duar me deshiren per te ndertuar dicka ne shqiperi qe te mos te enden rrugeve te emigrimit dhe nuk kane arritur te ndryshojne gje.Jo me kote njerzit shajne qeverine dhe politikaret tane sy lesha!Jane lodhur njerzit nga reformat e shumta qe nxjerr qeveria per tu xhvatur paret popullit,
Ne shqiperi egsiston ligji i falimentimit. rezultojne mijra biznese te falimentuara,fale politikes qe ndjekin politikaret tane.

Mjere poppulli shqiptare!
 

xhoni

Primus registratum
Re: Rinia shqiptare, parazit i tranzicionit apo viktima e nje paraziti?

ILIRIANO:
Mbase nuk jemi marre vesh mire.
Nuk po korrigjoj njeri dhe spo i bej thirrje asnjerit per te emigruar dhe gjeja me kryesore eshte se sjam nga ata qe jap mend.
Thjesht po shpreh mendimin tim.
Nje njeri qe pret nga qeveria ka mbaru.
E keqja me e madhe eshte se ne i votojme keta politikane degjenerata dhe nuk perfitojme asgje.
Prandaj duhet me pa mire se per ke votohet(ose po ste pelqeu njeri mos voto hic).
Qahet fshatari nga qeveria????????Pse?????
Shumica nuk e kane idene e votes.Indajne gjerat me thike.Me tosin Apo me Salen???Cfare idiotlliku!!!
Degjojne pallavrat e kryetarit te komunes apo te te parit te fisit dhe o burra ,jepeni voten kot me kot,dhe pas zgjedhjeve filloni prape duke sha qeverine dhe duke thene se deputeti su mbajti premtimet.
Qyteti eshte pak me ndryshe,te pakten secili ka mendjen e vet,por halli se ne jemi 70% fshataresi.
Me vjen per te vjelle kur shikoj ne parlament njerez qe s'dine akoma te lidhin dy llafe,njerez megallomane,injorante,fytyra te ndyra qe duhen varur ne litar dhe populli eshte gjeja e fundit qe u bie ndermend.Shikoj te parin ate kryetarin qe me duket si buf pulash.Cdo gje mund te jete vetem politikan jo.Nuk jam as me Pd as me Ps as me Pkoiufdohusd.Ca jane keta Arbnori,Dokle,Pellumbi,e shume te tjere qe s'po i permend se me hidheroet goja?Duhen qeruar me gjithe Sali e Fatos,me gjithe tespi e Tosum Bac.
Me falni per daljen nga tema.
 

crazy

Primus registratum
Re: Rinia shqiptare, parazit i tranzicionit apo viktima e nje paraziti?

Fillimisht postuar nga xhoni:
[qb] Sere:
Mundesite duhet ti gjeje vet njeriu.Qeveria eshte plere,politikanet s'mendojne per popullin dhe kjo dihet.Por duhet mos me u qyrravit gjithe diten duke sha poshte e lart salen apo tosin kot me kot.(sepse nuk fiton kurrgje)Cdo dite degjon gjera qe dihen.Ky na mori leket,ky tjetri na i premtoi por s'na i dha.C'fare diskutime injorantesh!Edhe kur i dhemb dhembi ja ven fajin qeverise.Mileti nuk e ka kuptu akoma qe po s'lujte kam e dur,s'ha buk e laknur.
Po e mbyll se nqs do vazhdojme me keto muhabete duhet te shkruaj deri neser pa pushim.
Ciao [/qb]
xhoni edhe une e di kete gje qe me te folur nuk fitohet gje...por une jam ende e re per tu kalbur ne shqiperi,te marr ate shkolle me lek e prandaj kam ikur e kur te mbaroj kthehem ne shqiperi por problemi eshte:a mundem une vetem te ndryshoj komplet vendin?se sa per ate une nuk jam as me ps e as pd se me hapin barkun e ate vote qe une e abstenoj vidhet...e atehere cfare mund te bej une per shqiperine dhe rinine shqiptare kur jam vetem?
 

dbani

Primus registratum
Re: Rinia shqiptare, parazit i tranzicionit apo viktima e nje paraziti?

sere dua te them qe problemi nuk eshte se ti je vetem apo une jam vetem... se nuk jemi te vetem...se ka edhe te tjere si ne te cilet kerkojne ndryshim per me mire...
por atehere ku mund te qendroje problemi???
problemi eshte se te gjithe te vetmit qendrojne te izoluar e te vetmuar brenda mendimeve te tyre dhe nuk i shfaqin ato hapur ne publik dhe nuk bashkohen e te mundohen te krijojne dicka te tyren ndryshe nga c'eshte bere deri tani...
por qe kjo te ndodhe duhet "besimi" tek vetvetja dhe tek tjetri, i cili tashme ka humbur fare per te mos thene qe ka kaluar dhe ne "dyshim"
 

crazy

Primus registratum
Re: Rinia shqiptare, parazit i tranzicionit apo viktima e nje paraziti?

tamam "besimi"...kujt i beson ti?...une personalisht asnjerit se kam mbet e zhgenjyer e me mire i mbaj perbrenda keto mendime deri ate dite sa te jem e sigurt qe mund ti shfaq pa problem.
 

safe

Primus registratum
Re: Rinia shqiptare, parazit i tranzicionit apo viktima e nje paraziti?

Rinia shqiptare me vjen keq ta pranoj se jam pjese e saj po parazite.Me shume enderra ,pa qellime dhe pa plane .Jemi te fiksuar me ate qe te tjeret duan nga ne sa nuk jetojme per vete por per nje imazh qe duhet plotesuar.Dhe me e keqja mendojme se rrobat firmato,makinat dhe kafet na bejne te emancipuar.Parazitar pasi sic u tha dhe me larte kalojme ore te tera ne dy rrugica te bllokut duke u ankuar pa dhene zgjidhje ose pa u munduar te ndryshojme te pakten dhe veten.
 

dbani

Primus registratum
Re: Rinia shqiptare, parazit i tranzicionit apo viktima e nje paraziti?

ndoshta arsyeja qe populli shqipetar po vuan gjithe keto tragjedi eshte:
-------------------------------------------------
"ashtu sic ne bote ka nje popull te bekuar nga zoti qe eshte izraeli, me sa duket paskerka dhe nje popull qe eshte i mallkuar nga i njejti zot qe i bie te jemi ne..."
--------------------------------------------------
cfare do te kete dashur te thote ky njeri valle me kete??? ndoshta...
deri tani nuk kam gjetur ndonje shpjegim por me sa duket kjo eshte e verteta qe koha po e verteton...
 

ferdeze

Primus registratum
Re: Rinia shqiptare, parazit i tranzicionit apo viktima e nje paraziti?

o shok, mos e quaj popullin apo vendin tone si te mallkuar, mallkimin nuk e sjell askush tjeter perveq njeriut, mallkimi eshte rezultat i punes sate te perparme. NE e kemi mallkuar gjithmone vehten, gjithmone kemi pritur qe dikush nga lart te na i kryej punet, sa here qe nuk kemi pare rezultate (kjo ka ndohur gjithmone) kemi folur indirekt sa te kqi jane, kemi folur per te metat e tyre, mirepo indirekt.
Nuk kam kapacitet, se e dini cfare kisha bere, ashtu siq fol historia per trimerine e te pareve tane, u do kisha folur per budallalleqet e tyre qe pasardhesit ti dine mire, e jo te kaliten me ndenjen se ne shipetaret jemi trima
me mirepo po e mbyll me kaq se po shof qe nuk do ta dija se kur do i vije fundi kesaj teme /pf/images/graemlins/blush.gif
 
Top