S
Scorpion
Guest
Rinia shqiptare apo "Rinia Kafeneve"!
Në gjimnazet e Tiranës, një orë mësimi mes adoleshentëve të çiltër, por dhe tekanjozë
Të bësh mungesa "teke" orën e parë të mësimit se nuk të doli gjumi, të kesh një shok që në takim me prindër sjell një të panjohur në rolin e babait, apo të vishesh hollë vetëm për të qenë në modë, do të thotë që përmbush disa nga kriteret për të qenë gjimnazist. "Formula" e të qenit i shpërqendruar, konfuz dhe në krizë, edhe për të qenë në qendër të vëmendjes këto vitet e fundit, është bërë më e sofistikuar për adoleshentët. Ndoshta është kjo mënyrë e tyre e të sjellit dhe të jetuarit që i bën mësuesit e gjimnazit të mos plaken kurrë, të jetojnë me brishtësinë e tyre, edhe pse shpesh herë lodhen duke u mbushur mendjen nxënësve se 1+1 bëjnë 2 dhe jo 3. Jemi në gjimnazin "Andon Zako Çajupi", në një orë mësimi.Flitet për kujtesën. Në klasë pothuajse të gjithë nxënësit janë të veshur thjesht, me ato përpjekjet për të qenë pak më ndryshe se të tjerët, por me të njëjtën çehre fytyre. "Kujtimi i parë që secili prej nesh ruan në kujtesë gjatë vogëlisë ka lidhje me mënyrën e psikologjisë së fëmijës në të ardhme dhe mënyrën sesi ai do të
sillet në situata të ngjashme", sqaron mësuesja. Secili tregon për kujtimin e tij të parë. Ndoshta janë këto pyetje- përgjigje ndryshe nga formulat dhe jetëshkrimi i autorëve më të njohur, që ua mban mendjen në orën e mësimit dhe jo gjetkë. "Të gjithë brezat janë njëlloj, adoleshentët janë njëlloj. Por ky brez, ndryshe nga të mëparshmit, ka zgjedhur që pjesën më të madhe të kohës ta kalojë në kafe", thotë mësuesja e biologjisë, Inajete Kasimati. Sipas saj, kafet, ndonjë pije më shumë në raste festash, apo dembelizmi i tyre për të organizuar më bukur kohën e lirë, janë karakteristikë e kësaj moshe. Po ashtu edhe numri i konsumatorëve të duhanit mes adoleshentëve nuk ka tregues drejt uljes, por drejt ngjitjes. "Për kafet s‘e kemi vetëm ne fajin, por edhe numri i lartë i lokaleve që janë përreth gjimnazeve dhe ngarkesa që kemi. Orën e parë kishim provim, të dytën përsëri provim, orën e tretë përsëritje, orën e katërt e kishim pushim, shkuam në kafe", thotë Rezarti, zv/president i senatit. Ai thotë se nuk ndodh që në klasë të ketë nxënës që vijnë të dehur, por në raste festash, ashtu siç klasa ka futbollistë, duhanxhinj, ka tek-tuk edhe pijedashës.Problemet, dëshirat, rregullat.Ndërsa më parë në gjimnaze ndodhnin rëndom sherre apo debate deri në diskutime të nxehta, të gjitha këto tashmë kanë mbetur pas. Adoleshentët mes tyre nuk kanë më të tilla shqetësime,por vetëm një dëshirë për t‘ia kaluar shokut, duke rënë më shumë në sy. Atyre ju pëlqen të vishen bukur, ju pëlqen të kenë celularë, apo aksesorë të tjerë, që kanë bashkëmoshatarët e tyre në vendet e zhvilluara. Atyre ju pëlqen të imitojnë idhujt, të shkojnë në festa, të bëjnë aktivitete jashtë shkolle, ndonjëherë ta teprojnë pak edhe me lartësinë e takave. "Nëse organizojmë një aktivitet, njoftimet për prindërit bëhen me letër. Shumica i lejojnë fëmijët, por ka edhe familje patriarkale që nuk japin leje", thotë një maturant. Ai merret me të gjithë rrjetin e kompjuterëve në shkollë.Këtë vit dëshiron të konkurrojë për informatikë. Ai vjet ka qenë president i shkollës dhe i di mirë problemet e nxënësve, me prindërit, mësuesit. "Tashmë nuk është më problem veshja në shkollë. Shumica e nxënësve respektojnë etikën në shkollë, por mund të qëllojë që të abuzohet edhe me lartësinë e takave", thotë Olsi. Ai tregon se nëse rastis që kjo nxënëse të ngrihet në mësim dhe takat e saj të kërcasin, atëherë nuk i mbetet gjë tjetër veçse të dalë jashtë. Pak më të lirshme janë gjimnazistet në gjimnazet e qendrës, shkolla që kanë pasur elementë të cilët bënin modë. Në çdo shkollë të mesme, problemet me veshjen tashmë janë sistemuar, por si në gjimnazin "Eqrem Çabej", si te "Sami Frashëri", "Qemal Stafa", "Petro Nini" apo "Besnik Sykja", ka nga ata adoleshentë të cilët klonojnë modën e televizioneve dhe e çojnë edhe në shkollë. Zakonisht këta janë nxënës dhe nxënëse që adhurojnë Paris Hilton apo Justin Timberlake, persona të rëndësishëm që mbushin faqet e revistave apo mbretërit e TV dhe diskotekave. Janë këto nxënëset të cilat kanë importuar traditën e vajzave më të adhuruara apo të djemve më të kërkuar.Lidhjet dashurore, aktivitet Edhe mund të ndodhë të shikosh përqafe, për krahu, apo mes një puthjeje të zjarrtë nxënësit e shkollave. Kjo traditë është e lashtë në gjimnaze, ashtu siç është edhe shkrimi i formulave të shkencave natyrore në banka, për t‘i mbuluar me dorë e për t‘i kopjuar më pas në orën e provimit. Por, nëse të sheh ndonjë i rritur, e ke punën pisk. "Nëse kjo ndodh në vitin e parë ose të dytë, atëherë je i diskriminuar, sepse në çdo orë mësimi do të jesh në qendër të vëmendjes së batutave të mësuesve, dhe ata nuk të shohin me sy të mirë. Por nëse ndodh kjo në maturë, ata e lirojnë pak më shumë. Por kjo s‘do të thotë që ke shpëtuar nga shpotitë e tyre", thotë Olsi. Kështu ka qenë gjithmonë gjimnazi: probleme me mungesat, një mësuese që të tregon se kohën që i ke kushtuar vetullave mund të zgjidhje një ekuacion të gradës së dytë, apo dhe një javë dënim me mosdalje nga shtëpia sa herë ka takim me prindër.Por edhe festa, aktivitete, konkurse mes shkollash, tualet me krem pudër, edhe pse lëkurën mund ta kesh shumë të pastër, vetëm për të qenë pjesë e rrymëëëës dhe për t‘u pranuar mes gjirit të moshatarëve, të cilët nuk kanë punë tjetër vetëm të ndahen në grupe e të bëjnë rivalitet për të treguar se kush është më i suksesshmi; bankat ku ke bërë kopjet, shokët që ke ndarë hallet e mungesave, apo indiferentizmi me të cilin të ka bashkuar mosha.
Bordurat e muhabetit
Edhe pse janë vetëm blloqe çimentosh, pllaka apo shkallë, janë shumë të ëmbla.Bordurat e gjimnazeve, para, në cep apo prapa shkollës, janë nga vendet më të preferuara kur bën ftohtë, vapë, kur mëson para provimit, kur sqaron të gjitha bisedat me shokët, ku takon miqtë që të vijnë nga jashtë. Bordurat ku ulen nxënësit e gjimnazeve janë vendi më i preferuar jo vetëm për të ngrënë bukë, por edhe për të qeshur e për të komentuar mësuesit, që vijnë e ikin, nxënësit e klasave të tjera. Bordurat, shkallët apo cepat e mureve, janë edhe ekonomike. Aty mund të kalosh kohën pa shpenzime edhe kur nuk të ka mbetur më asnjë lek në xhep. Bordurat janë ndonjëherë edhe vendet ku mund të rrish vetëm, ku mund të fshihesh për të pirë shpejt e shpejt një cigare, ku mund
të qash se ke marrë një notë të keqe. Shkallët e ftohta të shkollës, ku mblidhen çdo ditë nxënësit janë edhe vendi më i sigurt.
Alkooli dhe duhani
I pari që deklaroi se brezi i adoleshentëve të sotëm është pak më shumë pijetar apo pijedashës se të tjerët, ishte Instituti i Shëndetit Publik.Sipas ISHP-së, një numër i konsiderueshëm adoleshentësh është i prirur të konsumojë pije alkoolike më shumë se moshatarët e tyre para disa vitesh. E mira është që nuk vijnë në gjendje të dehur në klasë, apo nuk abuzojnë me rregullat e shkollës. Negativja këtu mbetet fakti se gjimnazistët parapëlqejnë të festojnë, të vishen, të pijnë dhe të shpenzojnë me pagesat e prindërve. Edhe pse mundësitë që u ofrohen
atyre për punësim lënë për të dëshiruar, vetëm një pjesë e vogël e tyre kanë dëshirë të punojnë në muajt e verës, për të krijuar kursime personale. Po ashtu, një pjesë prej tyre kërkojnë të dobësohen, por kilet e tepërta preferojnë t‘i heqin me dieta dhe jo me sport. Pjesa më e bukur e ditës mbeten orët në kafe, edhe pse mund të pijnë çaj, qumësht, apo ndonjëherë edhe ndonjë dopio.
Marre nga G.Shqiptare