Rinia:Kerkimi i individualizmit, per faj te modernizmit

Sweety el

Locus omnem
Qe te rinjte e sotem jane gjithmone e me teper ne kerkim te individualizmit duket se nuk eshte edhe aq per faj te tyre.
Por me shume duhet te jete per faj te shoqerise moderne te koheve te fundit, e cila eshte drejt largimit te njerezve ndaj njeri-tjetrit dhe kerkimit te hapesirave te lira.
Mbi nje gje te tille duket e bindur edhe sociologia, Ana Oliverio Ferraris, e cila merret me studimin e moshes evolutive.
E mbi kete gje ajo garanton se per ta vertetuar e kuptuar nje situate te tille eshte e mjaftueshme te shohesh kartonet e animuar, librat per femije apo kanalet, si Disney. Brenda tyre, cdo gje eshte nje nxitje drejt dukurise se individualizmit, idese per t'ia dale vete mbane dhe per te gjetur me cdo kusht forcat tek vetja perballe situatave te veshtira.
Ndoshta per nje fakt te tille, edhe nje studim, i realizuar mbi shume cifte te martuarish, tregoi se ata mendonin qe nje ndarje e gjerave ne cift e nderton me mire ate dhe con padiskutimisht ne nje mungese te konflikteve.
Keshtu, ne keto cifte, ne masen prej 86.2 per qind respektohej liria personale e secilit.

Aristoteli kishte te drejte: Erosi te ndahet nga miqesia!

Te rinjte e sotem duket se po perjetojne nje dukuri te ngjashme me ate qe Aristoteli e ka shpjeguar ne kohet e Greqise se Lashte.

Sipas tij, miqesia solidarizuese dhe bashkepunuese duhet te jete e ndare nga erosi, pikerisht nga ai pasion, i cili na mban frymemarrjen dhe justifikon sjelljet e pabesueshme dhe te cmendura tonat. Keshtu, Eva Kantarela, e cila eshte nje studiuese e antikitetit, tregon nje kujdes te madh ndaj tematikave femerore. Sipas saj, te rinjte e sotem jane duke perjetuar vertet nje periudhe historike. Keshtu, liria e te rinjve ne zgjedhjet e tyre, per ciftet tani eshte nje gje totale dhe jo vetem kundrejt familjes, por edhe ndaj shoqerise. Ata nuk kane me nevoje te justifikohen para nje shoqerie, e cila deri dje u impononte me force martesen, si nje rregull te detyrueshem, duke i qendruar idese se ndjenja duhet te jete e ndare nga erosi. Dhe se liria personale eshte me e rendesishme se barazia ne cift.

Bashkejetesat, brenda vitit 2031 shtohen deri 250 %

Kushte gjithmone e me te keqija shendetesore per njerezit e vetmuar.
Nga ana tjeter, femijet e cifteve te martuar shkojne me mire me mesime ne shkolle, krahasuar me femijet e atyre qe vijne nga bashkejetesa dhe jo martesa e prinderve.
Keto jane rezultatet e nje studimi, te kryer ne Britanine e Madhe, vend ky ku bashkejetesat jane shtuar me 65 per qind vitet e fundit.
E sipas te dhenave te ketij studimi, deri ne vitin 2030 pritet nje rritje e tyre ne nivelin prej 250 per qind.
Martesa duket se eshte nje dukuri, e cila ben qe te jete ne nivele me te larta shendeti i femijeve, si edhe ai i dy partnereve brenda saj. Keshtu, femijet e cifteve qe bashkejetojne e kane deri ne 10 per qind mundesine, qe te ndjekin studimet universitare, krahasuar me deri ne 50 per qind, qe e kane kete mundesi femijet e atyre, qe jane te martuar.
 

gangsterja

Primus registratum
I ka prishur interneti te rinjte e sotem,pasi mendojne se eshte jeta vetem fb dhe besojne ne iluzione qe nuk i realizojne dot.
 
Top