Rinia seks dhe hashash ne shkolle.

Rinia seks dhe hashash ne shkolle.

Rrëfimi i 17-vjeçares: Seks e hashash në shkollë? Normale
L.Çela

TIRANË-E.R. është 17 vjeç, nxënëse në vit të tretë në një nga gjimnazet e Tiranës. Ajo pranoi dje një ftesë për të ardhur në redaksinë e “Shekullit” dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve të mëposhtme…Kërkon që të mos e identifikojmë shkollën ku mëson e për arsye etike nuk mund të japim as identitetin e plotë të vajzës, por biseda e regjistruar dhe të dhënat për shkollën ku ajo studion ndodhen në redaksinë e “Shekullit”. Theksojmë se dëshmia e vajzës vlen vetëm për shkollën ku ajo studion.
E ke në celularin tënd këtë videon që qarkullon?
Jo
Ke parë video të tilla të ngjashme të regjistruara?
Jo fiks të ngjashme, por video me të zëna ka sa të duash
Ti ke video të tilla në celular?
Jo, nuk kam tani..
Na përshkruaj një nga këto filmime?
Po ja, kam një me dy vajza që u zunë aty te shkolla… Ajo e kap për flokësh atë tjetrën dhe e zhdëp në dru, t’u i bërtit: Unë të zhvesh…gjëra të tilla… ndërkohë që vjen zysha për t’i ndarë dhe më pas drejtori…
Ka raste të shumta grindjesh në shkollën tuaj?
Çdo tre ditë ndodh ndonjë gjë..
Si reagojnë mësuesit?
Si reagojnë… çfarë do bëjnë ata…
Me çfarë zihen, thjesht me grushta?
Grushta, karrige, libra, ndonjëherë çunat kanë dhe ndonjë thikë
Ke dëgjuar të bëhet seks në ambientet e shkollës?
Normale… Normale…
Ke parë vetë skena të tilla?
Me futje duarsh po…por për të tjera ata nuk do t’i bëjnë para meje, apo jo…
Po çfarë skenash ke parë?
Po ja me futje duarsh … shtrirje në bankë…masazhe
Mos gënje…
Ta rrasa me celular kokës… nuk po gënjej..
Këto skenat që the janë të përditshme?
Po normale, si do shtyhet dita…
Po mësuesit i shikojnë këto?
Ndonjëherë… normale…
Ndodhin në orë të mësimit, apo në pushim?
Ndodhin dhe në orë të mësimit..
Si reagojnë mësuesit?
Ka që flasin, ka që nuk reagojnë fare…
Pihet duhan në klasë?
Ouuu me llullë.. (qesh)
Brenda në klasë?
Po normale, brenda jashtë, te furgonat e shkollës…
E dinë mësuesit?
Po ku e di unë… ata aty janë…
Po raste të përdorimit të drogës në shkollë di?
Normale..
Çfarë lloj droge?
Hashashi
Në çfarë forme?
Cigare
Pinë më shumë djemtë apo vajzat?
Djemtë
Ti vetë ke pirë?
Jo
Po kush pi?
Pinë çunat
Ku e gjejnë drogën?
Me anë të njëri tjetrit… shoku- shokut..
Ke dëgjuar ku e marrin?
E gjejnë çunat… nuk e di… e blejnë ku ta gjejnë tjetër…
Po mësuesit i shohin këto skena të drogës?
Po nuk e di unë a shofin ata… Çunat pijnë… edhe në pushim… vjen erë aty…normal që mësuesit duhet të dinë…
Nuk reagojnë mësuesit për erën e hashashit…?
Po ja dje ishte zysha, hyri tha… hapni ato dritaret, çfarë ere vjen kështu këtu…
Po alkool pini?
Çunat pinë, edhe ne kemi pirë ndonjëherë
Çfarë lloj alkooli?
Birra kam pi unë, konjak, një ditë pimë një shishe martini… një shoqja ime volli në klasë pastaj..
Ku e pitë, në klasë?
Jo, jo në klasë…ishte një ditë që shkuam me vonesë në shkollë… pastaj kur shkuam në shkollë, ajo shoqja volli..
Po bashkëmoshatarë që mbajnë armë në shkollë ke parë?
Thikë kam parë
Ka patur ndonjë sherr me thikë brenda shkollës?
Kërcënime… duke e nxjerrë thikën, por kaq..
Na pershkruaj një orë mësimi…
Mësim…
Mësim normal domethënë?
Po ndonjëherë hapim ndonjë temë bisede me zyshat… dëgjojmë muzikë po jo të gjitha orët janë kështu në fakt..
Dëgjoni muzikë?
Kjo është në plan të parë..
Si e dëgjoni muzikën?
Po ja.. hapim celularin, ngrejmë pak zërin
Ti ke celular ?
Kam
E mban me vete në mësim?
Po normal
Ke celular me kamerë?
Si të duket ty…
Ku e ke gjetur?
Ma ka dhuruar i dashuri
Ke të dashur ?
Kam
Sa?
Si sa mo? Një
Ke patur të dashur të tjerë?
Kam patur
Sa?
Prit t’i numëroj… s’e mbaj mend
Më shumë se 4?
Po
Sa vjeç je?
17
Në çfarë moshe ke patur të dashurin tënd të parë?
15
Ishte shok i klasës?
Jo, jo… nuk ka lidhje
Si e ke takuar?
Një shoqja ime ma ka prezantuar… boll tani se u trasha…


Po me trashe se je nuk behesh moj vashe /pf/images/graemlins/smash.gif
 
S

Scorpion

Guest
Re: Rinia seks dhe hashash ne shkolle.

Pak a shume e njejta teme mu mbyll ketu mua ne kete zone, uroj qe kjo te jete dhe te vazhdoje te kete diskutime.

Mendimi im per temen.


"Vazhdoni adhuroni mostra si Inis Gjoni... "



1262ohe.jpg
 
S

Scorpion

Guest
Re: Rinia seks dhe hashash ne shkolle.

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Ky eshte realiteti!

[/ QUOTE ]

Cili realitet? Ne koken tende ky? /pf/images/graemlins/winkwink.gif
 
S

Scorpion

Guest
Re: Rinia seks dhe hashash ne shkolle.

Leri ironite, shakate, diskuto tamam. Ti je ne Itali, skandali s'ka ndodhur atje, keshtu qe s'ke si e analizon ti problemin pervecse ta perkrahesh ate.

Konsumon droge ti, alkool, seks ben ne kishe e ne institucione shteterore? Jo po beje atje ku je, se ta keput Berlusconi dhe te kthen prapsht. /pf/images/graemlins/winkwink.gif
 

VoGeLuShI

Primus registratum
Re: Rinia seks dhe hashash ne shkolle.

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Leri ironite, shakate, diskuto tamam. Ti je ne Itali, skandali s'ka ndodhur atje, keshtu qe s'ke si e analizon ti problemin pervecse ta perkrahesh ate.

Konsumon droge ti, alkool, seks ben ne kishe e ne institucione shteterore? Jo po beje atje ku je, se ta keput Berlusconi dhe te kthen prapsht. /pf/images/graemlins/winkwink.gif

[/ QUOTE ]

1. nuk eshte me Berluskoni po erdhy ky palla tjeter ne pushtet

2. une nuk konsumoj as droge as alkol

3. nuk po shprehem pro ketyre fenomeneve, perkunderazi por po thoja qe nuk eshte dicka e re sepse edhe kur isha vet ne shkolle te mesme kam pare nga te gjitha.

Normal qe nuk me vjen mire kur shof qe fenomeni po perhapet ne mase por ky eshte realiteti Scorpion. Shteti shqiptar jo se nuk ka fuqi te eleminoje keto fenomene por nuk ka kohe te merret me te rinjte dhe problemet e tyre sepse pushtetaret tane jane shume te impenjuar duke mbushur xhepat e tyre dhe probleme te ketij lloji nuk shfaqin shqetesim per ta edhe pse rinija eshte pjesa me vitale e popullit.

Per mendimin tim kjo intervista eshte vetem nje konferme me shume e atyre cfar ndodh ne ambientet e shkollave shqiptare sepse nuk besoj se te gjitha keto kane qene mister.
Te gjithe jemi ne dijeni te ketyre qe ndodhin ne shkollat shqiptare po cfar te bejme? Sipas teje une dhe ti cfar kemi ne dore qe te ndryshojme? Asgje
 

hawk

Primus registratum
Re: Rinia seks dhe hashash ne shkolle.

SCORPION ky fatkeqsisht eshte nje pjese e realitetit.
Nuk e ka gabim Arco.
Mund te kundershtosh qe tashme droga gjendet lehtesisht neper ambjentet shkollore sidomos te kryeqytetit ??
Kjo tregon se ka nje shtrese konsumatoresh adoleshente.
Per sexin mos te flasim se edhe ai eshte nje Tabu qe eshte thyer per adoleshentet.

Nuk them se eshte fenomen i perhapur sa te quhet normalitet por eshte pjese e rrealitetit.
 

Fioralbina

Primus registratum
Re: Rinia seks dhe hashash ne shkolle.

Nuk mendoja kurre qe shkollat Shqiptare te kishit arit ne nivele te tilla...e dija pak a shum qe nodhnin kto gjera, por jo ne kto permasa...
Esht vertet per te ardh keq...
 

cufi_bardhit

Primus registratum
Re: Rinia seks dhe hashash ne shkolle.

Qe jan te verteta keto qe thoni jane.Por ajo puna e videos ke petro nini nuk eshte e vertete sepse aty jam rrit tek ajo lagje gjith shoket e shoqet aty i kam ne gjimnaz akoma edhe ata persona nuk jan te asaj shkolle. Se nga jan nuk e di por 99% ne mendojme se eshte video greke. Ndersa sa per drogen nuk perhapet neper shkolla drog tjeter pervec hashashit. Tashme kjo ka dal ne mode edhe e kemi provuar te gjithe. Edhe skena dashurie puthje apo ferkime ka ghithandej, Gati 80 % e vajzave gjimnaziste kan te dashur, Disa prej ketyre puthen ne ambient publik e disa jo. Por mendoj se fajin e kan kushtet e keqija ose mbipopullimi i klasave e asgje tjeter. Mendoj se ndodh edhe pse nuk ka Psikolog ne shkollat tona
 

ssssssss

Primus registratum
Re: Rinia seks dhe hashash ne shkolle.

psikolog ka mer cuf ca je tu thon,vetem se rrin ne kafe /pf/images/graemlins/tonguee.gif:p lol
 

hawk

Primus registratum
Re: Rinia seks dhe hashash ne shkolle.

Mendoj se burimi eshte si gjithmone familja.

Nese nuk edukohen femijet ne shtepi nuk duhet pritur ti edukojne te tjeret qofte mesues,psikolog etj.
Me skenat e Inisit,pisllqet e tjera tip Ciljeta apo thjeshte dhe trasgresiviteti i vete Kryebashkiakut lene per te kuptuar se nje skene e tille eshte ajo pjesa (fatkeqsisht) antikonformiste,reformatore,imituese, e realitetit tone qe cdo dite po i largohet trdaites se pster Shqipetare me familje te konsoliduar,per hire te lirise...
 

cufi_bardhit

Primus registratum
Re: Rinia seks dhe hashash ne shkolle.

S'ka si ti edukojne familjet shqiptare femijet kur jan gjith diten ne pune per te fituar buken e gojes. Pastaj prinderit ketu kan dal jashte mode, se gjasme ata kan mentalitet te mbrapsht etj. Prandaj leji menjan prinderit se sdo me ja dit njeri per ta.
 

hawk

Primus registratum
Re: Rinia seks dhe hashash ne shkolle.

Po atehere nese leme menjane prinderit kush ka te drejten morale dhe obligimin te nderhyje.
Problemi eshte te mos shkojme gjer ne piken e "daljes se prinderve nga moda".Kete e kane ne dore ata jo femijet.
Do vije ministri,mesuesi,polici ti mesoje prindrit te beje prindin ?!
Nese prinderve ju duket vetja jashte mode dhe pranojne qe femijet te ndjekin,per hire te modernizimit, ate cka ato nuk kan patur mundesi te bejne ne kohen e tyre,eshte faji prinderve.
Pastaj jam dakord me ty kur mundohesh te ndash fajim e prinderve edh me organet kompetente.Ne kete rast shkoll.
Por me perpara duhet kontrolluar televizioni dhe justifikimi qe i ben, per hire te luftes ndaj metalitetit anadollak shqipetare,sjelljeve trasgresive.
Pastaj kemi nje kryebashkiak te semure patologjik.
 
S

Scorpion

Guest
Re: Rinia seks dhe hashash ne shkolle.

Shume vetave kjo ngjarje u duket e pabesueshme. Por s'eshte problemi ne besojme a s'besojme te kjo pune. Duke pa, lexu, shiku, Shqiperine dhe shkollat e saj jo gripi, virusi pulave, e hashashi po dhe Sida po e ze. Te ndodhin gjera te tilla ne Tirane,jo vetem ne Tirane po kudo ne Shqiperi,eshte mese normale. Kjo per vete faktin se tashme jemi shnderruar ne nje SEXLAND,per fat te keq.

Eshte realiteti jone i hidhur qe rrenjen e ka te thelle me duket dhe njerez qe vazhdojne e perkrahin ate...
 

hawk

Primus registratum
Re: Rinia seks dhe hashash ne shkolle.

Te lutem sqaroju pak per "rrenjet".
Ku i ka keto rrenje ky rrealitet i hidhur ?!
 

romeo

Forumium maestatis
Re: Rinia seks dhe hashash ne shkolle.

tema qe u mbyll ne kete zone kishte nje shpjegim ne mbylljen e saj dhe sidoqofte une jam ne dispozicion per çdo shpjegim te metejshem. Forumi ka shume kategori per fat te mire dhe pikerisht per kete arsye ju ftoj edhe njehere te lexoni mire kategorite dhe te zgjidhni ate me te duhuren. Nese dikush ben copy/paste nje artikulli nga nje gazete dhe e leshon te sociologjia duke thene "ju çfare mendoni" une do vazhdoj ta spostoj tek kategoria perkatese. nese dikush hap nje teme qe te kete te beje me sociologjine, mundohet ti japi nje forme dhe nje prerje postimeve qe te jene te pershtatshme per te ndenjur ketu atehere eshte i mirpritur. faleminderit dhe njehere per mikruptimin dhe ju kujtoj se me keni ne dispozicion per çdo shpjegim me te hollesishem.
tema spostohet tek "duke shfletuar mediat".
 

MLK

Primus registratum
Re: Rinia seks dhe hashash ne shkolle.

Per te hapur nje tjeter problem mediatik ne Shqiperi, gjate fushates per bojkotimin e kompanive celulare greke, keto te fundit kane perdorur nje video te ardhur posaçerisht nga Greqia e cila tregon nje skene porno ndermjet dy te rinjsh.
Metoda eshte e njohur dhe e perdorur me pare ne shume vende te tjera si Lufta e Ceçenise kur Boris Eltsine pergojohej per konto bankare ne Bank Of Amerika....
Operacioni ja arriti qellimit pasi mediat shqiptare nuk flasin me fare per problemin e tarifave por vetem per nje video qe nuk dihet se nga ka ardhur!
U fol gjekundi per rezultatin e bojkotimit te kompanive celulare?! /pf/images/graemlins/angel.gif
 
Top