Rinia po zgjohet nga mashtrimet ateiste
Nga DR. ARQILE BOTI -
Pas viteve 2000 ka ardhur duke u shtuar numri i të rinjve që frekuentojnë xhamitë, kishat dhe institucione të tjera fetare, ndërkohëqë pas vitit 90, kur falimentoi sistemi ateist komunist, më tepër ishin të moshuar. Kjo dukuri ka shpjegimet e veta. Së pari, sistemi ateist komunist me thirrjet për barazi, drejtësi dhe fitimi i lumturisë tokësore, ose më saktë të parajsës tokësore pa Zotin, doli një mashtrim i madh dhe sloganet donkishoteske të Hoxhës për lumturi të përjetshme dhe se marksizëm-leninizmi do të zgjidhte problemin madhor të jetës dhe të vdekjes dolën flluska sapuni, që u fshinë pas vdekjes së tij më prill 1985. Kështu që, kur u shemb sistemi komunist dhe hyri në jetën politiko-ekonomike shqiptare sistemi i ekonomisë së tregut, rinia shqiptare, ashtu si në vendet e tjera të Lindjes postkomuniste, përqafoi sistemin e ekonomisë së tregut, i cili pretendonte se do të sillte lumturinë ose parajsën tokësore, që nuk ua siguroi sistemi mashtrues komunist. Por edhe ky sistem solli një zhgënjim, sidomos pas vitit 2005, kur kriza ekonomike e dy vjetve të fundit e nxori jo të aftë që ta sjellë këtë parajsë tokësore. Në retrospektivën historike. siç kam shkruar edhe në artikuj të tjerë. teoria filozofike bazë që përfaqësonte udhërrëfyesin e sistemit ekonomisë së tregut ka qenë pragmatizmi i Uilliam Xhejmsit dhe Xhon Djuit, që doli në skenën teoriko-filozofike në fillim të shekullit XX, i cili synonte si drejtim kryesor të justifikonte parimet fetare nëpërmjet postulatit të dobisë që kanë për jetën e njerëzve në këtë botë dhe jetën shoqërore në përgjithësi. Pra, synimi i justifikimit të fesë dhe parimeve fetare nga Xhejmsi në jetën individuale dhe shoqërore ishte rruga e parë në evolucionin e pragmatizmit. Por, për fat të keq, kjo nuk ka ndodhur kështu. Me kalimin e kohës fillon të mbizotërojë pragmatizmi materialist dhe afetar, i shprehur nëpërmjet postulatit konsum ose realizimit të të mirave materiale në botë, që do sillte lumturinë, seks ose kënaqësive seksuale, si një nga motot e kënaqësisë dhe lumturisë në këtë botë dhe idhujtaria e parasë fitimi i së cilave do të përbënte qëllimin kryesor të njeriut në këtë botë dhe jo adhurimi i Zotit. Pararendësi kryesor, që më vonë çoi në lulëzimin e pragmatizmit materialist, është filozofi francez Ogust Konti, që përbën dhe përfaqësuesin kryesor të pozitivizmit modern (1798-1857), i cili në raport me fenë thoshte se periudha teologjike tashmë kishte kaluar në histori. Kështu, në vend të besimit te Zoti, që Konti e quante fantazi dhe parimet fetare të barazisë dhe dashurisë reciproke midis njerëzve, ai shpiku një term të ri, atë të humanizmit, që na bën të fitojmë burimet materiale, intelektuale, shpirtërore dhe morale. Konti zëvendësoi Zotin dhe adhurimin e tij me termin humanizëm, që e quante Grand-Etre, që përkthehet qenia supreme (kujto ateistin dhe gjakpirësin Robespier, i cili i pari u mundua të ngrejë në një ritual kultin e qenies supreme si një fe të re). Kështu që ateizmi i Kontit nuk ndryshon shumë nga ai i Marksit, Engelsit dhe i Ernst Hoekel në biologji dhe fiziologji. Vetë shprehja e tij se humanizmi zuri plotësisht vendin e Zotit dhe zëvendësimi i shenjtorëve me shkencëtarë të shpikur prej tij e bëri Kontin një prej ateistëve më të spikatur të pjesës së parë të shekullit XIX. Duke konsideruar shkencën pozitiviste si një filozofi tingëlluese të aftë që të mbushte bazën e besimit të vërtetë, pra e ndante shkencën nga feja, gjë që e ka hedhur poshtë fizika moderne, duke filluar nga ajo kuantike në fillimin e shekullit XX, i ka dhënë një grusht dërrmues egoizmit të tij materialist dhe afetar dhe e çoi Kontin në një krizë emocionale nga dashuria e tij për Klotilde de Vauks, që çoi ndjenjën dhe e pozicionoi në vendin qendror të aktivitetit të njeriut, që duhej të mbizotëronte mbi arsyen. Pra, dashuria si nocion nuk e ka burimin te Zoti, por te njeriu pa Zot. Kjo dashuri ala Konti çoi në vdekjen tragjike të objektit të dashurisë, duke çuar dhe vetë Kontin drejt dekadencës dhe dizekuilibrit psikik në vitet e fundit të jetës së tij, që është karakteristike e shumicës së ateistëve, duke përfshirë dhe filozofët.</p>
Një përfaqësues tjetër që çoi në zhvillimin e pragmatizmit materialist është dhe psikiatri, për mua ateist dhe dekadent, Zigmund Frojd, i cili postuloi realizimin e seksit si moton kryesore të aktivitetit të jetës së njeriut në këtë botë, hodhi poshtë çdo parim moral, duke identifikuar realizimin e jetës seksuale si fitimin e lumturisë në këtë botë. Nga ana tjetër, për fenë në librin e tij Civilizimi burim mjerimi, thotë se feja është neurozë fëminore, një nocion krejtësisht materialist dhe ateist, por që, kur i erdhi koha e vdekjes, Frojdi thirri priftin, duke përjetuar ndëshkimin që do ti vinte. Sidoqoftë, teoria panseksuale e Frojdit luajti rol shumë negativ në jetën e shoqërisë, në veçanti të rinisë në shekullin XX dhe fillimet shek. XXI. Nga ana tjetër, ekonomia politike materialiste dhe ateiste e Marksit e çoi paranë në rang adhurimi në vend të adhurimit të Zotit, që është primar. Kështu, shumë të rinj të influencuar nga pragmatizmi materialist në vitet pas shembjes së regjimit komunist d.m.th. pas viteve 90, u munduan të fitojnë lumturinë në këtë botë nëpërmjet pasurimit të shpejtë dhe fitimit të parave, të cilat do të sillnin dhe realizimin e kënaqësive seksuale nëpërmjet parave, të cilat do të ishin një mjet magjik për realizimin e dëshirave dhe qëllimeve të tyre për të fituar lumturinë. Por pas një entuziazmi fillestar dhe dehje të paromanisë erdhi deziluzioni i shprehur nëpërmjet dy faktorëve dhe dukurive. E para është përhapja marramendëse e drogave të ndryshme, e cila do tu sillte një lumturi aparente për të shpëtuar nga hallet e përditshme dhe te shumë të rinj të tjerë si kuriozitet. Konkluzioni është se shoqëria, e përshkuar nga pragmatizmi materialist, nuk ishte në gjendje tu siguronte, sidomos të rinjve, lumturinë në këtë botë dhe i çoi në deziluzion shumicën prej tyre. Kështu, për të shpëtuar nga streset e ndryshme, shumë të rinj i drejtoheshin përdorimit të drogës, por më në fund shumë përdorues, duke parë që drogat dhe substancat narkotike nuk siguronin lumturinë që mendonin, përkundrazi, i çuan në një varësi psikologjike dhe fizike të mundimshme, kërkonin të shpëtonin nga kjo vorbull duke filluar nga psikologët, mjekët specialiste etj. Faktori i dytë që është seksi pa dashuri (për këtë do të flas në një artikull të veçantë), siç postulonte ateisti Frojd, nuk solli lumturinë e vërtetë, duke çuar në konflikte emocionale të dashurisë së thyer ose mashtruese, veçanërisht për viktimat femra, që shpesh bëhen si plaçkë tregu dhe në zhgënjime pasuese që çojnë në stres dhe depresione, të cilat do ti përshkruaj me hollësi në një shkrim të veçantë. Por deziluzionin kryesisht për të rinjtë që janë të aftë për punë, ky sistem pragmatist materialist e dha nëpërmjet krizës ekonomike të dy viteve të fundit, ku u disfatuan pretendimet e tij si një sistem social superior. Në këto raste shumë të rinj që kishin një edukatë elementare fetare kryesisht familjare, filluan tu drejtohen parimeve fetare që janë predikuar në shekuj dhe filluan të mbushin kishat dhe xhamitë, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vendet e tjera të Lindjes postkomuniste. Shembulli i qartë është dyndja nga të rinjtë në Xhaminë e Tabakëve të drejtuar nga imami i përgatitur Elvis Naçi. Mendoj se Presidenti Obama mund të bëjë transformime sociale të rëndësishme, duke përfshirë edhe atë të shëndetësisë, vetëm me ndihmën dhe vullnetit të Zotit. Po ashtu edhe Berisha në Shqipëri. Pra, vetëm me zbatimin e ligjeve që ka vendosur Zoti nëpërmjet shpalljeve mund të arrihet lumturia e vërtetë në këtë botë dhe në botën tjetër.</p>
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22107. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22107